Balkancenter Online              

S H Q I P     E N G L I S H    S R P S K O  -  H R V A T S K I       R E D A K S I A






FUNDAMENTALIZMI FETAR SI REAKSION NDAJ MODERNIZMIT DHE SEKULARIZMIT


Shkruan: Avni Rudaku

1.Historiku konciz i diskursit pėr fundamentalizmin fetar-shqiptar nė Kosovė

‘’Rasti i Xhabirit'' elektrizoi emocionalisht opinionin publik kur pa fotografinė e rrahjes sė mavijosur, sidomos tė portretizuar nė ballinėn e gazetės ''Express''.Tani ''Express'' ka kultivuar njė metodė (mund tė duket ndonjėherė edhe spektakulare apo senzacionale) qė edhe me tė ''vėrtetat mė tė dhimbshme'' tė na sfidoj, pėr tė sensibilizuar shoqėrinė dhe institucionet e saj pėr tė qenė koshiente pėr atė qė po sillet pėrreth nesh dhe qė domosdoshmėrisht tė diskutohet nė sferėn publike, por edhe tė sanksionohet kur vlerėsohet situata si e tillė.Ky rast dhe disa tė tjerė sporadik tė dėgjuar publikisht (qė kurrsesi nuk nėnkuptojnė paragjykime ndaj grupeve tė caktura), japin shkas pėr diskurs tė prezencės sė fundamentalistėve islamikė-shqiptarė nė Kosovė, i cili si ''objekt diskursi'' ka qenė latent pėr njė kohė tė gjatė pėr shkaqe politike dhe diplomatike, afrimit tej-sentimental me Perėndimin - qė nėnkuptonte edhe njė ndjeshmėri pėr ''miqtė'' tanė pėr kėtė temė - qė ishin nė njė ''luftė qytetare globale''me kėtė version tė islamit politik dhe tė 'nacionalizuar'.Nė vitet e 80-90-ta e deri kah ēlirimi nga forcat serbe nė Kosovė, ngacmimi pėr kėtė ēėshtje tė fundamentalizmit vinte kohė pas kohe nga politika serbe, tė cilėt justifikonin veprimet e tyre represive dhe agresive ndaj qytetarėve shqiptarė duke lobuar nė Perėndim se po mbrojmė Evropėn nga ''rreziku i pėrhapjes sė fundamentalizmit shqiptar-islamik''.Kishte zėra tė rrallė shqiptarė qė e pranonin atėbotė ekzistimin e fundamentalizmit islamik nė Kosovė si pėr shkaqe politike, por edhe pėr arsye objektive, sepse e vėrteta ishte qė nuk ishte lėndėsuar ndonjė radikalizėm alarmues islam.Reagimet e intelektualėve shqiptarė mė tepėr ishin si nevojė pėr tė argumentuar se kjo ishte ''projeksion serb'', ''sajim dhe artificit serb'', ''shpikje serbe''; pra, kufizoheshin nė mbrojtje, dhe ishte si produkt i etiketimit nga ana e ''tė tjerėve'' dhe nuk lindi aq nga konteksti ynė internal, nė mėnyrė qė imazhi para faktorit ndėrkombėtar tė ishte i dėshirueshėm pėr ne, por edhe qė nuk mundeshim tė pranonim njė stigmatizim tė tillė si ''fundamentalistė''(aspekti i ''vetes nacionale'').Ēėshtjet qė do tė elaborohen nė vijim nuk do tė jenė synim pėr tė gjykuar rastin e ''Xhabirit'' (nuk marrė rolin e prokurorit a gjykatėsit, dhe as nuk mund tė paragjykoj asgjė), por ky do tė jetė shkas pėr tė shtjelluar njė numėr ēėshtjesh qė lidhen me atribuimet e kėtij rasti: fundamentalizmin fetar, versionin radikal tė islamit, shkaqet e ekstremizmit fetar nė botė dhe pasojat e saj edhe nė glokalizmat e llojit tė shoqėrisė kosovare, dallimi nė mes fundamentalizmit fetar nė Kosovė dhe atij internacional, motivet e shfrenimit tė energjisė fetare nė Kosovė, e tė tjerė.Karatizimi fizik i ‘’Xhabirit’’ ėshtė simbol i pafuqisė sė BIK-ės pėr tė menaxhuar kėto antagonizma tė moderacionit islamik dhe radikalizimat e shumėllojshėm fetar, rivalitetet ndėr-menhexhesh (metodash), drejtimesh, variantesh, qė janė edhe me origjinė nga globalizimi, proceset integruese transnacionale dhe akulturizmave, kontaktet variabile kulturore, reaksion ndaj vetė postulateve tė organizimit shoqėror dhe sistemit socio-politik, modernizimit dhe sekularizmit.Por, edhe ndryshimet sociale, kulturore, dhe faktorėt ekonomikė janė arsye se pse parakalojnė individėt nė ‘’shtegtun ngushėllues’’, atė tė fundamentalizmit fetar.

