Balkancenter Online              

S H Q I P     E N G L I S H    S R P S K O  -  H R V A T S K I       R E D A K S I A

 

 

 

 

EMPATIA GLOBALE NDAJ TERORIZMIT

 

Shkruan: Avni Rudaku

 

Parathėnie

 

 

 

Jetojmė nė njė botė gjithnjė e mė tė ndėrvarur dhe mė globale.Sikur gjithēka qė eksportohet nga njė vend nė njė vend tjetėr, nga njė shoqėri nė njė tjetėr, ashtu edhe gjatė procesit tė inter-komunikimeve lokale, rajonale, ndėrkombėtare, dhe globale, pėrhapen me shpejtėsi marramendėse edhe shqetėsimet njerėzore qė lindin edhe atėherė kur konflikti ka gjeneruar nė skaj tė globit.Pastaj, pėrmes realitetit mediatik qė ėshtė ndėr mediatorėt kryesor tė procesit tė globalizimit, ne jetojmė me brengat kur dėgjojmė pėr aktet terroriste nė Irlandė, Spanjė, SHBA, Britani tė Madhe, etj.Dhe pikėrisht nė kėtė kontekst rrethanash mė lindi idea pėr tė shqyrtuar dhe reflektuar sociologjikisht pėr formėn qė ka marrė terrorizmi ndėrkombėtar aktual, sidomos ai i veshur me petkun fetar tė versionit radikal islamik, si njė nga sfidat globale bashkėkohore.Vėshtirėsitė e elaborimit tė kėsaj ēėshtjeje gjykoj qė kanė qenė sidomos nė deficitin e literaturės teorike-sociologjike nė gjuhėn shqipe, ngaqė terrorizmi mjaftueshėm ėshtė i rrahur nga kriminologjia, sociologjia e konfliktit, sociologjia e devijimit, etj., e qė dihet tashmė fakti se te ne jo vetėm qė kemi vakuum teorik-metodologjik, por edhe na mungojnė qendrat dhe institutet pėrkatėse tė hulumtimeve tė thella shkencore dhe sociologjike pėr dhe mbi terrorizmin ndėrkombėtar.Jam pėrpjekur qė tė pasqyroj disa koncepte teorike kryesore pėr terrorizmin, qartėsimin dhe krahasimet ndėrmjet termeve qė shpeshherė ngatėrrohen dhe bėhen sinonime, si bie fjala, terror dhe terrorizėm, terrorizėm dhe luftė guerile, e tė ngjashme.Literaturėn kryesore qė kam shfrytėzuar ka qenė sidomos ajo e kriminologjisė, sociologjisė, shkencave politike, etj., ngase nė kėto tė sipėrpėrmendurat ėshtė ‘pėrkthyer’ mė sė shumti terrorizmi.Ky punim shpresoj qė tė jetė mė tepėr si njė nxitje pėr tė ardhmen e afėrt qė t’i rrekem mė detajisht dhė mė shkencėrisht kėtij fenomeni, sesa tė konsideroj kėtė tė sotmin si njė studim tė mirėfilltė shkencor dhe serioz, pasi qė karakteri i terrorizmit ndėrkombėtar nė skenėn e aktuale globale ėshtė tejet kompleks dhe kėrkon njė qasje multidisciplinare, dhe ka koston e saj kohor.Pra, nevojitet njė kohė mė e gjatė pėr hulumtim tė shkallės sė dėshirueshmėrisė profesionale.Sidoqoftė, unė falemnderoj mentorin tim Prof.Dr.Fadil Malokun, qė pa asnjė hezitim dhe pėrtesė, nė ēdo ēast mė ka mbėshtetur, inkurajuar, dhe stimuluar qė tė rezonoj dhe pėrmbledh kėtė punim diplome.

 

 

 

Hyrje

 

 

 

Konfliktet dhe luftėrat e kanė pėrcjellur njerėzimin nga lashtėsia e deri nė ditėt e sotme.Njė nga sfidat globale nė kohėn aktuale ėshtė edhe terrorizmi ndėrkombėtar dhe fundamentalizmi fetar, sidomos ai islamik, si njė lloj reaksioni ndaj modernitetit.

 

Gjthnjė e mė tepėr sot dėgjojmė pėr aktet terroriste.E pamundur tė shfletojmė gazetėn e tė mos gjejmė diēka qė nuk ka nė pėrmbajtje pėr terrorizmin.

 

Kėto janė arsye tepėr modeste dhe nxitėse pėr tė shqyrtuar dhe reflektuar mbi terrorizmin ndėrkombėtar, dhe fundamentalizmin fetar si njė pėrpjekje pėr tė mos ndryshuar, dhe si tendencė reale pėr t’i bėrė rezistencė ēdo gjėje qė bie nė kundėrshtim me botėkuptimet e sistemit tė besimit tė tė parėve tė tyre.

 

Mirėpo, ka diēka qė kalon caqet e modestisė tė tė studjuarit e kėsaj dukurie: terrorizmi ndėrkombėtar duket se ka arritur pėrmasat multidimensionale sa qė tė lind nevojėn e konstituimit tė njė disipline tė veēantė shkencore e tė quhet si ‘’Terroristologji’’ apo ‘’Terror studies’’, e qė do tė merrej vetėm me problemin e sjelljeve terroriste, shkaqet dhe arsyet e shfaqjes sė akteve terroriste, kontekstin shoqėror nė tė cilin mund tė lind, metodologjinė hulumtuese tė njohjes sė terrorizmit, mėnyrėn e parandalimit dhe kontrollit tė akteve terroriste, e tė tjerė e tė tjerė.

 

Sot ka shumė shkenca shoqėrore dhe kriminalistike qė e studjojnė terrorizmin dhe trajtat e ndryshme tė shfaqjes sė konflikteve, si fundametalizmin religjioz, sektet e ndryshme me karakter apokaliptik, etj., si : kriminalistika, penologjia, sociologjia globale, sociologjia e konfliktit, sociologjia e religjionit, shkencat politike, etj.

 

Pas 11 shtatorit terrorizmi ndėrkombėtar u bė temė qendrore nė kontekstin e sigurisė dhe paqes botėrore.U shtua kontrolli kufitar.Amerikanėt e pėrjetuan ndjenjėn se tėrė atė qė e kishin ndėrtuar me vite po shkatėrrohej brenda ditės.Presidenti Bush siguroi amerikanėt se ‘’terroristėt mund tė lėkundin ndėrtesat e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, por ata nuk mund tė lėkundin parimet themelore tė SHBA-ve’’.Sulmet ndaj Kullave Siameze dhe Pentagonit u deshifruan si mesazh simbolik i poshtėrimit tė ‘’Superfuqisė sė botės’’, -Amerikės, dhe nė pėrgjithėsi sfidė pėr politikėn globale.

 

Disa nga autorėt mė tė pėrfolur pas kėsaj drame tragjike, ku humbėn jetėn afėr 3000 njerėz, ishin: F.Fukuyama, S.Huntington, R.Kaglan, etj.Nė njėrėn nga gazetat e New Yorku-t shkruante lidhur me 11 shtatorin: ‘’Momenti pėr S.Huntingtonin-Lufta qytetėrimore’’.Natyrisht debatet rreth 11 shtatorit akoma vazhdojnė tė jenė nė diskursin politik, sociologjik dhe filozofik.

 

Jo tė gjithė janė tė njė mendjeje nė atė se ishte vėrtetė njė ‘’huntingtonizėm’’.Ka studjues qė shohin terrorizmin ndėrkombėtar si njė indikator tė stratifikimit shoqėror-qytetėrimor midis asaj qė ne njohim si Oksidenti (Amerika Veriore, Evropa Perėndimore, Australia, Kanada) dhe Orientit.I pari dukshėm prinė nė aspektin ekonomik, politik, social, dhe nė tregjet globale.Ka tė tjerė qė e shpjegojnė terrorizmin ndėrkombėtar si pėrpjekje tė ‘’aktorėve tė vegjėl’’ pėr tė provokuar rendin e ri ndėrkombėtar dhe ribėrjen e tij.

 

‘’Zėdhėnėsit’’ e botės lindore, - si intelektualėt ashtu edhe popullėsia e rėndomtė, - mė tepėr e interpretojnė si njė mėnyrė pėr tė mbrojtur identitetin e tyre nga akulturizimi dhe imperializmi Westernian, apo edhe si intencė pėr tė zhvendosur aksin qytetėrimor nga Perėndimi Monopolar, nė njė Sistem Global Multi-polar, mė gjithėpėrfshirės.Tė tjerė e pėrkthejnė si njė mėnyrė e tė ‘’dobtėve’’ pėr tė treguar muskujt e tyre karshi Fuqisė sė Lartė (Lexo:Perėndimi).

 

Pra, njė mori pėrceptimesh dhe analizash pėr terrorizmin ndėrkombėtar dhe fundamentalizmin religjioz aktual.Fokusi ynė do tė jetė nė tė menduarit sociologjik dhe psikologjik mbi terrorizmin ndėrkombėtar, si dhe refleksion mbi manifestimin e religjionit tek grupet shoqėrore edhe nė trajtėn mė militante dhe reaksionare, siē bie fjala terrorizmi ndėrkombėtar dhe fundamentalizmi islamik.

 

Synimi ynė ėshtė qė pėrmes kėtij punimi tė paraqesim njė panoramė konceptuale pėr terrorizmin, njohja me shkaqet e terrorizmit bashkėkohor, terrorizmi dhe fundametalizmi islamik si sfidat kryesore tė demokracisė sė sotme, lirisė dhe sigurisė.

 

 

 

Konceptimi i terrorit, terrorizmit dhe terrorizmit ndėrkombėtar

 

 

 

Nė kozmetikė apo pamje, konceptet si, terror/terrorizėm, duken si tė jenė sinonime apo lapsus i tė folurit apo i tė shkruarit, mirėpo, dallojnė si nė manifestimin e tyre, si nė qėllimet, e poashtu edhe nė metodat qė pėrdoren pėr tė realizuar kėto tė fundit.

 

‘’Shikuar historikisht, fjala terreur frikė, panikė, pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur gjatė Revolucionit Borgjez-Francez, nė kuptim tė dėnimeve drakonike tė shqiptuara nga gjykatat revolucionare kundėr armiqve tė republikės sė re’’[1]

 

Natyrisht, edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė ketė njė element apo karakteristikė tė qėndrueshme nga tė gjitha pėrkufizimet qė bėhen lidhur me terrorin: frika apo paniku shoqėror qė krijohet nga terrori dhe terrorizmi.

