Balkancenter Online              

S H Q I P     E N G L I S H    S R P S K O  -  H R V A T S K I       R E D A K S I A




DERI KU MUND TE SHTRIHEN KUFINJET IMAGJINAR TE PLURALIZMIT FETAR?

Shkruan: Fadil LEPAJA



Autoritete shkencore pohojnė se kufijtė e pluralizmit tė dėshiruar apo tė toleruar nė njė shoqėri gjithsesi janė imagjinarė dhe nuk mund tė zgjerohen nė pafundėsi. Nė raste tė tilla , kur kėta kufijtė tejkalohen , proceset dezintegruese mbizotėrojnė duke krijuar shoqėri paralele dhe duke e bėrė konfliktin , nė vend tė dialogut social, si mekanizėm tė rivendosjes sė baraspeshės sė re.

Njerėz me mjekra tė gjata, me pantollona treēerek dhe femrat e mbuluara me shamia janė bėrė tashmė pjesė e pėrditshmėrisė tonė. Duke iu referuar pamjeve televizive tė luftėtarve taleban, apo pamjeve nga vende ekzotike, nga njė botė e largėt dhe e panjohur pėr ne, ata ngjallnin njė skepsė, njė frikė te njerėzit tė mėsuar me mėnyrėn evropiane tė jetės dhe tė menduarit. Aq mė tepėr qė, shumė shpejtė ata filluan tė kėrkojnė hapėsirėn e tyre nėpėr xhamia dhe nėpėr ndeja, duke mos hezituar tė jenė edhe agresiv dhe imponues . Reagimet e shoqėrisė dhe sidomos Bashkėsisė Islame tė Kosovės nuk rezultuan tė jenė tė suksesshme nė pėrballjen me kėtė fenomen tė ri. Numri i tyre vetėm sa erdhi duke u shtuar . Ky fenomen , fillimisht i shpjeguar si pasojė e financimit nga organizata arabe dhe islamike tė cilat erdhėn nė Kosovė pas lufte, u pa tė jetė rezistent edhe pas shkuarjes sė shumicės sė tyre nga kėndej. Ata filluan,hap pas hapi tė marrin disa nga xhamitė nėn kontrollė, hapėn shkolla fetare pėr fėmijtė nėpėr tėrė Kosovėn, hapėn kurse tė gjuhės arabe dhe angleze, shkolla pėr kompjuter dhe shumė shkolla dhe klube tjera ku me kushte tė volitshme tė rinjtė zhvillojnė aktivitete tė pėrditshme tė mėsimit dhe aftėsimit pėrkrah aktiviteteve fetare.

Disa incidente , tė cilat u pėrcollėn nga mediat aktualizuan idenė se kemi tė bėjmė me njė mėnyrė ndryshe tė jetės shoqėrore tė tė rinjve dhe me njė pikėpamje krejt tjetėr me atė qė jemi mėsuar deri mė tani pėr rolin e fesė nė shoqėri.

Kėrkesa pėr uniforma fetare nė shkolla laike (shamia dhe veshja karakteristike), kėrkesa pėr objekte kulti ( tė faljes) brenda institucioneve dhe kompanive ( Biblioteka kombetare, disa fakultete etj ) , angazhimi pėr njė jetė plotėsisht nėn rregullat e librit tė shenjėt ( Kur’an) i gjeti tė papėrgatitur jo vetėm qytetarėt por edhe institucionet dhe elitėn kulturore e politike tė vendit.

Ēka ėshtė fe e ēka ėshtė politikė kėtu?