2.Ēfarė pėrmban fundamentalizmi fetar nė shoqėrinė kosovare?Fundamentalizmi bukval dhe racional.


Nė literaturė tė ndryshme politike, sociologjike, religjioze, fundamentalizmi fetar ėshtė i nduarndurshėm dhe nė mjaft vende keqkuptohet, ngatėrrohet dhe shtrembėrohet.Myslimanėt kėtė term e shohin si tendencioz, politik dhe produkt perėndimor pėr t'i atribuar ngjyrime negative islamit.Mirėpo, do tė shohim se nuk ėshtė kėshtu!Fundamentalizmi ka pėrkufizim, ka adresė, dhe ka trajtat e saj tė manifestimit.''Fundamentalizmi, lat.fundamentum, themel, ėshtė njė stil i tė menduarit, ku disa parime pranohen si ''tė vėrteta'' thelbėsore, qė kanė pushtet tė padiskutueshėm dhe tė epėrm, pavarėsisht pėrmbajtjes…shpalosje e pasionit dhe afsh tė shkaktuar nga siguria doktrinare.Deri edhe skepticizmi liberal mund tė thuhet se mishėron besimin fundamentalist qė tė gjitha teoritė duhet tė dyshohen, pėrveēse pėr vetveten!(H.A:''Politika'', Brezi '81, Prishtinė, 2008, fq.61)
Autori dhe diplomati gjerman, njėherazi ambasador nė shumė vende tė botės orientale, drejtor njė kohė tė gjatė pėr informin pranė Brukselit, NATO-sė, Murad Hofmann, thekson se, ''koncepti fundamentalizėm nuk ka ekuivalent tė vėrtetė nė gjuhėn arabe, por ėshtė produkt perėndimor, i menduar tė pėrshkruan fenomenin perėndimor.''(Hofmann, Murad: ''Islami si alternativė'', Furkan ISM-Shkup, 2000, fq.88)Megjithatė, fundamentalizmi fetar mund kuptohet si tendencė e grupeve shoqėrore tė ndryshme religjioze pėr tė mbrojtur bazat themelore tė njė religjioni ose doktrine fetare; nevoja pėr kthim nė besimin original; rivitalizimin dhe akomodimin me kohėn e re; dhe qė pėrjashton gjithēka qė shkon pėrtej egocentrizmit tė tyre dhe tė tė parėve historikė; qė i konsiderojnė si modele identifikimi, dhe si mėnyrė jetese a kulture ideale pėr tė ndjekur. Fundamentalizmi shpėrfaqet nė dy forma: bukval dhe racionalI pari ka tė bėj me interpretimin ''kallėp'' tė tė kuptuarit tė fesė, dhe qė redukton apo pėrjashton si tė drejta leksionet alegorike dhe metaforike tė interpretimit tė librave tė shenjtė.Tė menduarit abstrakt dhe simbolik kėtu nuk ka kuptim sepse vendin e saj e ka zėnė misticizmi, metafizika, letrarizimi mekanik, etj.Hofmann duke hyrė nė origjinėn e njė interpretimi radikal tė Kur’anit tregon se, ''shkolla juridike hanbelite, bashkė me filozofinė epistemologjike esh'arite, bėri njė ndikim tė fuqishėm nė islamin sunnit tė shekullit tė dhjetė nė formė tė fundamentalizmit qė lejon vetėm tė kuptuarit nė formė letrare.Shejh Velijjull-llahu, Muhammed Ibėn Abdulvehhabi, themelues i lėvizjes sė vehabizmit saudit, lėvizja libiane senuse prej vititit 1930, organizata egjiptare Vllezėrit muslimanė dhe Xhematul-islamij e Pakistanit sėrish ngjallėn njė qasje tė tillė''.(po aty, fq.89)
Ndėrsa fundamentalizmi racional ngėrthen mė vete qasjen e intepretimit tė teksteve origjinale fetare, por duke lejuar edhe minimalisht tė interesohet pėr problemet aktuale bashkėkohore, risive, dhe qė tė theksoj se edhe kėto ''aktualitete'' tė jetės moderne mund tė shihen nėn dritėn e ''teksteve burimore origjinale''.Sipas Dr.Murad Hofmann-it fundamentalizmi racional islam filloi tė zhvillohet kah fundi i shekullit tė XIX-tė dhe fillimi i shekullit XX-tė me lėvizjen reformuese selefiste (tekstualisht: kthim nė tė kaluarėn duke imituar shembullin e respektimit).
''Personalitetet e rėndėsishme tė kėsaj lėvizje janė: M.Abduhu nė Egjipt, R.Rida nė Siri, dijetarėt algjerianė Ibėn Badisi, dhe Ibrahimi dhe muslimani evropian M.Asadi.Kjo lėvizje u zhvillua si reagim ndaj paralizės dhe dekadencės sė botės bashkėkohore islame dhe nė pavarėsinė e saj dhe nėnshtrueshmėrinė ndaj Perėndimit.Ky reagim, megjithatė, nė pjesėn mė tė madhe ka ngelur apologjetik.Selefinjtė njėkohėsisht u pėrpoqėn tė pastrojnė Islamin prej elementeve jo-islame tė cilat me kohė u infiltruan nė tė - besimet e kota, tė cilat mes tjerash janė pasqyrė edhe nė adhurimin e varreve dhe shenjtorėve, devijimit sufist dhe elementeve heretike.Kjo qasje e re ndaj burimeve aspak nuk do tė thotė pėrshatje e Kur'anit nė frymėn e kohės, por kundrejt kėsaj, shėnon ripėrtritjen e fleksibilitetit qė ėshtė garancė jo vetėm e qenies sė vet, por edhe e zgjidhjes sė tėrėsishme tė problemeve qė gjatė tėrė historisė dalin nė sipėrfaqe''(po aty, fq. 92, 93, 94)
Pra, siē shihet, edhe fundamentalizmi religjioz kosovar, nuk mund tė kuptohet pa njohur lėvizjet dhe drejtimet e ndryshme qė kacafyten nė botėn islame, dhe pėr pasojė kanė edhe shpėrndarjen dhe bartjen e kėtyre kontradiktave dhe tensioneve te tė gjithė besimtarėt myslimanė tė botės, dhe kėshtu ngjet edhe me besimtarėt tonė qytetarė.