 

Etimologjikisht, koncepti terror, nė kuptimin e prejardhjes linguistike vjen nga gjuha latine, ‘’terreur’’, qė nėnkupton frikė, tmerr, tmerr, trishtim, tėrbim, panik.Mirėpo, pėrdorimi praktik i kėtij termi nga shumica e shkencėtarėve pranohet se ka historikun nė Revolucionin Francez, e ku ‘’nėn udhėheqjen e Robespierit, nga tetori i vitit 1793 e deri nė korrik tė vitit 1794, pushteti Jakobin kishte likuiduar rreth 16.500 persona.Ky ushtrim i egėr i terrorit shtetėror kundėr kundėrshtarėve politikė, kishte ndikuar nė humbjen e simpatisė popullore ndaj Roberspierit.Nė vitin 1794, Roberspier ishte rrėzuar nga pushteti dhe nė tė njėjtėn ditė ishte likuiduar.’’[2]

 

Terrorizmi ėshtė zbatimi i formave tė ndryshme tė dhunės ilegale, me qėllim tė shkaktimit tė ndjenjave tė frikės dhe panikut shoqėror, si mjet tė detyrimit pėr realizimin e qėllimit tė caktuar politik, ideologjik apo fetar.

 

Dallimet terror/terrorizėm janė nė atė se terrorizmi zakonisht ushtrohet nga aktorė jashtė-shtetėror, jashtė-institucional, ndonėse terrorizmi mund tė jetė edhe shtetėror apo edhe i sponzoruar apo mbėshtetur nga ndonjė shtet.

 

Mirėpo, qėllimi dhe metodat e pėrdorura nga terroristėt dhe ata qė ushtrojnė terror nuk janė homologe.

 

‘’Terrori ėshtė dhunė shtetėrore, e cila zbatohet me qėllim tė ruajtjes ose tė rivendosjes sė pushtetit shtėtėror, ndėrsa terrorizmi ėshtė zbatimi i dhunės politike nga aktorė tė ndryshėm jashtėshtetėrorė me qėllim tė ndėrrimit ose marrjes sė pushtetit’’[3]

 

Zakonisht regjimet totalitare e kanė strategjinė e shfrytėzimit tė terrorit pėr mbajtjen e pushtetit, si dhe zhdukjen e kundėrshtarėve politikė.

 

Arsye pėr kėtė ėshtė se ‘’regjimet totalitare e kanė tė qartė faktin se kundėrshtari i tyre politik nuk mund tė mėnjanohet vetėm me mjete demokratike.Gjithashtu, ato janė tė bindura se nė rast tė konfrontimit eventual publik me kundėrshtarin politik, mund tė shkaktohen revolta masive me pasoja tė padėshirueshme pėr ruajtjen pushtetit’’[4]

 

Ne kemi mjaft shembuj tė kėtij realiteti edhe nėn politikėn e Millosheviēit, Enver Hoxhės, etj., tė cilėt ushtronin njė terror tė konsiderueshėm ndaj disidentėve apo atyre qė mendonin ‘ndryshe’, si oponencė politike.

 

‘’Nė histori, si shembuj tė pushteteve qė kanė ushtruar terror ndaj kundėrshtarėve politik dhe ndaj popullėsisė civile, numėrohen edhe terrori i ‘’bardhė’’nė Rusinė Cariste, terrori ‘’i Kuq’’gjatė kohės sė sundimit tė Stalinit, terrori fashist nė Spanjė dhe nė Itali, terrori nazist nė Gjermani, gjatė sundimit tė Hitlerit, terrori komunist nė shtetet totalitare dhe despotike nė disa vende si Kamboxha, terrori serbo-sllav nė ish-Jugosllavi dhe nė Serbi ndaj popullatės shqiptare dhe jo sllave, etj.’’ [5]

 

Terrori si instrument i dhunės politike, zakonisht praktikohet gjatė dy fazave tė zhvillimeve politike:

 

Nė fazėn e konstituimit tė regjimeve totalitare

Gjatė kėtyre fazave terrori shtetėror zbatohet si mjet pėr daljen nga krizat e ndryshme politike.Nė kėtė fazė tė zhvillimeve shoqėrore, respektivisht gjatė ose pas krizave serioze politike, shtetet e ndryshme totalitare e zbatojnė terrorin shtetėror, si mjet tė regjimit (ashtu si propagandohet) ndaj terrorizmit tė palės tjetėr.

 

Pas fazės sė konsolidimit tė regjimeve totalitare

Gjatė kėsaj faze terrori shtetėror zbatohet si mjet i rivendosjes sė stabilitetit tė brendshėm politik.Pėr dallim nga situata e parė qė ėshtė kaotike (kryengritjet, revolucionet, grushtetet), dhe si e tillė as nga aspekti juridik ose nga ai politik nuk ėshtė e mundur tė kontrollohet ose tė dirigjohet, nė situatėn e dytė, shtetet e ndryshme totalitare e zbatojnė terrorin shtetėror, si preventivė tė pėrgjithshme duke i eliminuar kundėrshtarėt e ndryshėm politikė nė emėr tė ligjit.Pra nė kėtė fazė tė pasigurisė politike shtetėrore e karakterizon brutaliteti dhe masiviteti i viktimave.Kėtu procesi i mėnjanimit tė kundėrshtarėve politikė merr pėrmasa shumė mė dramatike se sa gjatė luftėrave qytetare’’[6]

 

Pra, kėtu vėrehet kompeksi i inferioritetit tė shteteve totalitare, tė cilat me ēdo kusht mundohen ta ruajnė pushtetin dhe ‘stabilitetin’, duke u thirrur nė ‘emėr tė popullit’, e duke etiketuar kundėrshtarėt, si ‘’armiqtė e popullit’’.

 

Kėto regjime vėrehen se janė destabilizuese edhe pėrkundėr faktit qė tentojnė me gjithė ‘makiavelizmin’ e tyre tė ruajnė ‘stabilitetin’ edhe atėherė kur nuk duhet tė ketė stabilitet!

 

’’Terrori jo vetėm qė nėnkupton gjendjen shpirtėrore tė frikės apo panikut shoqėror, por edhe kuptimin e veprimeve tė ndėrmarra me qėllim tė shkaktimit tė ndjenjave tė tilla.’’[7]

 

Terrorizmi zakonisht ėshtė definuar si dhunė politike kundėr shtetit, apo dhunė politike pėr minimin e pushtetit tė shtetit.Nė kėtė kuptim aktual koncepti terrorizėm ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė Rusi gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX.Caku i sulmeve terroriste ėshtė popullata civile sepse qėllimi ėshtė tė shkaktoj sa mė shumė frikė e tmerr pėr tė nxitur qeverinė e tyre tė ndėrroj politikėn institucionale, ose pėr tė marrė vet pushtetin.Qė nga ajo kohė e deri nė ditėt e sotme, forma tė ndryshme tė dhunės politike tė drejtuara kundėr shtetit kishin filluar tė emėrtohen si ‘’veprime terroriste’’’[8]

 

Terrorizmi manifestohet nė forma tė llojllojshme, duke shfrytėzuar pothuajse tė gjitha mjetet qė kanė nė dispozicion.

 

‘’Terrorizmi politik paraqitet nė formė tė kidnapimeve, marrjes sė pengjeve, sabotimeve dhe aktiviteteve tė tjera, tė cilat kohėve tė fundit nė regjionet bashkėkohore janė shpeshtuar.Kėto aktivitete terroriste manifestohen: me atentate, vrasje, kidnapime, ekzekutime tė pengjeve, likuidime, sabotazhe, vėnie tė mjeteve shpėrthyese dhe detonime nėpėr vende publike, nė aeroplanė, stacione tė hekurudhave, qendra tregtare dhe ndėrtesa tė tjera publike, sulmet vetėvrasėse me mjete shpėrthyese, tė cilat shkaktojnė pasoja tė rėnda qė manifestohen me viktima tė mėdha nė popullsinė civile dhe dėme tė mėdha materiale’’[9]

 

Aktivitetet terroriste nė aspektin juridik dhe penologjik konsiderohen vepra kriminale.Madje, dėnimi i akteve terroriste ishte paraparė edhe nė Kodin Penal tė Kosovės.‘’Kodi i pėrkohshėm Penal i Kosovės, lidhur me aktivitetet terroriste ka inkriminuar disa veprime duke pėrkufizuar edhe nocionin e terrorizmit dhe duke parashikuar format e manifestimit tė tij.Kėsisoji nė nenet 109, 110, 113 dhe 115 ka inkriminuar njė varg formash tė kėtij kriminaliteti’’[10]

 

Zonat gjeografike dhe shtetėrore ku ėshtė nė rritje terrorizmi ndėrkombėtar janė veēmas nė Irak, Afganistan, Palestinė, Izrael, Spanjė, Filipine, Indonezi, etj.

 

Nė literaturėn kriminologjike mbi terrorizmin por edhe nga shkrimet dhe njoftimet pėrmes mjeteve bashkėkohore tė informimit, del se organizatat mė tė njohura terroriste nė botėn bashkėkohore janė: ‘’ETA’’, e Baskėve tė Spanjės, ‘’Brigadat e Kuqe’’ nė Itali, ‘’IRA’’ nė Irlandėn Veriore dhe Angli, ‘’RAF’’ nė Gjermani, ‘’Hamas’’ nė Palestinė, ‘’Hazbullah’’ nė Liban, ‘’PKK’’ nė Turqi, ‘’GIA’’ dhe ‘’FIS’’ nė Algjeri, ‘’LTTE’’-Organizata ēlirimtare e Tigrave tė Elamit Tamil nė Shri Lankė, ‘’Vllezėrit Myslimanė’’

 

nė Egjipt, rrjeti terrorist ‘’Al Qaida’’ nė Afganistan, ‘’Abu Sayaf’’ nė Filipine, ‘’17 Nėntori’’ nė Greqi etj.‘’Kohėve tė fundit nė Evropė dhe Amerikė po flitet pėr aplikimin e njė tė drejte penale tė veēantė e cila emėrtohet si ‘’E drejtė penale armiqėsore’’ sipas sė cilės arsyetohet aplikimi i masave tė ndryshme shtrėnguese dhe kufizimi i tė drejtave dhe lirive tė garantuara tė qytetarit ndaj organizatorėve, antarėve dhe pėrkrahėsve tė grupeve terroriste duke toleruar pėrdorimin e torturės, dhunės dhe mjeteve tė tjera gjatė arrestimit, paraburgimit ose qėndrimit nė qendrat e hetimit deri sa tė pėrfundojė gjykimi ose mbajtja e tyre nė paraburgim nė kohė tė pacaktuar’’[11]

 

Ka zėra qė shprehen se kėto masa drakonike ndaj personave vetėm pse dyshojnė se mund tė kryejnė sulme terroriste cenojnė parimet e demokracisė liberale, e qė pėr kėtė tė fundit model pėr globin ėshtė vetė Amerika.