Ėshtė fjala pėr njė lėvizje pėr ringjallje fetare apo pėr njė lėvizje politike pėr riorganizim tė shoqėrisė dhe institucioneve mbi parimet islamike ?
Kush janė kėta njerėz me mjekra tė gjata dhe tė veshur me pantallonat dalluese (treēerek) tė cilėt nuk kanė mbiemra arabėsh, por janė nga lagjja jonė? Kush janė kėto femra me fes tė cilat nuk janė pjesė e serialeve televizive arabe por vajza nga lagjet, nga qytetet dhe fshatrat tona?
A na rrezikojnė ne dhe mėnyrėn tonė moderne tė jetės dhe synimet kombėtare e qytetare tashmė tė njohura tė popullit tonė?
Sa mė shumė zhurmė qė po bėhet, pas ēdo incidenti qė ndodhė , e kuptojmė se nuk i jemi qasur kėsaj ēėshtjeje me sinqeritet, me durim, me guxim dhe me vizion !

Incidenti nė Drenicė dhe polemika e imamėve

Ka apo s’ka vehabist nė Kosovė , kjo ėshtė pyetja kryesore tė cilėn e shtrojnė kėto ditė mediat nė Kosovė, sidomos pas rrahjes masive nė xhaminė e fshatit Zabel i Ultė nė Drenas ku u rrah pa mėshirė kryetari i degės sė Bashkėsisė Islame nė Drenas, Osman Musliu.
Duke komentuar akuzat e Mulla Osmanit se ėshtė rrahur nga vehabijtė , nė njė intervistė pėr Express Z.Shefqet Krasniqi, imam i Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė dhe profesor nė Fakultetin e Studimeve Islame, thotė pa kurfar dileme se “nė Kosovė nuk ka Vehabi” duke dhėnė me kėtė rast edhe disa sqarime tė njohura pėr dijetarin Muahmed Abdul Vehab dhe reformat e tij nė Arabinė Saudite dhe mė gjerė. Ai thotė se kjo qė po ndodhė ėshtė se “nė Kosovė ka njė kthim tė mirė tė rinisė nė Islam”. Ndėrkaq, mulla Osmani, kryetarė i BIK nė Drenas, i rrahuri i radhės , nga xhemati i fshatit tė Zabelit tė Ultė , apo nga vehabitė si pohon ai, ka mendim krejt tjetėr. Ai alarmon pėr prezencėn e vehabive si i quan ai ,nė Drenas dhe nė Kosovė, duke denoncuar pėrpjekjet e tyre pėr tė marrė BIK-un.

Ka apo ska ambicie politike lėvizja e ringjalljes islamike nė Kosovė ?