3.Pėrceptimi dhe qasja jo-adekuate ndaj ''fundamentalistėve tonė qytetarė kosovarė''!


Jo vetėm qė islami shqiptar ka specifikat e veta, por edhe ata qė janė tė devotshėm religjio-centrist, kanė veēoritė dalluese nga fundamentalizmi islamik nė Palestinė, Pakistan, Afganistan, e tė tjerė.Nė fillim tė shfaqjes publike mė masovikisht tė ca tė rinjve fetarė me dukje e pamje, gabimi i parė social i shoqėrisė sonė ka qenė pėr kėtė ''grup apo subkulturė religjioze'' atribuimi me etiketime, paragjykime, stereotipe, stigmatizime tė llojeve ''Binladena'', dhe me leēitje.Teoria e etiketimit ėshtė mjaftueshėm e rėndėsishme pėr shpjegimin e njė lloj ''tėrheqjeje mė vete'' tė kėtij target grupi shoqėror.Mė pastaj, filloi tek ''ata'' pėrceptimi se vėrtetė janė ''ndryshe'' nga ''ne'' (mazhoraca kosovare qė janė tė moderuar apo qė nuk 'qajnė' kokėn fortė pėr fe).Kjo ishte faza e parė dhe e dytė e shkėputjes nga sistemi sociologjik kosovar.Dhe tani gjendemi nė njė situatė, kur ''ata'' tashmė janė tė identifikuar si tė tillė, dhe e ndiejnė vetėn me etiketat tona, apo edhe tė tyret.Njė gjė ėshtė e sigurtė se ka shumė faktorė influencues: globalizimi e ka pjesėn e vet nė rolin e ngurtėsimit religjioz te disa kosovarė; anomia shoqėrore pas vitit 1999 kur humb vlefshmėria e kontrollit shoqėror dhe mungesa e normave dhe rregullave shoqėrore qė tregojnė ēfarė duhet dhe nuk duhet tė bėjmė; ardhja e organizatave fetare dhe humanitare, tė cilat pos qė ofrojnė ndihma, suport social dhe moral pėr shumė familje, japin edhe ‘’Bibėl’’, apo ‘’Kur’an’’, apo ndonjė ‘’Behaullah book’’; komunikimi tekniko-teknologjik, interneti, web-sajtet e klikuara, tė shumta me pėrmbajtje fetare, dhe jo monopoli i njė mėnyre shpjegimi tė fesė; pėrkthimi dhe keq- pėrkthimi i shumė librave religjioz nga gjuhė tė ndryshme; humbja e shpresės dhe kuptimit pėr jetėn, sidomos nga pėrjetimi dramatik i luftės nihiliste nė Kosovė dhe ngushllimi me fe; varfėria dhe margjinaliteti i lartė; vėshtirėsitė nė hyrjen e tregut tė punės; pastaj roli i studentėve kosovarė qė studiojnė nė vende tė ndryshme ku aplikohet islami dhe transferi i kundėrshtive tė ''atje-shit'' te ne;frika nga rritja e influencės shiite nė rajonin e Lindjes sė Mesme dhe vendet arabe kanė bėrė qė tė sponzorojnė intensifikimin e frymėzimit nga ''Abdul Wehabi'', i cili kishte njė averzion tė lartė ndaj shiizmit dhe sekteve e tarikateve tė tjera brenda islamit dhe rritjen e intolerancės si konsekuencė; dhe padyshim, tė gjitha ‘’pėrdridhjet’’ qė ndodhin nė skaj tė globit, shpėrndahen edhe nė tėrė rajonet e shtetet e botės.Fundamentalizmi fetar i qytetarėve nė Kosovė ėshtė tendencė edhe pėr t'u integruar nė sistem, por nga njė indiferencė e shoqėrisė sonė dhe institucioneve qė nuk i mirėpresin.Sa mė tėpėr qė mbyllen dyert pėr ata qė ne i atribuohemi si ''radikalė islamikė'', aq mė tepėr do tė mbushmi bateritė e tyre tė izolimit, pėrjashtimit social, dhe kthimit kah vetvetja e tyre apo margjinalizimit si mikro-grupe sociale.''Mbulesa'' e vajzave tė reja, apo pėr mezo-gra nė shkolla dhe universitete duhet tė jetė e padėnueshme dhe toleruese, duke respektuar lirinė e shprehjes sė identitetit edhe nė mėnyrėn dhe stilin e veshjes.Propagandimi i ēfarėdolloj feje qė bėhet nė institucione publike, arsimore, administrative e shtetėrore, tė jetė i sanksionuar normativisht apo me ligj e nene, por jo doemos qė disa shpėrfaqje elemetesh nėse ndihen kėndshėm me to, t'u ndalojmė.Sa mė shumė qė ndihen tė rrezikuar nga imponimi ynė shoqėror, a shtetėror, aq mė tepėr do tė jenė tė frustruar dhe tė irrituar.Fundamentalizmi i tyre nuk ėshtė i llojit tė ''Hamasit lokal'' dhe i pėrzier me nacionalizmin palestinez, por edhe si njė revoltė ndaj pamundėsisė apo vėshtirėsisė (qoftė nė kuptimin subjektiv apo objektiv) pėr t'u integruar nė jetėn tonė si e bėjmė syresh shumica prej nesh.Megjithėkėtė, ata janė qytetarėt e shoqėrisė sonė.Duke u integruar nė shoqėrinė tonė, nuk e ndiejnė vetėn tė vetmuar, tė braktisur apo tė diskriminuar.Pėrmes integrimit dhe solidaritetit ne u mėsojmė atyre edhe ''kursin e sekularizmit dhe pluralizmit fetar''.Pse nė ‘’intervista tė punėsimit’’ shihet njė me mjekėr apo njė me ''shami'' si jo-profesioniste apo jo e dėshiruar pėr institucione nė fjalė?Nė Fakultetin e Psikologjisė ėshtė njė profesor me ''kapele hebreje'', por ėshtė shembull i mirė qė duhet ndjekur pėr tolerancė fetare, sepse ai jo vetėm qė ėshtė shumė profesional, dhe mjaft kontribues qė Fakulteti i Psikologjisė tė mbahet nė ''kėmbė'', por asnjėherė nuk ka shfaqur as edhe dyshimin mė tė vogėl pėr propagandim fetar tė Tevratit dhe Talmudit gjatė leksioneve tė tij.Ne nuk na pengon ''manikyri dhe pedikyri'' i asnjė qytetari, por vetėm kur shkel lirinė e tjetrit, dhe bėhet agresiv.Ēdo lloj propagandimi, presioni, apo nxitje me makiavelizėm tė pėrhapjes sė feve duhet tė ndėshkohet dhe nga askush tė tolerohet.Pėrndryshe, tė gjithė kanė hapėsirėn e tyre personale dhe private tė lirisė fetare.