 

 

 

Terrorizmi poashtu dallohet edhe nga lufta guerile. ‘’Lufta guerile ėshtė ikja nga ballafaqimi me armikun ballė pėr ballė, duke e provokuar atė dhe duke i shkaktuar atij dėmet tė cilat nuk mund t’i pėrballojė.Njė luftė tė sukseshme guerile e zhvilluan forcat Elfit Kong kundėr SHBA-ve nė Vietnam nė vitet e 60-70-ta, e cila pėrfundoi me tėrheqjen e SHBA-ve duke marrė njė sinjal shumė tė qartė nė forcėn qė kanė taktikat e luftėrave guerile’’[12]

 

Kur sulmojnė vendodhjet e ushtrisė sė armikut, edhe atėherė kur pėsojnė civilėt nga luftėtarėt guerilė, pėrsėri nuk konsiderohen sulme terroriste, sepse caku nuk janė civilėt, dhe kjo konsiderohet vetėm fatkeqėsi.

 

Terrorizmi ndėrkombėtar kuptohet si diēka qė kalon kufijtė e qėllimeve nacionale. Shkencėtari Smith terrorizmin ndėrkombėtar e shpjegon nė kėtė mėnyrė: ’Terrorizmi ndėrkombėtar ėshtė nėse terroristi ka pėrkatėsi shtetėrore tjetėr nga tė paktėn njėra viktimė e tij.Terrorizmi ndėrkombėtar mund tė kryhet, si nė raporte politike tė brendshme, ashtu edhe nė ato tė jashtme.Nė rastin e parė, terroristėt kanė pėr qėllim parėsor arritjen e koncensioneve tė ndryshme politike ose rrėzimin e tyre.Ndėrsa, nė rastin e dytė, qėllimi kryesor terrorist ėshtė ndėrrimi i raporteve tė caktuara ndėrkombėtare’’[13]

 

‘’Terrorizmi ndėrkombėtar nuk kufizohet vetėm nė njė territor tė caktuar.Terrorizmi ndėrkombėtar nuk respekton as popull e as shtet neutral dhe mund tė zbatohet nė ēdo pjesė tė botės ‘’[14], - kėshtu e pėrshkruan terrorizmin M.Jenkins

 

 

 

Tipologjia e Terrorizmit

 

 

 

Autori K.Krasniqi, nė librin e tij ‘’Terrorizmi ndėrkombėtar’’, pėrmend njė tipologji tė terrorizmit nga B.Crozier, nė bazė tė motivit dhe ideologjisė politike:

 

grupet terroriste etnike, fetare, ose revolucionare;

grupet terroriste marksiste;

grupet terroriste anarkiste;

individėt ose grupet terroriste patologjike;

individėt ose grupet terroriste fashiste; dhe

mercenarėt e motivuar ideologjikė’’[15]

Ndėrsa shkencėtari anglez Paul Willinkson kishte bėrė kėtė tipologji tė terrorizmit ndėrkombėtar:

 

terrorizmi kundėr njė pushteti autokratik;

terrorizmi pseudorevolucionar;

terrorizmi si mjet i luftės nacional-clirimtare;

terrorizmi si mjet efektiv kundėr njė pushteti totalitar;

terrorizmi kundėr sistemit liberal dhe demokratik; si dhe

terrorizmi ndėrkombėtar’’ [16]

Nėnkolonel Pėrparim Veliu klasifikon kėto lloje tė terrorizmit:

 

‘’ Terrorizmi mund tė jetė i brendshėm, ndėrkombėtar, i sponsorizuar nga shtete mbėshtetės, terrorizėm klasik, neoterrorizmin ose terrorizmin e ri.

Pesė janė pėrbėrėsit e neoterrorizmit: Terrorizmi fetar, terrorizmi ekologjik ose ekoterrorizmi, narkoterrorizmi, terrorizmi bėrthamor, biologjik e kimik dhe terrorizmi informatik ose cyber-terrorizmi’’ [17]

 

Duke elaboruar mė tej kėto forma tė terrorizmit, Nėnkolonel Veliu ndėr tė tjera shton:

‘’Shpesh duhet dalluar terrorizmi i shkaktuar nga poshtė, d.m.th. i shkaktuar nga grupe private, me ose pa mbėshtetjen e shtetit dhe terrorizmi shtetėror ose nga lart, dmth i zbatuar nga njė shtet me regjim totalitar.Terrorizmi i brendshėm shtetėror, nė kufijtė e vet shtetit tenton tė manifestojė sa mė pak fshehtėsi. Ai shpesh kryhet hapur.

Terrorizmi i sponsorizuar nga shtete mbėshtetės gėzon pėrkrahjen e jashtme pikėrisht nė nivel shtetėror’’ [18]

 

Thėnė shkurt, terrorizmi mund tė jetė me karakter ideologjik, revolucionar, nacional, fetar dhe politik.

 

Natyra e punimit nuk lė mė shumė hapėsirė pėr tė shqyrtuar mė tej tė gjitha kėto lloje tė lėvizjeve terroriste, kėshtu qė, ne vetėm shkarazi konceptuam terrorizmin ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė tė na ndihmoj tė kemi njė pasqyrė mė tė qartė pėr temėn qė kemi zgjedhur.

 

 

 

Terrorizmi islamik

 

 

 

Pėr myslimanėt e botės ky term duket tendencioz, poshtėrues, ideologjik, dhe me karakter imperialist nga Perėndimi.Madje, edhe intelektualėt e botės islame e kontekstojnė ekzistimin e terrorizmit islamik, sepse me kėtė aludohet se islami ėshtė fe e dhunės, terrorit.Mirėpo, skencėtarė tė ndryshėm tė botės perėndimore theksojnė se islami tani pėr tani ėshtė duke i frymėzuar grupe tė ndryshme terroriste nė pjesė tė ndryshme tė globit.Faktikisht, shumė organizata terroriste sot nė botėn bashkėkohore madje edhe nė vetė emėrtimin e tyre kanė lidhje me islamin. Organizata ‘’Xhihadi islamik’’(Pėrpjekja islame), ‘’Heizbullah’’(Partia e Allahut), Hamasi (Lėvizja e kryengritjes islamike), etj., rekrutimin e antarėve tė tyre i bėjnė nė emėr tė fesė islame, e jo ēėshtjes nacionale.

 

Poashtu, shumė liderė tė kėtyre organizatave terroriste janė edhe prijės fetarė islamik, tė cilėt fajėsojnė Perėndimin pėr ēdo prapambeturi dhe devijim moral qė vjen nė Botėn Islame.

 

A ekziston terrorizmi islamik apo terrorizmi i islamistėve? A ka lidhje doktrina religjioze islame me terrorizmin e sotėm ndėrkombėtar? A ekziston vėrtetė njė ‘frymėzim’ religjioz islamik pėr kėto grupe terroriste? Pėrgjigjet janė mjaft komplekse.Nė njė shoqėri apo popull tė caktuar njė organizatė apo grup shoqėror mund tė pėrkufizohėt si grup ēlirimtar, ndėrsa nė pjesėn tjetėr tė shoqėrisė, si grup terrorist.Kėshtu ngjan edhe me terrorizmin islamik.

 

Nė botėn orientale terroristėt islamik nga disa shihen si luftėtar ēlirimtar nga imperializmi perėndimor, si nė kontekstin ekonomik, politik, kulturor, medietik, etno-psikologjik.

 

Mirėpo, pėrveē konceptit subjektiv qė nuk ėshtė gjė tjetėr pos pėrceptim social pėr njė sjellje terroriste, ne kemi disa parametra shkencorė pėr tė pėrcaktuar njė akt terrorist.

 

Pra, pavarėsisht se nė njė shoqėri terroristėt konsiderohen heronj, kemi disa kritere determinuese pėr tė definuar sjelljet terroriste nga ato jo-terroriste.

 

Madje edhe intuitivisht ne dallojmė terroristėt.Disa nga kėto elemente terroriste tė kėtyre organizatave qė thirren nė emėr tė fesė islame janė:

 

sulmi apo vrasja e civilėve tė pafajshėm;

bombardimi i vendeve mė tė frekuentuara publike (jo militare);

sulmet kamikaze;

kėrcėnimet ndaj popullatės civile;

thirrja pėr bashkėpunim nė mes pjestarėve tė besimit islam, etj.

pėrdorimi i retorikės sė liderėve tė kėtyre organizatave pėr mobilizim me terma religjioz islamik;

imazhet mediatike dhe virtuale tė kėtyre organizatave janė me disa shprehje islamike;

qėllimi politik qė kanė kėto organizata terroriste, etj.

Pra, tė gjitha kėto bėjnė qė tė shpeshtohet sintagma pėr kėto grupe terroriste si ‘’Terrorizmi islamik’’.

 

‘’Si u shėndėrruan ‘islamistėt’ nė ‘sfidues’ mė serioz tė shtetit nacional dhe tė rendit tė ri ndėrkombėtar? Pėrse ‘shekullaristėt’ i kundėrvihen konceptit tė ‘fundamentalizmit’? A u frikėsohen Islamit ekspertėt e politikės strategjike perėndimore? Nė pėrgjigje tė kėtyre pytjeve njeriu mund t’u referohet teorisė sė Hantington-it, por edhe tė Fukuyamės.