Ka apo ska Vehabi nė Kosovė, kjo pyetje pėrsėritet me ngulm nga gazetarė, politikan dhe kalemxhinjė tė ēdo lloji? Dhe pėrderisa gazetarėt , qytetarėt e nė veēanti besimtarėt e hutuar mendojnė dhe diskutojnė me ngulm pėr kėtė ēėshtje, nė fakt dilema e vėrtetė mbetet ende e pa pėrfolur dhe kjo do tė mund tė formulohej pak a shumė nė formėn e njė pyetjeje krejt tjetėr:Ka apo s’ka ambicie politike lėvizja e ringjalljes islamike nė Kosovė ?
Se nė Kosovė ka njė ringjallje tė interesimit tė popullatės pėr fenė dhe se kjo ndodhė kryesisht ndėr tė rinjėt kėtė fakt tashmė nuk e mohon askush. A ėshtė kjo njė lėvizje e rikthimit tė rinisė nėpėr xhami vetėm njė ringjallje e besimit nė zot dhe besimit nė vlerat e predikuara nė librin e shenjėt ( kur’an ) apo ėshtė njė lėvizje politike me ambicie pėr tė marrė fillimisht tė institucionet fetare dhe me mision qė pastaj ti qaset reformimit tė krejt shoqėrisė kjo ėshtė dilema themelore rreth sė cilės nė shoqėri duhet hapur njė diskutim serioz me pretendim tė rreshtimit afatgjatė pas njė filozofie qytetare, perėndimore ku ka vend pėr pluralizėm fetar por ku nuk ka dhe nuk guxohet mė tė lejohet asnjė alternativė tjetėr pėrpos organizimit demokratik tė shoqėrisė.
Lėvizjet reformiste , brenda dhe jashtė bashkėsisė islame dhe ēka ėshtė mė me rėndėsi nė vetė gjirin e besimtarėve mysliman , qoftė tė filluara nga individ apo grupe, ėshtė esenciale tė definohen pėr nga synimet e tyre afatgjata nė drejtim tė synimeve drejt shoqėrisė dhe shtetit.
A janė vėrtetė kėto lėvizje vetėm njė orientim tjetėr i njė pjese tė xhematit dhe tė imamėve tė rinj tė cilėt ,tė liruar nga komunizmi dhe pushtuesi shprehen mė lirisht dhe aplikojnė islamin i cili prej tyre pohohet tė jetė i vėrtetė ? Mbase edhe mund tė jetė. Ēdo pohim apo mohim i shpejtė, i individėve apo i burokracisė pėr bindjen time do tė ishte i pavend sepse pėr kėtė ēėshtje e cila ka tė bėjė me synimet afatgjata tė civilizimit shqiptarė si pjesė e pandarė e civilizimit perėndimor do tė duhej tė bėhen hulumtime dhe diskutime tė thella mbrendakombėtare dhe me aleatėt tonė strategjik.
Nė fakt, pohimi pėr njė ringjallje fetare me vlera pozitive del nga njė intervistė e Imamit tė Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė dhėnė gazetės Express.
Derisa pohimet e imamit Krasniqi , nėse janė tė qėndrueshme , synojnė njė pluralitet nė qasjen ndaj fesė, se fundja pothuajse tė gjithė pajtohen lidhur me formėn e deformuar tė aktivitetit fetar nėn komunizėm dhe nėn jugosllavi . Hoxhollarėt injorantė qė nė pjesė tė madhe pėrpos angazhimit tė tyre fetar merreshin edhe me punė tė “hyqmit” ishin dukuri e komunizmit jugosllav. Por lėvizja shtetformuese e Kosovės ishte pėrkrahur fuqishėm nga BIK-u dhe nė fakt gjat kėsaj periudhe kishte pėsuar nje reformė tė brendshme dhe me lėvizje kadrovike tė rėndėsishme prandaj pjesa mė e madhe e hoxhallarėve tė socializmit, kanė dalė biologjikisht nga rrjedha.

Vėllazėria islamike dhe solidariteti me “vėllezėrit mysliman”

Grupe militante tė cilat fenė e shikojnė si vėllazėri politike dhe thėrrasin pėr angazhim dhe mobilizim politik pėr ēėshtje tė ndryshme politike tė vendeve arabe apo tutje .si Palestina, Iraku, Afganistani etj. duke u pozicionuar , nė emėr tė fesė nė pozita krejt tė kundėrta , madje edhe tejet armiqėsore me orientimet strategjike tė shoqėrisė dhe shteti tonė duket tė jenė temė e vėrtetė e kėtyre diskutimeve por e cila zhvillohet mjaftė konfuze dhe me terminologji tejet tė pasaktė..
Kėto karakterizohen edhe me retorikėn e mos durimit dhe armiqėsisė sė tyre kryesisht ndaj disa shteteve tė fuqishme mike , tė botės perėndimore tė cilat e mbėshtetėn popullin shqiptar e veēanėrisht atė tė Kosovės nė pėrpjekjet e tona pėr liri kombėtare , pėr njė shoqėri demokratike dhe orientimin afatgjatė pėr integrime politike dhe shoqėrore nė kontinentin mėmė .
Ekziston bindja e pėrgjithshme se islami politik , i cili mbėshtetė platformėn e integrimit islamik pėrkatėsisht vėllazėrisė islame pavarėsisht kombėsive, racave , dhe kontinenteve nuk ka ndonjė mbėshtetje reale nė popullin shqiptar edhe mė pak nė Kosovė , madje as nė rininė e cila gjithnjė e mė tepėr po i mbushė xhamitė tona.
Paaftėsia e ideologėve tė politikės sė re pėr tė bėrė kėto dallime dhe nuancime po sjell huti tė madhe nė angazhimet e shtetit dhe institucioneve tona kundėr ideologjisė e cila frymėzon organizata terroriste tė cilat nė emėr tė fesė vrasin civil dhe shkatėrrojnė objekte anembanė globit, pa e zgjedhur viktimėn.