4.A ka radikalizėm fetar nė Kosovė?


Radikalizimi fetar nė shoqėrinė kosovare nuk ėshtė i organizuar, sistematik, i pėrpunuar.Ėshtė difuz, i shpėrndarė, dhe nė mikro-grupe tė vogla fetare.Ka edhe ndasi dhe fraksione edhe brenda llojit tė shprehjes sė fundamentalizmit islamik.Shkolla tradicionale islame nė Kosovė qė e vazhdon me besnikėri Bashkėsia Islame ėshtė e shkollės Hanefite( lexo: Ebu Hanife ishte dijetar islam), por edhe kjo nuk zbatohet ashtu, siē porosisin librat teorikė.Brenda islamit ka shkolla tė ndryshme tė interpretimit tė doktrinės islame, por dallojnė mes tyre jo aq thelbėsisht, sa kanė tė bėjnė me ca aspekte tė metodologjisė sė pėrhapjes sė fesė, qasjes ndaj politikės dhe shteteve ku nuk zbatohet islami; ca elemente kozmetike apo ''mekanikės sė ritualeve'', pėr disa ''elemente sekondare'' apo ''terciare'', si skenari i faljes, etj.Katėr shkollat legjitime tė zbatimit tė islamit teorik janė adaptuar nė vende tė ndryshme.’’Hanefitė kosovar’’ janė mė liberal dhe tė lehtė pėr t'u akomoduar me modernitetin, duke mos shfaqur oreks pėr pushtet politik apo tė zotėrojnė sferėn publike dhe shtetėrore.Duhet dalluar nė mes vete shkollat fetare, menhexhet, tarikatet, rendet, sektet, lėvizjet fetare, lėvizjet mileniare, kultet (vė re: nė njė shkrim tjetėr do tė flasim pėr to).Mirėpo, etiketat ''mjekrosha'', ''tė blerė'', ''fanatikė'', ''pantollon-shkurtėt'', etj., kanė efekte tė kushtueshme, margjinalizuese, por asgjė nuk shpjegojnė dhe janė paragjykuese.Prandaj, sa mė larg etiketimit, dhe tė tė kuptuarit tė tyre, dhe fillimi i njė procesi bashkėbisedimi.Kur Obama tha: do tė dialogojmė edhe me grupet e ''dyshimta'', qė janė maksimalisht mė tė ''vėshtira'' sesa te ne, pse tė mos aplikojmė edhe ne ''praktikėn obamiane'' tė dialogut?!.Sa mė shumė qė grupet shoqėrore janė ndier tė rrezikuar dhe tė pasigurtė, aq mė shumė janė radikalizuar dhe autizuar.Prandaj, ideja strategjike ėshtė tė ndalim etiketimin, stereotipet dhe paragjykimet me terma qė kanė pėrmbajtje negative dhe tendencioze, por tė integrohen edhe ata nė institucione tė bashkėsisė islame dhe ēdo tendencė e jonė qė t'i lėmė jashtė institucioneve i bėn mė pak tė parashikueshėm dhe mė anarkik.