 

Profesoresha Barbara Stowassar (Impulsi islamik, 1987) pėrpiqet tė jap njė shpjegim logjik:Ne nė Perėndim shėrbehemi me etiketa tė ndryshme pėr pėrshkrimin e kėtij fenomeni tė pikėpamjeve tė gjera dhe politizimin e Islamit; Fundamentalizmi islamik, rilindja islamike… e pėrgjigja e jona ėshtė e karakterizuar me konfuzione, mungesėn e hulumtimeve tė ngulmėta, andaj qė andej vie rezistenca dhe frika e tepruar.’’[19]

 

Profesor Akbar Ahmed (Drejt mileniumit global: Sfida e Islamit’’, The World Today, gusht-shtator 1996) kur tenton tė shpjegoj sfidėn e demokracisė nga Islami - tėrheq paralele midis Huntington-it dhe Fukayamės, dhe ndėr tė tjera, shprehet:

 

‘’Nėse Huntingtoni e sheh islamin si kėrcėnim botėror, Fukuyam e ka zgjidhjen: Ai fare thjeshtė, ka shkruar: Islami – i cili ėshtė kėrcėnim pėr praktikėn liberale, konsumin dhe demokracinė e Perėndimit, ėshtė fuqi e kapėrcyellit tė rehatisė nė fund tė historisė, jashtė historisė.’’[20]

 

Fundamentalizmi mund tė interpretohet, si tė mbėshteturit dhe tė pėrmbajturit nė themelet e njė ideje, feje, ideologjie, ose doktrine dhe si e tillė ajo nuk pranon alternativa tjera si parime tė drejta, pėrveē ideologjisė dhe sistemit tė besimit tė tė parėve tė tyre.

 

Nė kėtė kontekst kemi egocentrizmin dhe tendencėn pėr monopol bindjesh, tė vėrtetash, dhe pikėpamjesh.Tė besuarit se ‘’rruga e vetme pėr shpėtim dhe parajsė ėshtė e ime fe, ide, apo doktrinė’’, nuk ėshtė e huaj pėr njerėzimin, por nuk ėshtė i huaj as edhe ‘ferri’(lexo:terrorizmi) qė sillet nė tokė nga tė menduarit e tillė!

 

Kėtu del problemi i fundamentalizmit religjioz islamik. Multireligjioziteti dhe diversiteti, vėshtirė tė jenė ‘’tė shijshėm’’ nga grupet shoqėrore qė promovojnė fundamentalizėm dhe dogmatizėm tė tejtheksuar, nė kohėn kur shoqėria njerėzore gjithėnjė e mė tepėr po globalizohet dhe po rrit ndjeshėm ndėrvarėsinė dhe komunikimin ndėr-planetar.

 

 

 

Terrorizmi futi Perėndimin midis shpresės dhe frikės pėr tė ardhmen e demokracisė liberale

 

 

 

‘’Kushdo qė dėshiron njė jetė tė qetė, ka gabuar qė ka lindur nė shekullin tonė’’- Leon Trocki” [21]

 

 

 

Pas shpartallimit tė Bashkimit Sovjetik dhe pushteteve tjera komuniste nė Evropė, ishte vėrejtur edhe tendenca e rėnies sė aktiviteteve terroriste ndėrkombėtare.

 

Kjo mund tė shpjegohet me influencimin e ideologjisė komuniste qė bėnte propagandė atėbotė te terroristėt komunistė nė Evropėn Perėndimore.Pra, kur ata filluan tė tėrhiqen nga idea utopike pėr krijimin e parajsės tokėsore, filloi ndalja e kėtyre aktiviteteve me karakter marksist-leninist.Pas kėsaj u rrit shpresa pėr liri, barazi, drejtėsi, demokraci, dhe siguri.Rrėzimi i Murit tė Berlinit u pėrcoll me porosinė pėr ‘’Fundin e Historisė’’ nga Fukuyama.Ideja e ‘fundizmit’ nuk ishte e re.Ajo ka historikun madje edhe nė eskatologjinė hebraike-krishtere.Fundizmi nėnkuptonte fundin e konfliktit tė njeriut me natyrėn, fundin e konfliktit tė njeriut me njeriun, dhe fundin e konfliktit tė njeriut me Zotin.Mirėpo, sidoqoftė, njė shpresė e re pėr paqen ndėrkombėtare mori hovin e saj.Fukuyama theksonte se demokracia liberale ishte arritja mė e madhe politike dhe ekonomike e qytetėrimit perėndimor dhe se tash e tutje, pas dėshtimit historik tė komunizmit, nuk mund tė ketė sistem tjetėr politik-shoqėror, i cili do tė mundej tė kontestonte demokracinė liberale.Ngjarjet qė ndodhėn nė Yugosllavi dhe nė pjesė tjera tė planetit, nė vitin 1992 shtyu Fukuyamėn tė vazhdoj punimin e librit tė tij ‘’Fundi i historisė dhe njeriu i fundit‘’ ku mė nuk do tė proklamoj se do tė jetė ‘’fundi i luftėrave, por demokracia liberale do ta ketė primatin nė kontekstin e tė gjitha sistemeve tjera politiko-shoqėrore’’.Mirėpo, as pas sulmeve tė 11 shtatorit, qė u rrit ndjeshėm njė pesimizėm pėr sigurinė dhe demokracinė globale, Fukuyama vazhdonte tė insistonte pėr ngadhėnjimin e demokracisė liberale, pėrkundėr sfidave dhe krizave me tė cilat do tė ballafaqohet kjo e fundit.Fukuyama lidhur me shkaqet e luftės thekson se ‘’lufta ėshtė e lidhur me sistemet globale, sepse sistemet demokratike nuk e luftojnė njėra tjetrėn pėr dy shkaqe: i pari, pėr arsye se sistemet demokratike i lidhin interesat e pėrbashkėta mė shumė se qė i ndajnė ato.Dhe i dyti, se vendimin pėr luftė nė sistemet demokratike, nuk e merr njė individė apo njė grup i vogėl, por atė e merr populli, dhe se popujt shumė rrallė ndodhė qė ta zgjedhin apo tė marrin vendime pėr luftė.’’R.Xhemajl: ‘’Konflikti botėror’’ [22]

 

Brzezinski, ish kėshilltari i administratės pėr Siguri Kombėtare Amerikane, kishte thėnė

 

se ‘’Historia nuk ka pėrfunduar por ėshtė ngjeshur’’ [23]

 

Pra, sipas tij, emocionet dhe instinktet e ēoroditura tė identiteteve kombėtare, fetare, racore, mund tė pėrfshijnė pjesė tė ndryshme tė botės.

 

Fared Zakaria, autor i fuqishėm nė njohjen e raporteve Lindje-Perėndim ripohon shpalljen pakėz mė ndryshe se ajo fukuyamase: ‘’Fundi i fundit tė Historisė’’, ngaqė pas

 

11 shtatorit siguria kombėtare, interesi i shtetit dhe qeveria e fortė tash e tutje pėrsėri do tė kenė primatin nė SHBA dhe shtetet tjera perėndimore. Globalizmi ekonomik dhe politik i filluar nga SHBA- tė, do tė zbrapset para luftės globale kundėr terrorizmit i cili ėshtė rrezik global.’’ [24]

 

Rizgjimi fetar nė jetėn tonė bashkėkohore edhe nė formėn e tipit fundamentalist dhe

 

militant, pa dyshim qė ka efektin e dukshėm nė sigurinė e sotme globale.Nuk doli e vėrtete pikėpamja se tė gjitha fetė do ta humbnin influencėn e vet nė shoqėrinė moderne.Kėtė mjaft bindshėm e potencon edhe Ernest Gellner, ku flet pėr rizgjimin e

 

sotėm islam, qė ėshtė indikator i devijimit nga kjo prognozė e mėsipėrme pėr tė ardhmen e religjionit, nė kohėn bashkėkohore. ‘’Teza e mbrojtur sociologjike se nė shoqėritė industriale feja humb shumė nga ndikimi i mėparmė, ėshtė nė pėrgjithėsi e saktė, mirėpo, njė ėshtė njė pėrjashtim i dukshėm:bota e islamizmit.Ndikimi i islamizmit nė popullatatat e vendeve nė tė cilat ai ėshtė feja kryesore, nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė zvogėluar nė rrjedhėn e njėqind vjetėve tė fundit, nė njė farė mėnyre ai dukshėm u forcua, madje ky ndikim nuk ėshtė i kufizuar vetėm nė shtresa tė caktuara tė shoqėrisė; ndikimi i klasės nė pushtet, tė asaj qytetare dhe tė elitės kulturore, ėshtė po aq i fuqishėm sa ėshtė edhe nė mesin e pjesėve mė pak tė privilegjuara tė popullatės’’ [25]

 

Sublimimin e nacionalizmit etnik si burim energjie motivuese pėr solidaritet, identifikim

 

dhe kohezion social, nė botėn islame e ka zėnė vendin fundamentalizmi. ‘’Fundamentalizmi tek myslimanėt zė vendin e nacionalizmit, ndonėse kėto tė dyjat nganjėherė janė tė pėrziera’’ [26]

 

Natyrisht, sfida e shekullit XXI ėshtė terrorizmi dhe fundamentalizmi ekstrem religjioz.Historiani Carl Grimberg kur flet pėr karakterin dhe natyrėn e terrorizmit tė sotmėm ndėrkombėtar, ndėr tė tjera shprehet:

 

‘’Njė luftė e njė lloji tė ri, ende i papėrcaktuar nė tiparet e veta, por qė padyshim do tė zhvillohet me forma dhe mjete qė nuk hyjnė nė ligjet tradicionale ushtarake’’ [27]

 

Rober Kaplan, njė publicist amerikan, shkruante: ‘’sa mė i madh tė jetė pėrēmimi pėr historinė, aq mė i lartė ėshtė iluzioni pėr tė ardhmen’’ [28]

 

Ai shton mė tej, se ky iluzion shihet edhe nė mendimin e Perėndimit se Rusia dhe Kina sė shpejti do tė demokratizoheshin.

 

Euforia dhe entuziazmi pėr njė botė mė tė sigurtė dhe mė paqėsore ishte edhe para luftės sė parė botėrore.Njė autor shkruante pėr kėtė ndjenjė shpresėdhėnėse: ‘’njeriu i shekullit XX do tė jetė plot shpresė.Ai do ta doj botėn dhe bota do ta doj atė.Por nė vitin 1914 bota pa ferrin me sy.Filloi lufta e parė botėrore’’ [29]

 

Pesimizmi nuk kishte tė ndaluar pėr sigurinė dhe demokracinė edhe nė mbyllje tė kėtij shekulli mė shpresėdhėnės.11 shtatori ishte thyrje e ‘virgjinitetit’ tė mega-shpresės pėr paqen globale nė fillim tė shekullit XXI.Artur Schelsinger, autor i librit ‘’A ka demokracia tė ardhme’’(1997), kishte shprehur dyshimin dhe pesimizmin hapur pėr kėtė ēėshtje.Liberalizmi dhe demokracia pėrsėri mund tė dėshtojnė nė shekullin XXI ’’ [30]

 

Stanley Kurtz pas sulmeve tė 11 shtatorit do tė shkruan se : ‘’Ky ėshtė momenti pėr S.Huntingtonin’’.Mirėpo, teoria e Fukuyamės do tė ngadhėnjejė nė aspektin afatgjatė.