Reformat

A duhet bllokuar reformat dhe pluralizmin fetar nė kuadėr tė vetė bashkėsisė dhe xhematit islamik me terminologji tė pėrgjithėsuar apo duhet njė qasje e re, krejtėsisht ndryshe ndaj kėtij fenomeni para tė cilit deri tani kemi reaguar gabueshėm , qoftė me panik tė paarsyeshme, qoftė me injorim dhe nėnēmim po aq tė pa pranueshėm?
Diskutimet , senzacionaliste dhe plot pasione , nėpėr mediat vendore qoftė pro apo kundėr, deri mė tani kanė sjellė mė shumė dėme se sa dobi. Nė fakt, nė vend tė mediumit ku do tė zhvillohej njė diskutim pėr reforma kompatibile me shoqėrinė tonė demokratike qė po e ndėrtojmė, ato kanė qenė mė tepėr arenė ku ėshtė zbrazur dufi i grupeve tė armiqėsuara mes vete tė cilat pretendojnė tė pėrfaqėsojnė xhematin.
Reformat e bllokuara , qoftė nga mediat qoftė nga institucionet do tė e deligjitimonin edhe mė tej Bashkėsinė Islame, duke e paraqitur atė pa tė drejtė si si njė organizatė shtetėrore dhe jo fetare , dhe duke e bartur kėshtu luftėn pėr reforma fetare nė teren politik sepse grupet e ndryshme pėr tė fituar hapėsirė do tė detyroheshin tė zhvillojnė luftė politike pėr institucione tė fesė. Nėse kjo luftė do tė rezultonte e pasuksesshme atėherė ėshtė ēėshtje kohe kur kjo do tė shndėrrohej nė njė lėvizje politike pėr reformimin e krejt shoqėrisė mbi baza tė fesė.

Shteti nuk duhet tė lihet i zhveshur pėrballė qytetarit

Nėse koka ėshtė rritur mė shumė se kapela, padyshim se ėshtė ide e gabuar tė pėrpiqesh pafundėsisht qė kokėn tė ia pėrshtatėsh kapelės, por duhet gjetur kapelė qoftė me madhėsi apo ngjyrime tjera pėr njė kokė tė rritur e cila madje ka ndryshuar edhe formė.
Pėrvoja e deritanishme ka dėshmuar se njė shoqėri ėshtė e vėshtirė tė funksionoj vetėm me kushtetutė , ligje dhe me institucione ( represion ).
Asaj i duhet njė ide e sė mirės dhe e sė keqes , njė sistemi tė vlerave i pranueshėm pėr shumicėn e njerėzve dhe njė ideje qė do tė e mbėshtetshin tė drejtėn e ekzistimit tė shtetit laik si arbitėr dhe si garantues i shumė proceseve nė shoqėri. Nėse mbetet vetėm shteti i zhveshur pėrballė qytetarit , atėherė lindė ideja e njė shteti dhe shoqėrie tjetėrfare pėr tė cilėn kam bindjen se populli ynė nuk e synon, por atėherė do tė jetė vonė, sidomos kur nė emėr tė lirisė fetare tė fillojnė tė shpėrthejnė veturat pranė shkollave apo pranė shtėpive tė atyre qė mendojnė ndryshe apo i luten zotit dhe falen ndryshe.