5.Shkaqet e fundamentalizmit fetar:

1.Reaksioni ndaj modernitetit dhe postmodernitetit. Nė modernitetin perėndimor nuk ka ''tė vėrteta tė mėdha'', por qėndron esencialisht paradigma e ''relativizimit tė sė vėrtetės''.Sekularizmi ka fituar ndaj sakrales.Roli i religjionit ka mbetur ''mė periferik'' dhe si ēėshtje private.Konflikti shoqėror pranohet nė shoqėrinė liberale dhe demokratike.Thuhet edhe hapur se asgjė nuk ėshtė e sigurtė, dhe ka ''tė vėrteta tė ndryshme''.Askush nuk ka monopol ndaj tė vėrtetės, pos pasiguri, dyshim, dhe paqartėsi.Dhe fundamentalistėt fetarė, si revoltė nga kėtyre konditave teorike dhe filozofuese tė jetės moderne dhe postmoderne, e gjejnė ''sigurinė dhe tė vėrtetėn vetėm nė botėn e tyre''.Ata qeshin me ne: qysh bre nuk po mundeni me gjetėn tė vėrtetėn?A t'ju tregojmė ne? Ne e kemi, hiē nuk pėrtojmė tė ju plasojmė, mjafton ta besoni?!!!
2.Frika nga humbja e identitetit
Nė kohėn tonė identiteti ėshtė i ndryshueshėm mė lehtė, ėshtė dinamik dhe evolues, ka karakter vulnerabėl, ēėshtje zgjedhjeje personale (jo nė kuptimin absolute, kjo dihet!), multi-religjioziteti, praktikat e ndryshme tė meditimit dhe yoga-ve, kultet e ndryshme tė adhurimit dhe lėvizjet mileniare-shpėtimtare, e tė ngjashme.Dhe kjo bėn qė njerėzit tė ndjejnė njė ''frikė nga humbja e identitetit'', apo siē definohet shpesh ''krizė identiteti''.Kredoja e saj ėshtė: ēfarė tė besoj nė kėtė shumėllojshmėri pikėpamjesh, religjionesh?Disa pėrgjigjen me ‘’kthim nė fundamentalizėm fetar’’.


3.Fundamentalizmi fetar si njė formė fetare e nacionalizmit.

Ėshtė atraktive tė kuptosh qė minimi i vetėdijes nacionaliste nėnkupton dhe maksimalizim tė ndonjė forme tjetėr tė radikalizimit dhe ekstremizmit.Shumė autorė kanė arritur konsesion shkencor se, ''fundamentalizmi fetar ėshtė edhe si njė formė fetare e nacionalizmit, apo nė simbiozė me tė''.Vetėm tė kujtojmė Ernest Gellnerin!

4.Pakėnaqėsia me shoqėrinė sekulare.


Fundamentalizmi fetar paraqet njė revoltė kundėr shoqėrisė moderne shekullare, e cila ndan fenė nga politika, si dhe nuk po arrin qė tė pėrmbush nevojat njerėzore shpirtėrore.Janė dy shpjegime pse doli fundamentalizmi fetar nė fund tė shekullit XX-tė, ''-shprehet autori Andrew Heywood.''Njėri e sheh fundamentalizmin thelbėsisht si shmangie, si njė shenjė tė rregullimit qė bėjnė shoqėritė ndėrsa mėsohen me kulturėn moderne dhe shekullariste.I dyti thotė beson se ėshtė pasojė e dėshtimeve tė shekullarizmit pėr ta plotėsuar nevojėn njerėzore pėr njė tė vėrtetė ''mė tė lartė'' apo shpirtėrore''.(H.A:''Politika'', Brezi '81, Prishtinė, 2008, fq.60)

5.Fundamentalizmi si oponencė e postmodernitetit dhe demokracisė-neoliberale.