 

Henry Kessinger nė njė libėr tė botuar vitin 2001, ‘’Does America need a foreign policy’’, beson se ekzistojnė sot katėr sisteme ndėrkombėtare qė rrin afėr njėri tjetrit:

 

1. Azia e sotme i pėrngjan shekullit XIX ku kemi njė rivalitet tė theksuar strategjik midis Indisė, Kinės, Japonisė, etj.;

 

2. Konfliktet nė Lindjen e Mesme mė pėrkujtojnė ato tė shekullit XII, sepse rrėnjėt e tyre nuk janė as ekonomike as strategjike, por ideologjike dhe fetare;

 

3. Nė Perėndim lufta ėshtė e paimagjinueshme pėrpos nė vendet periferike qė mund tė ketė luftė ndėretnike.Pra, versioni idealistiko-optimistik i Fukuyamės; dhe

 

4. Afrika ka veēantitė e saj dhe nuk mund tė ketė analogji me ngjarjet e Evropės.Synimi i tyre qė tė jene demokratike dhe shumica nga to vėshtirė tė paraqesin rrezik pėr paqen nė botė.’’ [31]

 

Jean Baudrillardi 11 shtatorin e interpreton nė kėtė mėnyrė:‘’11 shtatori nuk e pėrfaqėson lakminė e Botės sė Tretė por pasuritė dhe liritė tona tė previligjuara, ai na pėrfaqėson Ne perėndimorėt qė donim me pa Amerikėn tek ndėshkohet pėr pėrparimin qė na e garanton’’ [32]

 

Deshifrimi simbolik i 11 shtatorit nga shkencėtari eminent botėror, Baudrillardi nuk ndalet qė kėtu.Ai shprehet me kėtė bindje: ‘’Ata ( V.r.Terroristėt) e bėnė por ne e dėshiruam’’ [33]

 

Ndoshta Marksi do tė shtonte se terrorizmi ndėrkombėtar ėshtė rezultat i marrėdhėnieve ekonomike dhe superstruktures shoqėrore, e qė kjo e para e determinon kėtė tė fundit. ’’Marrėdhėniet ekonomike pėrcaktojnė gjithēka tjetėr – kulturoren, personalen, gjithė superstrukturėn e asaj qė unė e quaj ideologji’’[34]

 

Weber pėrkundėr faktit qė klasat janė mė shumė se sa ekonomi, edhe pse kjo ėshtė me rėndėsi, terrorizmin si konflikt shoqėror do tė gjente shkaqet edhe te statusi dhe kultura nė relacionin Lindje – Perėndim.‘’Ka klasa, por ka edhe probleme tė statusit e tė partive dhe tė fesė e kulturės’’ [35]

 

Paraqitja e kėsaj panorame kronologjike tė tė menduarit pėr tė ardhmen e demokracisė liberale dhe kėndvėshtrimet pėr terrorizmin ndėrkombėtar, sidomos pas sulmeve tė 11 shtatorit, ėshtė indikator i asaj se sa ka ndikuar terrorizmi nė besimin pėr themelet e demokracisė liberale, pėrceptimin e sigurisė, emigracionin, lirinė.

 

 

 

Sociologjia e terrorizmit global sipas Anthony Giddens

 

 

 

Viteve tė fundit shumė sulme terroriste zunė vend, si pėr shembull, nė Madrid dhe nė New York. Pėrveē kėsaj nė fund tė Gushtit 2006, veruesit britanezė dhe lokalė u lėnduan seriozisht nga sulmet me bomba nė njė pushimore nė bregdetin turk.Poashtu, sulmet nė destinacionet veruese si ato nė Bali nė Indonezi apo nė Sharm-al Sheikh nė Egjipt.

 

*Por ē’kanė kėto tė bėjnė me sociologjinė? Anthony Giddens jep pėrgjigjen e tij personale nė kėtė pyetje. Ai argumenton se terrorizmi ėshtė njė problem pėr tė cilin sociologėt mund tė na ndihmojnė qė ta kuptojmė, dhe se sociologjia poashtu mund tė na jap shpresė pėr tė ardhmen. Ēėshtja e terrorizmit sipas Giddens ėshtė nė esencė ēėshtje sociologjike, meqė ndikimet sociale dhe kulturore janė ato qė nxisin njerėzit tė merren me akte terroriste. Njė nga thekset mė tė rėndėsishme tė sociologjisė ėshtė rėndėsia kruciale qė ka globalizimi nė kohėn tonė. Globalizimi poashtu ndihmon nė shpjegimin e terrorizmit. Ne duhet tė bėjmė dallimin nė mes tė “stilit tė vjetėr” dhe “stilit tė ri” tė terrorizmit. Terrorizmi i stilit tė vjetėr ėshtė i llojit qė pėrfaqėsohet nga IRA nė Irlandėn e Veriut. Ėshtė esencialisht kombėtare dhe i interesuar tė krijojė kombin e unifikuar nė Irlandė.Terrorizmi i stilit tė ri ėshtė mė shumė global. Nė fakt nė pjesėn mė tė madhe ėshtė rėflektim i globalizimit. Nė terrorizmin e stilit tė ri, shpesh ka rrjete qė shtrihen nė shumė vende.Qėllimet e terroristėve tė stilit tė ri janė shumė mė tė gjera se ato tė grupeve si IRA. Ngjarjet e 9/11 nė SHBA ishin shprehje e terrorizmit tė stilit tė ri qė nuk do tė mund tė organizoheshin nė mungesė tė teknologjisė sė globalizimit – Internetit, telefonave mobil dhe formave tjera tė teknologjisė moderne. E njėjta i adresohet shkallės sė gjerė tė komplotit terrorist tė cilin e zbuloi policia nė Britani nė gusht tė 2006-tės.Sociologu bashkėkohor Giddens vlerėson se terrorizmi i stilit tė ri ėshtė njė ndėr rreziqet kryesore qė ne sot shohim. Arsyeja kryesore ėshtė natyra e tij potencialisht e dhunshme dhe gjithėpėrfshirėse.3000 njerėz janė vrarė nė ngjarjet e 9/11, por sikur Kullat Binjake tė shembeshin mė shpejt se qė ka ndodhur, do tė mund tė vdisnin 50.000 njerėz.Brenga mė e madhe nė lidhje me njė terrorizėm tė tillė ėshtė mundėsia (fatmirėsisht mundėsi e vogėl) qė grupi terrorist tė sigurojė armė nukleare dhe t’i pėrdorė ato nė njė zonė tė ngjeshur urbane.Terrorizmi i ri pra, ėshtė global prandaj pėrgjigjet tona duhet tė jenė tė nivelit mbarė botėrorė. Terrorizmi nė tė ardhmen nuk do tė kufizohet nė njė shtet dhe ėshtė gabim tė supozohet qė vetėm Islami radikal do tė jetė burim i rrezikut si aktivitet terrorist. Nė epokėn e Internetit, sigurimi i dijes pėr tė bėrė armatim ėshtė relativisht i lehtė dhe poashtu grupe tė tjera terroriste mund tė dalin nė pah – grupe qė janė tė shqetėsuara me arsye tė drejta mė fort se me ato religjiozet. Timothy McVeigh, i cili vrau 180 njerėz duke vėnė bombė nė njė ndėrtesė zyresh nė Oklahoma nė SHBA, ishte person qė mbronte arsyet e tilla.Ne duhet t’i pėrgjigjemi terrorizmit nė disa nivele. E drejta pėr t’u ndjerė tė sigurt nė pėrballje me terrorizmin nė vetvete ėshtė liri e rėndėsishme njerėzore. Disa lloje tė tjera tė lirive duhet tė jenė tė modifikuara nė interes tė sigurisė. P.sh. policia mund tė ketė nevojė pėr tė drejtėn qė tė mbajė njerėzit mė gjatė se qė ka ndodhur nė tė kaluarėn pa gjetjen e provave, pasiqė akumulimi i tė dhėnave pėr grupet qė operojnė nė vende tė ndryshme kėrkon kohė mė tė gjatė.Ne poashtu duhet tė mundohemi tė mbyllim burimet financiare qė pėrkrahin terroristėt duke poseduar tė drejtėn qė tė ngrijmė llogaritė bankare tė njerėzve tė cilėt janė seriozisht tė dyshuar pėr aktivitete terrorriste. Terrorizmi nuk buron thjeshtė vetėm nga varfėria, por kėtu do tė luaj rol edhe pėrmirėsimi i kushteve sociale tė njerėzve qė vuajnė nga deprivimet ekonomike.Giddens sugjeron qė ne nė tė vėrtetė nuk do tė duhej tė flisnim pėr “luftėn ndaj terrorizmit”. Kjo frazė priret t’u jap tepėr dinjitet terroristėve. Shumė forma tė terrorizmit do tė duhej tė ishin ēėshtje ligjore kriminale. Mė parė se tė flasim pėr atė se “si tė fitojmė luftėn ndaj terrorizmit”, ne do tė duhej tė flisnim se si tė rrisim sigurinė tonė personale dhe tė punojmė sė bashku qė tė krijojmė dialogun nė mes njerėzve qė u takojnė grupeve tė ndryshme sociale dhe kulturore.Aktiviteti individual jo vetėm qė mund tė bėj ndryshime pėr tė zvogėluar rrezikun global, por kjo madje ėshtė kruciale. P.sh. ne nuk do tė mund tė pėrballemi mė me rreziqet qė parashtrojnė ndryshimet klimatike nėse nuk ndryshojmė sjelljen vetanake.Ne tė gjithė duhet ta mėsojmė se ambienti nuk ėshtė njė e mirė e lirė dhe tė reformojmė aksionet tona tė pėrditshme nė pėrputhje mė kėtė. Ne jemi tė mėsuar qė p.sh tė harxhojmė ujė aq sa kemi dėshirė. Uji nė tė ardhmen do tė matet dhe ne do tė paguajmė pėr aq sa do tė harxhojmė duke kuptuar se nuk ėshtė ”gratis”.Goxha ngjajshėm vlen edhe pėr rreziqet nga terrorizmi global.Ēdo individ mund tė jap kontributin e vet duke u pėrpjekur nė mėnyrė aktive qė tė kuptojė kulturat e tjera, dhe duke mėnjanuar vlerėsimet paragjykuese pėr tė tjerėt. Ne mund tė kontribuojmė mjaft nė mėnyrė direkte duke zvogėluar shkaqet e konflikteve kulturore dhe duke avansuar mirėkuptimin e ndėrsjelltė.Arsyeja primare pse sociologjia ėshtė e rėndėsishme ėshtė diagnostfikimi i rreziqeve me tė cilat pėrballemi dhe njėkohėsisht edhe diagnostifikimi i mundėsive qė kemi pėr tė ardhmen. Ėshtė gabim tė koncentrohemi vetėm nė rreziqet dhe rrezikshmėrinė. Ka shumė mundėsi pozitive nė jetėrat tona tė cilat i shohim pėrreth nesh. P.sh. nė vėrshim tė aq shumė rreziqeve shėndetėsore qė ekzistojnė ne jemi duke jetuar mė gjatė se gjenerata e mėparshme. Njė shembull tjetėr, Interneti mund tė pėrdoret pėr qėllime tė rrezikshme, nė kėtė rast nė dobi tė terrorizmit tė stilit tė ri. Por nė anėn tjetėr, Interneti poashtu ofron mundėsi tė rėndėsishme pėr edukim, pėr debate mbarėbotėrore dhe shkėmbime idesh, dhe pėr komunikim mes qenieve njerėzore.* [36]