Ēka po ndodhė dhe a ėshtė i mundshėm diskutimi akademik rreth vendit

tė fesė dhe organizatave fetare nė shoqėri?

Para disa vitesh isha vijues nė njė universitet veror qė u mbajt nė tri qytete tė BeH dhe Kroacisė ( Sarajevė, Mostarė dhe Dubrovnik) me temėn “Feja dhe Jeta Publike” ku pėr 23 ditė rresht dėgjuam ligjėrata nga profesorė eminent nga perėndimi por edhe nga bota islames si Egjipti, Turqia , etj pėr ēėshtjen e bashkėjetesės sė komuniteteve tė ndryshme fetare dhe raportin e tyre me shoqėrinė demokratike. Nė fakt , ky universitet veror ishte organizuar nga disa universitete me renome ( Nė mes tyre ai i Bolonjės dhe Bostonit ) dhe intelektual nga e mbarė bota.
Ideja e zhvillimit tė njė diskutimi akademik dhe qytetar nė hapėsirat tona do tė ishte e mirėseardhur dhe do tė mundėsonte artikulimin edhe mė tė qartė tė shoqėrisė Kosovare dhe shqiptare nė pėrgjithėsi tė idesė evropiane dhe orientimit tonė tė pakthyeshėm drejt integrimeve nė kontinent. Feja dhe roli i sajė nė jetėn tonė ėshtė tepėr serioze pėr tė lejuar qė rreth sajė tė diskutojnė vetėm imamėt apo vetėm burokracia politike, sepse pėrvoja na mėson se angazhimi i tyre nė fakt zhvillohet pėr motive krejt tokėsore dhe shpeshherė krejt banale qė kanė tė bėjnė me grupe, klane dhe pėrfitime tė natyrave tė ndryshme.

Kufijtė imagjinarė dhe tė limituar tė pluralizmit

Dhe, sėrish, pyetja njerėzore kush e rrahu mulla Osmanin? Ose pse u rrah mula Osmani? Pėr motive fetare ( nga xhemati), pėr motive politike ( grupimet politike dhe tendenca pėr ndikim nė BIK), pėr motive ideologjike ( Vehabistėt ), pėr motive private, apo pėr motive klanore brenda BIK-ut apo fshatit?
Nga kjo ngjarje mė shumė rezulton tė ketė pyetje se sa pėrgjigjje! A do tė munden edhe nė tė ardhmen zyrtarėt e BIK-ut tė emrojnė imamėt pa pėrkrahjen e xhematit, apo ndonjė grupi tė fortė tė tyre?
Padyshim, policia dhe drejtėsia do tė trajtoi kėtė ngjarje sipas kritereve tė tyre dhe si e tillė nuk do tė duhej tė ishte objekt diskutimi, pėrpos ndoshta e advokatve dhe e grupeve pėr tė drejtat e njeriut. Pėr ne do tė ishte me interes tė kemi njė pėrgjigje pėr masat qė duhet ndėrmarrė si shoqėri pėr tė evituar nė tė ardhmen incidente dhe pėrēarje tė kėtilla nė mes tė qytetarėve duke pasur parasysh se po jetojmė nė njė shoqėri ku sasia e dallimeve rrezikon tė tejkalojė sasinė e ngjashmėrive . Autoritete shkencore pohojnė se kufijtė e pluralizmit tė dėshiruar apo tė toleruar nė njė shoqėri gjithsesi janė imagjinarė dhe nuk mund tė zgjerohen nė pafundėsi. Nė raste tė tilla , kur kėta kufijtė tejkalohen , proceset dezintegruese mbizotėrojnė duke krijuar shoqėri paralele dhe duke e bėrė konfliktin , nė vend tė dialogut social, si mekanizėm tė rivendosjes sė baraspeshės sė re e cila me gjasė nuk do tė ishte e kėnaqshme dhe e pėlqyeshme pėr synimet e deklaruara afatgjate tė shoqėrisė tonė.