Nė shoqėrinė qė po ecim tutje, postmoderne, individualizmi ėshtė bėrė pėrparėsi ndaj solidaritetit apo indoktrinimit fetar apo rreshtimi nė grupimet e llojit religjioz.Nuk ka ''narracione kapitale'', por postmoderniteti si filozofi politike nė tė cilėn sendėrtohet sidomos nga Perėndimi, konsiston nė debat, diskutim, diskurs, dhe opinione diversive.Fundamentalistėt fetar ironizojnė me ''fundamentalizmin postmodern'' qė nuk po lejojnė oponencė kursi: fundamentalizmin fetar!!!
Pse nuk duhet me forcė e dhunė me iu kundėrvė fundamentalistėve fetar tė tė gjitha religjioneve dhe te tė gjitha shoqėritė? Ata nuk i frikėsohen vdekjes dhe e dėshirojnė vdekjen mė shumė se na qė e dashurojmė jetėn.Ata thojnė ''rroftė vdekja!'', e ne jo qė nuk guxojmė tė flasim aq lehtė pėr ''vdekjen'' por as edhe me siguri tė plotė pėr vetė jetėn!Ndoshta mė mirė do tė ishte tė gjithė tė ishin ''fundamentalistė'' nė raport me veten e tyre, por nė raport me tė tjerėt, tė provojmė tė kultivojmė pluralizmin fetar dhe tolerancėn ndėr-religjioze, qė mohon eksluzivitetin fetar, por inkluzionin.Tek e fundit, ka plot agjensi qė mund tė na dėrgojnė nė parajsė!Vėshtirė tė dal edhe unė nga ‘’fundamentalizmi postmodern’’!Njeriu, kjo qenie ‘’homo fundamentalus’’!Fundamentalizmi tė jep pėrkatėsi sociale, prandaj do tė paraqitet sa herė qė njerėzit ndihen tė vetmuar apo edhe tė ‘’lėnė anash’’, tė atomizuar!