 

Pra, Antony Giddens kėtė lloj tė ri tė shfaqjes dhe manifestimit tė terrorizmit ndėrkombėtar e sheh si rezultat i ndryshimeve sociale, kulturore, dhe zhvillimeve tekniko-teknologjike, e qė kėto tė fundit fatkeqėsisht mund tė shfrytėzohen edhe pėr qėllime desktruktive, anti-sociale dhe patologjike nga grupe diversive shoqėrore.Poashtu Giddens tėrheq vėmendjen qė terrorizmi i kėtij soji ėshtė produkt i globalizimit dhe pasojave qė mund tė rezultoj ky proces, qoftė nė aspektet pozitive, qoftė nė ato negative.Shkurt: terrorizmi ėshtė mė tepėr vepėr sociologjike, duke mos pėrjashtuar edhe kushtet ekonomike, siē pėrmend deprivimin ekonomik.

 

 

 

Shkaqet e terrorizmit ndėrkombėtar

 

 

 

Do tė paraqes disa nga shkaqet e terrorizmit nė pėrgjithėsi, e sidomos tė atij ndėrkombėtar-islamik nė mėnyrė qė tė kemi njė ‘downloading complete’ tė rrethanave qė e kushtėzojnė kėtė dhunė dhe konflikt terrorist nė shoqėrinė njerėzore:

 

1. Terrorizmi si ideologji.

 

Kur organizatat, grupet dhe individėt terroristė pėrpjeken tė arrijnė realizimin e komunizmit, nazizmit, apo tė ēfarėdo ideologjie tjetėr;

 

2. Terrorizmi si strategji dhe taktikė.

 

Natyrisht, rrethanat nė tė cilat nuk mund t’ia dalėsh ballė pėr ballė, atėherė domosdo qė kėrkon gjetjen e ‘pikės sė dobėt’ tė kundėrshtarit.Ballafaqimi direkt ushtarak, teknologjik, ekonomik midis civilizimit Perėndimor dhe Islam, nuk mund tė imagjinohet nė kėtė ‘’balanc aktual tė forcave’’.

 

3. Terrorizmi si armė jokonvencioanle apo asimetrike.

 

Pamundėsia pėr tė arritur fuqinė e mė tė lartit apo sė paku ekuivalente me forcėn e kundėrshtarit.Nė kėtė kontekst terrorizmi ėshtė forca e tė dobėtit;

 

4. Terrorizmi si provokim i rendit ndėrkombėtar.

 

Nuk ka skepsė se terrorizmi ndėrkombėtar krijon nevojėn e ridefinimit tė politikave fundamentale si ajo e sigurisė, emigracionit, lirisė, diversitetit, multikulturalitetit, dhe politikės sė jashtme;

 

5. Terrorizmi si hakmarrje dhe integrim ekstrem (Kujto: Dyrkemin) nė grupin apo shoqėrin e caktuar.Vetėvrasja Altruiste Dyrkemiane.

 

Sipas studimeve dhe rezultateve tė ndryshme ndėrkombėtare, mosha mesatare pėr kryerjen e sulmeve vetėvrasėse varion nga 12 deri nė 20 vjeē.

 

Nė numrin absolut tė rasteve, persona tė tillė kanė njė tė afėrm tė tyre tė dėnuar politik, tė plagosur ose tė vrarė nga armiku dhe personalisht nuk kanė marrėn pjesė nė ndonjė aksion tė armatosur.Pikėrisht ky pasivitet politik i personave tė emocionuar dhe tė ndjeshėm, nė rrethanat e caktuara shoqėrore, ndikon lehtė nė krijimin e ndjenjave tė mosvlerės dhe tė turpit si dhe bindjes sė fuqishme pėr vetėflijim pėr pastrim ndėrgjegjeje kur janė nė ēėshtje vlera si: kombi, feja.

 

6. Terrorizmi si besim dhe bindje pėr tė vėrtetat absolute.

 

Botėkuptimet dhe bindjet e ndryshme fetare se me vetėflijim pėr grupin e caktuar shoqėror mund tė arrihet parajsa qiellore, respekti i lartė ndaj martirėve nė kontekstin sociologjik dhe familjeve tė tyre ndikojnė nė martirizimin e individėve apo grupeve tė caktuara.Njerėzit nuk janė ‘homo mechanicus’ qė nuk ndikohen nga rregullat e caktuara shoqėrore, morale, religjioze, dhe kulturore.

 

 

 

7. Terrorizmi si vetėmbrojtje.

 

Nuk ėshtė absurde apo non sens tė mendosh se pjestarė tė entiteteve tė ndryshme etnike apo religjioze sakrifikojnė pėr disa vlera qė mendojnė se janė sakrale apo tė dobishme pėr shoqėritė tė cilave u pėrkasin.

 

‘’Nuk ėshtė i bazuar pikėpamja se sulmet vetėvrasėse janė produkt i ideologjisė islamike, ose vepra eksluzive tė besimtarėve islamikė’’ – thuhet nga literatura kriminologjike.

 

Nė rrethana tė ngjashme shoqėrore, ekonomike tė entiteteve dhe komuniteteve tė ndryshme gjithmonė ka pasur njerėz apo individė qė janė vetėflijuar.

 

Ne kemi raste edhe nė historinė tonė shqiptare pėr raste heroike tė vdekjeve martire si, p.sh., rasti i Oso Kukės, Norė Kelmendit, Maro Kontit, etj.;

 

Terrorizmi si fundamentalizėm religjioz.

Ēdo fundamentalist religjioz nuk ėshtė terrorist, por ka njė lidhje tė dukshme mes terrorizmit dhe fundametanlizmit islamik tė sotėm, jo vetėm se pėrceptimi mediatik bėn qė tė shohėsh njė korrelacion tė tillė, por edhe faktet objektive sociale.

 

Fundamentalistėt duke u munduar tė ‘pėrkthejnė fjalė pėr fjalė’ librat e tyre apo qė tė ‘kthehen nė origjinė’ harrojnė ndryshimet sociale, evoluimin e shoqėrisė nė kohė dhe hapėsirė (v.r.bėhen jashtėkohor), dhe kėtu bėhen rezistentė, jo vetėm me mjete paqėsore, por edhe duke shfrytėzuar kėtė armė tė vjetėr shoqėrore:Terrorizmin.Al Qaida edhe kur thėrret besimtarėt e gatshėm pėr tė sakrifikuar pėr ‘xhihadin e shenjtė’ mbėshtet ‘kthimin nė origjinė’, periudhėn e gjeneratės sė parė tė profetit.

 

Terrorizmi si kundėrvėnie ndaj shekullarizmit dhe kthim nė fundamentalizėm.

Charles Nuckolls-i antropolog nė Universitetin Emory (NewsWeek, November 28, 1994), thekson: ‘’Ne e kemi flakur atė tė cilėn paraardhėsit tonė kanė parė rėndėsinė thelbėsore tė religjionit dhe familjės.Njerėzit ndiejnė se dėshirojnė diēka qė e kanė humbur dhe atyre nuk i kujtohet se ē’kanė humbur.Por kjo ka lėnė njė gropė pėrpirėse’’.Ndoshta mjafton tė relflektojmė edhe pėr kėtė nostalgji tė pavetėdijshme.

 

Terrorizmi si vetėdije akute e dėshtimit dhe dėshprimit.

Nga globalizimi ėshtė e vėrtetė se nuk kanė pėrfituar tė gjithė.Kėtė e alarmojnė edhe mjaft autorė, si nga Perėndimi, ashtu edhe nga Orienti.Globalizimi ka thelluar mė tej ndarjet midis tė varfėrve dhe tė pasurve.Tė ‘dobėtit’ nuk po munden tė gjejnė vendin e tyre nė konkurrencėn transnacionale dhe globale, si nė: tregun ekonomik, financiar, kulturor, aksiologjik, mediatik, dhe psikologjik.

 

Dhe kjo krijon dėshpėrim dhe dėshtim.Kjo mund tė jetė edhe faktor i revoltės sė botės islame.Joseph stiglitz, autor i ēmimit nobel pėr ekonomi, bukur qartė ka paraqitur globalizmin si dhe pakėnaqėsitė qė sjellė ai nė vendet nė zhvillim;

 

Frika nga akulturimi dhe imperializmi kulturor.

Lufta nė Afganistan, Irak, sanksionet ndaj Iranit, Sirisė, Konflikti Palestinezo-Izraelit, janė skena mjaft ekzaltuese pėr tė fuqizuar dhe rritur intensitetin e sulmeve terroriste.

 

Ėshtė e pranuar gjerėsisht se me invadimin nė Irak dhe Afganistan, janė shtuar me ‘shpejtėsi tė dritės’ sulmet terroriste.

 

Me pushtimin fizik tė territoreve islame, konsiderohet justifikueshėm qė bėhet edhe akulturimi dhe imperializmi kulturor. Kjo paraqet njėherazi edhe ,,frikė nga humbja e identitetit’’ .

 

12. Terrorizmi si indoktrinim ideologjik dhe fetar.

 

Para disa muajve ėshtė konfirmuar nga mjetet e informimit se Arabia Saudite ka bėrė trajnimin e 40 000 imamėve tė xhamive tė ndryshme, pėr tė treguar vendosmėrin e autoriteteve qeveritare pėr tė luftuar indoktrinimin e besimtarėve me urrejtje ndaj Perėndimit, dhe demonizimin e fundamentalizmit dhe ekstremizmit fetar.

 

Pa njė indoktrinim dhe procedura tė bindjes sė besimtarit pėr tė qenė martir, nuk mund tė paramendohet se njeriu me racio, tė shndėrrohet nė njė vrasės tė njė numri tė madh civilėsh, si gra, pleqė e fėmijė.

 

Pa njė sugjestion tė ndonjė kleri apo prijėsi fetar vėshtirė tė parafytyrohet njė sulm suicidal midis civilėve nė autobusėt e Londrės, Spanjės, etj.

 

Pra, kulti i liderit nė mos qoftė i pranishėm, sė paku njė rekrutim seancor duhet tė mendohet;

 

13. Terrorizmi si pabarazi nė pushtet, fuqi, dhe pasuri - Stratikimi social

 

Nė Civilizimin Perėndimor lindi kapitalizmi, modernizmi, dhe demokracia liberale.Boom-i ekonomik i Oksidentit, kundėrthėnia klasore-ekonomike midis kėtij tė parit dhe Lindjes, arsyeshėm mund tė besohet se rezulton me njė revoltė dhe reaksion tė formės terroriste nga ata qė janė mė poshtė skemės piramidale ekonomike;

 

 

 

14. Terrorizmi si njė mjet pėr vėmendshmėri nė politikėn globale.

 

Pakėnaqėsit e vendeve islame sigurisht qė kanė peshėn e vet pėr t’u problematizuar, pėr t’u kanalizuar nė politikėn aktuale globale.

 

Ndjenja se janė tė pėrjashtuar nga vendimarrja globale, pafuqia politike pėr tė imponuar lojėrat e veta nė tregun politik ndėrkombėtar, mund tė shpjegohet edhe si njė signal se diēka duhet ndryshuar nė kėtė politikė planetare, dhe nėse ėshtė e vėrtetė se ‘’nėna e merr nė krah fėmiun vetėm kur qan’, atėherė edhe kjo mund tė jetė si njė shenjė pėr tė treguar pakėnaqėsi nė mėnyrė qė tė jetė nė vėmendje, apo ‘’attention please!’’;

 

15. Terrorizmi si njė gjendje pėr tė kthyer drejtėsinė e cila mendohet se u privua nga ‘Perėndimi kolonialist’ pėrgjatė gjithė shek.XIX-XX.

 

Civilizimi Perėndimor shihet nga civilizime tjera, e sidomos nga ai islamik, si imponim, imperializėm, akulturizim, imoralizim, etj. Franca dhe Anglia pothuajse kishin nėn protektoratin e tyre gjithė Afrikėn, Lindjen e Mesme, etj.

 

Ndoshta na ndihmon njė tregim i vockėl si njė mėnyrė simbolike pėr tė shpjeguar kėtė gjendje. Nė botėn virtuale kam lexuar njė tregim qė Shėn Augustini kishte rrėfyer njė histori tė dialogut midis Aleksandrit tė madh dhe njė pirati tė cilin Aleksandri ka kapur:

Si guxon ti tė prishėsh terezin e deteve? - pyet Aleksandri. Si guxon ti tė pėrlyesh terezin e gjithė botės? - pėrgjigjet pirati.

 

Sepse unė e bėj me njė anije tė vogėl, quhem hajdut. Ti, duke e bėrė me njė flotė tė tėrė, quhesh perandor.

 

Kur drejtėsia nuk mund tė mbushet me mjete diplomatike apo politike, atėherė duhet luftuar, dhe pėr tė luftuar duhet pasur sidomos nė konteksin aktual njė ushtri tė sofistikuar, teknologji tė avancuar militare, etj.

 

Dhe kėto kushte tė fundit i plotėson dhe ka supremaci Westernizmi.Terrorizmi kėtu vlerėsohet tė jetė mėnyra e tė dobėtit pėr t’iu kundėrvė tė Fortit.Pra, tentim pėr ‘’balanc fuqie’’ dhe kalimi nga unilateraliteti nė multiralitet, nga monopoliteti nė pluralitet.Shkurt: shpėrndarje pushteti dhe pasurie;

 

16. Terrorizmi nga influencimi mediatik.

 

Duke analizuar multidimensionalisht ndikimin e agjensėve nė shprehjen e terrorizmit ndėrkombėtar, do pėrmenduar faktin se mediet sot konsiderohen njė ndėr mjetet mė influencuese si nė formėsimin e sjelljeve tona, poashtu edhe nė pėrceptimin e realitetit tė jashtėm social, politik dhe kulturor.

 

Parafytyroni se si do tė mund tė bashkėpunonin apo rekrutonin njė numėr aq tė madh tė besimtarėve Al Qaida pa njė audiokaset tė lansuar nė internet, pa njė ekzaltim tė besimtarit me gjithė ato pamjet e skenave tė dhunshme nė Afganistan, Irak, Palestinė.Besimtarėt solidarizohen dhe ndjejnė sensin e pėrkatėsisė sė njėjtė fetare dhe identitare pa marrė parasysh barrierat gjeografike.

 

Emocionet dalin nė sipėrfaqe.Nuk duhet qenė indiferentė ndaj influencės mediatike pėr mobilizimin dhe zgjimin e individėve nė ekzaltim – terroristė, kur shohin gjithnjė e mė tepėr pamje tė vrasjve tė civilėve, ndjeshmėria qė krijohet nga keto skena dhe lajme me pėrmbajtje dhune, lufte.

 

Mediet nuk mund tė bėjnė ndoshta konstituimin e grupeve terroriste, por ato mund tė ‘ndihmojnė’ individėt tė cilėt janė nė kalkulime brenda mbretėrisė sė mendimeve tė tyre pėr marrjen e vendimeve pėr t’u kyēur apo jo nė rrjetet e ndryshme terroriste.

 

Solidariteti i individėve anekėnd botės mund tė arrihet pėrmes realitetit mediatik qė krijon njė ndjenjė tė pėrbashkėsisė me diēka qė i bashkon, si: lufta nė Irak, Palestinė, Afganistan, etj.

 

Konflikti Izraelito-Palestinez nga shumė hulumtime ka daluar qė ndjeshėm e ka rritur terrorizmin ndėrkombėtar-islamik, sepse pothuajse nga gjysma e dytė e shekullit XX, e deri nė ditėt e sotme, pra, ēdo ditė nė rubrikėn pėr lajmet ndėrkombėtare, pėrcjellen imazhe dhune, bombardime, shpėrthime, vrasje, etj., nga i njėjti vend (Lexo: Palestinė).

 

Dhe territoret nė Lindjen e Mesme janė zonat mė sensibile, mė sakrale, mė simbolike, mė emocionale dhe mė identifikuese pėr tri fetė e mėdha botėrore.Lehtė tė kuptohet se sa zgjon ndjenja pėrkatėsie dhe identifikimi pėr tė gjithė pjesėtarėt e kėtyre etniteteve religjioze.Mediet mjafton tė ofrojnė kėto ‘piktura’ tė dhunės dhe tė shtojnė ereksionin.

 

 

 

Pėrfundim

 

 

 

Terrorizmi ndėrkombėtar aktual nė formėn e manifestimit dhe realizimit tė tij, shfaq pa dyshim njė frikė dhe panikė edhe ndaj vetė konditave pėr funksionimin e njė demokracie tė mirėfilltė liberale, apo tė njė demokracie tė cilėn do ta dėshironim.‘’Bota duhet bėrė e sigurtė qė tė jetoj demokracia’’- kėshtu pati brohoritur dikur Wilsoni nė njė fjalim publik.Sigurisht, siguria dhe liria janė dy parametrat mė tė pėrshtatshėm dhe mė adekuat pėr tė vlerėsuar dhe gjykuar njė shoqėri sa ėshtė liberale. Kujt t’i frikėsohet mė tepėr demokraca liberale (Amerikė, Kanada, Australia, E.Perėndimore, etj): grupeve terroriste islamike, atyre me karakter revolucionar apo komunist, fashist, apo t’i trembet edhe organizatave terroriste nacionale qė mund tė shtrihen jashtė kufijve tė tyre shtetėror?

 

Absolutisht, terrorizmi islamik ėshtė ndėr shfaqjet mė tė vėshtira pėr t’u shikuar si spektatorė pasiv apo aktiv nė konstelacionet e politikave globale ndaj terrorizmit ndėrkombėtar nė pėrgjithėsi.Grupet majtiste me karakter fashist (Brigadat e Kuqe nė Itali) apo ato me karakter nazist, apo edhe nacionale siē ėshtė ETA baske, nuk e kanė fuqinė politike, ideologjike, emocionale, apo religjioze, pėr ta shpėrndarė aktivitetin e tyre nė arenėn ndėrkombėtare, si ėshtė shembulli me botėn islame.

 

Kjo e fundit, vlerėsoj se pėrveē qė ka potencėn doktrinare pėr tė frymėzuar ata qė tani mė janė joshur nga parimet e saj, por edhe nga njė gjendje e mjerė socio-ekonomike.

 

Ėshtė njė e vėrtetė e palėkundshme se sulmet terroriste tė 11 shtatorit futėn Perėndimin dhe mbrojtėsit e demokracisė liberale nė njė gjendje tė ndėrmjetme: midis frikės dhe shpresės pėr njė tė ardhme tė sigurtė, nė kontekstin global.Pas luftės sė ftohtė, terrorizmi ndėrkombėtar figurativisht apo edhe realisht do tė mund tė pėrceptohej si njė ‘’luftė qytetare globale’’, apo si njė ‘’Luftė e tretė botėrore’’.