6.Fundamentalizmi ėshtė prezent te tė gjitha fetė

Fundamentalizmi ka distribucion nė tė shumicėn e feve, sekteve, rrymave, tarikateve, apo kulteve tė shumėllojshme fetare, mistike, okultiste.Kemi fundamentalizėm budist, judaist, krishterė, hindu, konfuēian, sikurse qė ekziston edhe fundamentalizėm islamik.Besimtarėt myslimanė ishin tė fundit qė e zhvilluan fundamentalizmin e variantit tė vet, pėrkatėsisht, gjatė viteve tė 60-ta tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX-tė, si reaksion ndaj modernitetit, sekularizmit, filozofisė politike tė liberalizmit dhe neo-liberalizmit.
"Fundamentalizmi ėshtė i proviniencės kristiane - protestante amerikane, i lindur nė shekullin XIX si protestė, si reaksion nė paraqitjen nė skenėn botėrore tė liberalizmit dhe modernizimit ekstrem, e veēanėrisht si reaksion ndaj pozitivizmit dhe evolucionizmit, si reaksion ndaj tė kuptuarit dhe tė komentuarit tė dokumenteve themelore tė Kristianizmit. Pėrveē ai ishte reaksion edhe ndaj aksioneve tė faktorėve tė brendshėm kundrejt lėvizjes kundėrshtare "Social Gospel" (Ungjilli social), lėvizje kjo qė angazhohej pėr harmonizimin sa mė tė madh tė Ungjillit me rrethanat shoqėrore tė Perėndimit"(lexo: Topiq, Franjo:''Fundamentalizmi i krishterė'').Ėshtė interesante kjo ka tė vėrtetė dhe lidhet edhe me kontekstin tonė kosovar.Bashkėsia islame ka pėrqafuar lehtėsisht rrethanat dhe ndryshimet shoqėrore e kulturore nė Kosovė; kontekstin e traditave dhe nevojės socio-politike pėr kohezion dhe minim tė vetėdijes fetare ekstreme, duke kaluar nė atė qė mund ta quajmė ''moderacion islamik''.Pastaj, nė gjithė botėn shkolla e drejtimit tė Ebu Hanifes akuzohet nga tė gjithė rrymat e praktikimit ''fjalė-pėr-fjalė'' tė islamit se e ka ''lėshuar rrugėn e Zotit'', dhe ka akceptuar ''Zotin e bashkėkohores''.Prandaj, fundamentalistėt fetarė konsiderojnė se duhet t'i kthehemi ''burimeve tė gjeneratės sė parė'' dhe evitimin e ēdo lloj risie pėrmbajtėsore apo interpretuese tė Kur'anit.''Dyertė e interpretimit dhe tė tė kuptuarit tė Kur'anit janė tė mbyllura'', - mėtojnė ata.Megjithėkėtė, Bashkėsia Islame ka nevojė pėr reforma dhe tė ridimensionohet nė planin organizativ, struktural, dhe menaxhimin e mospėrputhjeve qė lindin nė xhami dhe jashtė saj, sepse tė rinjtė kanė nevojė qė tė shohin nga imamėt e tyre se po flasin me njė gjuhė ‘’jo tė meseleve’’, por qė pėrcjellin ndryshimet sociale dhe globale, dhe flasin pėr ‘’temat’’ qė ata brengosen.Bashkė me ndryshimet qė po ngjajnė nė shoqėrinė kosovare, duhet tė ecėn edhe kursi i organizimit tė jetės religjioze nga Bashkėsia Islame.