 

Fizikusi i terrorizmit tė sotėm ndėrkombėtar nė kėtė trajtė tė sulmeve tė 11 shtatorit ėshtė edhe produkt i zhvillimeve tekniko-teknologjike, e qė kėto tė fundit mund tė influencojnė edhe sjelljet e tė ‘’dobtėve’’(Lexo: terroristėve).Pak kush mund tė imagjinoj se si do tė atakohej Pentagoni apo Kullat Binjake pa njė sofistifikm teknologjik dhe super-digjitalizim, ku kamikazėt pėrveē qė humbėn jetėt e tyre, jetėt e tė tjerėve, ata lėnė gjurmė simbolike tė njė bote qė po zhvillohej teknologjikisht, por qė po dėrmohej dhe po bie nė progresin human dhe antropologjik.

 

Njė qenie qė po shfrytėzonte veglat bashkėkohore si rezultat i emancipimit tė tij kognitiv dhe intelektual, por qė nė anėn tjetėr kėtė ‘arritje’ do ta abuzonte nė kahjet e kundėrta tė jetės:destruktivitet, dhunė, sjellje homicidale, dhe terror.

 

Kjo tė kujton edhe ‘tjetėrsimin e Marksit apo tė Fojerbahut’.Pavarėsisht kėtij dimensioni tė homosapiensit tė shekullit XXI, ne gjykojmė qė terrorizmi ndėrkombėtar sot pėr sot ėshtė dukshėm produkt sociologjik nė trajtėn e kundėrthėnies klasore, fetare dhe ekonomike, midis atiij qė ėshtė ''prijėsi i qytetėrimeve'' (Westernizmit), dhe variantit fundamental tė qytetėrimit islamik - e qė ky i fundit po e pėrjeton njė ringjallje dhe aktivizim tė njė intensiteti mjaft tė lartė.Njė reaksion kundrejt modernitetit.

 

Natyrisht, faktorėt tjerė ideologjik, fetarė, psikologjik poashtu e influencojnė teatralitetin e terrorizmit islamik.

 

Terrorizmi dhe terrori historikisht kanė qenė pjesė e shoqėrisė njerėzore kur kemi parasysh natyrėn konfliktuoze tė tij, plot dhunė, vrasje, vdekje, dhe shumė mizori tė tjera, tė cilat, u kryen nga vetė Njeriu, pėr Njeriun, dhe nė emėr tė Njeriut.Dhe njė arsye e fundit pėr tė mos u stėrzgjatur qė tė shpjegoj shkakun e terrorizmit ndėrkombėtar aktual, ėshtė edhe vetė natyra e Njeriut.Pra, konteksti gjenetik dhe historik i HomoSapiensit.

 

Njeriu mund tė jetė ‘’homo individualus’’, ‘’homo sociologus’’, ‘’homo economicus’’, ‘’homo mechanicus’’, ‘’homo faber’’, ‘’homo lupus’’, e tė ngjashme.Mirėpo, njeriu ėshtė edhe ‘’homo terroristus’’ – njė qenie qė ėshtė frikacake (terroriste), frikėsohet (terrorizohet), por edhe frikėson (terrorizon tė tjerėt).’’Homo fundamentalus’’ do tė jetė profili i qenieve njerėzore qė i rezistojnė ndryshimeve, evolucionit, dhe gjithashtu qė kanė tendenca pėr tė ruajtur status quon nga frika prej diēkaje qė do tė jetė e re.Fundamentalistėt ndihen tė sigurtė vetėm nėn ombrellėn e tyre.Tek ata nuk ka ‘’pasiguri’’.“ Nuk ishte e lehtė qė tė paraqitėsh njė mori arsyesh pėr tė shpjeguar njė fenomen kaq kompleks siē ėshtė terrorizmi ndėrkombėtar dhe fundamentalizmi islamik, sepse sikur shoqėria bashkėkohore qė po bėhet gjithnjė e mė e ndėrlikuar, bashkė me tė ecėn edhe terrorizmi ndėrkombėtar, nė ujėrat e komplikueshmėrisė sė saj ‘’.

 

 

 

 

 

Literatura

 

 

 

1. A. Richard & G. Chris, Z.Sardar & P.Curry: ‘’Postmodernizmi’’, Rrokullia, Prishtinė, 2006, fq.189

 

 

2. Bonanote, Luigi: ‘’Terrorizmi ndėrkombėtar’’, Erik, Tiranė, 2001, fq.4-5, 182-189

 

 

 

3. Berlin, Isaiah: ‘’Idetė filozofike tė shekullit XX dhe katėr ese mbi lirinė’’, Onufri, 1996, fq.328

 

4. Coser, Levis&Ridener, Larry: ‘’Teoritė sociologjike’’, Plejad, Tiranė, 2005, fq.309

 

 

 

5. Dahrendorf, Ralf:’’Konflikti shoqėror modern’’, Dituria-CEU, Tiranė, 1997, fq.238

 

 

 

6. Dahrendorf, Ralf: ‘’Njeriu sociologjik’’, Plejad, 2006, fq.6 gjithsej.176

 

 

 

 

 

7. Demolli, Haki:’’Terrorizmi’’, Prishtinė, 2002, fq.138-139

 

 

 

8. Halili, Ragip: ‘’Kriminologjia’’, Kėshilli botues i UP-sė, Prishtinė, 2005, fq.418

 

 

 

9. Kaplan, Robert: ‘’Ratnicka politika’’, Epifanija, Zagreb, 2003, fq. 129, 130.

 

 

 

10. Krasniqi, Kolė: ‘’Terrorizmi ndėrkombėtar’’, Prishtinė, 2003.

 

 

 

11. Rushdi, Xhemal ‘’Konflikti botėror’’, Mozaiku, Kajro, 2002

 

 

 

12. Mounier, Emmanuel ‘’Personalizmi’’, IST &Drita, Tiranė, 2000, fq.147

 

 

 

13. M.L, B.B., B.J. ‘’Politikat krahasuese’’, Fondacioni Soros dhe Ora, 2003, fq.458

 

 

 

14. O.Richard & B.Van Loon: ‘’Sociologjia’’, Rrokullia, Prishtinė, 2006, fq.178

 

 

 

 

 

15. G.Ernest: ‘’Kondidat e lirisė-Shoqėria civile dhe rivalėt e saj’’, Dukagjini, Pejė, 2002, f.328

 

 

 

16. Jacoby, Edmund:‘’Filozofėt’’, Botimet ‘’Max’’, 2001, fq.305.

 

 

 

17. Nėnkolonel Pėrparim VELIU, Shih: Eseu: ‘’Pakufishmėria e fenomenit’’

 

 

 

18. Shala, Blerim:’’Urat’’, ‘’Grafoprint’’, Prishtinė, 2004. fq.132

 

 

 

 

 

 

 

Revista :

 

 

 

1. Revistė pėr filozofi, religjion, shkencė dhe kulturė: ‘’Drita e jetės’’, OJQ ‘’Drita’’, Gjilan, 2007, fq.81

 

 

 

Web faqet:

1. www.fint.gov.al/doc/S1373.doc.

2. www.issrkosovo.org

3. www.mod.gov.al/html/revista/2007/6/faqe8.htm

4. www.polity.co.uk/giddens5/news/sociology-and-terrorism.asp

5. www.psychology.rutgers.edu/~zaimi/html/hektori_huntington.html

 

 

--------------------------------------------------------------------------------

 

[1] Halili, Ragip: ‘’Kriminologjia’’, Kėshilli botues i UP-sė, Prishtinė, 2005, fq.418 fq.25

 

[2] Krasniqi, Kolė: ‘’Terrorizmi ndėrkombėtar’’, Prishtinė, fq.25

 

[3] po aty, fq.26

 

[4] po aty fq.27

 

[5] Halili, Ragip: ‘’Kriminologjia’’, Kėshilli botues i UP-sė, Prishtinė, 2005, fq.418

 

[6] K.Kolė:’’Terrorizmi ndėrkombėtar’’, Prishtinė, fq.27-28.

 

[7] po aty, fq.26-27

 

[8] po aty, fq.28

 

[9] Halili, Ragip: ‘’Kriminilogjia’’, Kėshilli botues i UP-sė, Prishtinė, 2005, fq.166

 

[10] po aty, fq.168

 

[11] po aty, fq.168

 

[12] Rushdi, Xhemajl: ‘’Konflikti botėror’’, fq.116

 

[13] K.K: ‘’Terrorizmi ndėrkombėtar’’, Prishtinė, fq.49

 

[14] po aty, fq.49

 

[15] K.K: ‘’Terrorizmi ndėrkombėtar’’, Prishtinė, 2003, fq.34-35

 

[16] po aty fq.35

 

[17] ėėė.mod.gov.al/html/revista/2007/6/ faqe8.htm Shih eseun: V.Pėrparim: ‘’Pakufishmėria e fenomenit’’

 

[18] po aty

 

[19] Drita e jetės’’, OJQ ‘’DRITAGJILAN’’, GJILAN, 2007, fq.80

 

[20] po aty, fq.81

 

[21] Berlin, Isaiah: ‘’Idetė filozofike tė shekullit XX dhe katėr ese mbi lirinė’’, Onufri, 1996, fq.328

 

[22] R.Xhemajl: ‘’Konflikti botėror’’, Mozaiku, Kajro, 2002, fq.94

 

[23] Shala, Blerim: ‘’Urat’’, Gani Halili, Prishtinė, 2004, fq. 8-9

 

[24] po aty fq. 9

 

[25] Gellner, Ernest: Kondidat e lirisė-Shoqėria civile dhe rivalėt e saj’’, Dukagjini, Pejė, 2002, fq.52

 

[26] po aty fq.61

 

[27] G.Carl: ‘’Historia botėrore dhe qytetėrimi’’, Vėll.12, Uegen,Tiranė, 2005

 

[28] Shala, Blerim: ‘’Urat’’, Gani Halili, Prishtinė, 2004. fq. 10-11

 

[29] po aty, fq.11-12

 

[30] po aty, fq. 12

 

[31] po aty fq.15-16

 

[32] A. Richard & G. Chris, Z.Sardar & P.Curry: ‘’Postmodernizmi’’, Rrokullia, Prishtinė, 2006, fq.175

 

[33] po aty fq. 175

 

[34] O.Richard & B.Van Loon: ‘’Sociologjia’’, Rrokullia, Prishtinė, 2006, fq.148

 

[35] po aty fq. 148

 

 

 

[36] *http://www.polity.co.uk/giddens5/news/sociology-and-terrorism.asp