Fundametalizmi judaist. I gjithė fundamentalizmi judaist mund tė kuptohet nga intervista e dhėnė nga Karen Armstrong, njė autore e famshme pėr religjionet e botės, njėherazi edhe si punjoėse e rėndėsishme nė njė kėshill pėr ēėshtje fetare dhe ekumenike pranė OKB-sė.Ja si e shpjegon ajo konfliktin arabo-izraelit dhe fundamentalizmin ultra-ortodoks tė disa hebrejve:
''Konflikti arabo-izraelit ka filluar, nga te dy anėt, si njė konflikt krejtėsisht shekullar rreth njė pjesė toke.Zionizmi ka filluar si kryengritje kundėr judaizmit religjioz, madje nė fillim rabinėt ortodoks patėn shpallur Zionizmin si shekullarizėm blasfemues i Tokės sė Izraelit, njė nga simbolet mė tė shenjta tė Judaizmit. Ngjashėm ideologjia e PLO-sė ishte shekullare, dihet se shumė nga palestinezėt janė tė krishterė. Pėr fat tė keq konflikti u lejua tė acarohet; nė tė dy anėt konflikti u bė i shenjtė, andaj edhe shumė mė i vėshtirė pėr tu zgjidhur. Sa i pėrket Judaizmit, shteti shekullar i Izraelit ka inspiruar secilėn lėvizje fundamentaliste, ngase si i tillė pėrfaqėson aq grafikisht depėrtimin e karakterit shekullar nė jetėn fetare ēifute. Disa fundamentalist ēifutė e shohin me plot pasion shtetin e Izraelit madje edhe e konsiderojnė atė si tė shenjtė; involvimi nė politikėn izraelite konsiderohet si akt i shenjtė i tikkun-it, restaurimit tė botės; vendbanimi nė territoret e okupuara ėshtė gjithashtu njė akt i tikkun-it qė do tė nxisė ardhjen e Mesisė siē besojnė disa. Megjithatė, ēifutėt ultra-ortodoks shpesh janė deklaruar kundėr shtetit tė Izraelit: disa e shohin atė si diēka e ligė urrejtėse (ēifutėt duhet tė presin qė Mesia tė themeloj njė shtet fetar nė Tokėn e Shenjtė) kurse disa tė tjerė mbajnė qėndrim krejt neutrale duke iu shmangur sa mė shumė qė mundėn. Pėr shumė ēifutė Izraeli simbolizon feniksin e ngritur nga hiri i Auschėitz-it.(shih: intervistė me Karen Armstrong, Andrea Bistrich - gazetarė nė Munih, Gjermani. Pėrktheu dhe pėrshtati:Jeton Mehmeti, Kuala Lumpur, 5.11.2007 Islamica Magazine, No. 20)
Nė fund fare, vlerėsojmė se jetojmė nė epokėn e ekstremeve dhe fundamentalizmave nga mė tė ndryshmit, por edhe tė lirisė dhe zgjedhjes multiple, prandaj menya postmoderne ka edhe specialitete jo lehtė tė gėlltitshme.Mirėpo, tė pranuarit dhe institucionalizimi i konfliktit shoqėror, si dhe ėshtė shpresėdhėnėse krijimi i njė kulture tė dialogut qė duhet mbėshtetur nė atė qė ėshtė e pėrbashkėt e jonė, kurse dallimet duhet lėnė nė plan tė dytė.E, kjo ėshtė pjesė e dalur edhe nga ‘’Deklarata ndaj etosit botėror’’, tė nėnshkruar prej Parlamentit Botėror tė Religjioneve, i mbajtur nė Chicago nė vitin 1993.