Balkancenter
Online
REGJIONET E BASHKEPUNIMIT
Nga: Fadil Lepaja
Globalizimi dhe regjionalizimi , vetėm nė dukje tė parė mund
tė shihen si kundėrthėnės, nė fakt janė pjesė e tė njejtit
proces i cili nė nivele tė caktuara tė strukturės shoqėrore
dezintegron pėr tė integruar nė njėsi tė lartė apo
anasjelltas. Nė shkallė globale, sjell deri te integrimi ,
dhe ndėrveprimi mė i rritur i shoqėrisė globale, apo
civilizimeve tė caktuara.
Regjioni thyen barierat e brendshme pėrmes faktorve
centrifugal, dhe rritė shkallėn e integrimit, duke
shfytėzuar maksimalisht faktorėt integrues. Nė parim , nuk
mund tė ketė integrim pa dezintegrim tė caktuar, por
integrimi nė njsi regjionale nuk synon tė zėvendėsoi shtetin
dhe funksionet e tijė, por vetėm pėrcjell bartjen e
kompetencave nga poshtė lartė dhe anasjeltas. Nė kuadėr tė
integrimeve kontinentale, sidomos nė procesin e integrimit
tė BE, mjaft kompetenca nga shteti nacional janė ,
mexhithėse me vėshtirėsi tė theksuara, duke u bartur nė
nivel eropian. Poashtu, njė pjesė e funksioeve tė shtetit po
barten nė regjione dhe komuna, nė kuadėr tė procesit tė
decentralizimit dhe tė demokratizimit esencial tė shoqėrisė.
Organizimi nė baza regjionale thjeshtėzon edhe bashkėpunimin
mbrenda vendit, ndėrsa kur ėshtė fjala pėr regjion qė
shtrihet nė disa shtete atėher e thjeshtėson edhe
bashkėpunimin mes tyre, duke shfrytėzuar energjinė
integruese te tijė nė funksion tė bashkėpunimit
ndėrshtetror. Nė fakt krejt kjo bhet nė emėr tė rritjes sė
efikasitetit dhe racionalizimit.
Tė
ndėrtosh njė regjion nuk mjafton vetėm vendimi politik, por
duhet tė ekzistoj dėshira e qytetarėve dhe grupeve shoqėrore
si forcė mė e vetėdijshme pėr njė integrim tė tillė.
Nganjėher kjo nxitet nga dėshira e njė grup shoqėror,
etnik, religjioz , kulturor apo karakteristikė tjetėr. Por
nganjėher kjo nxitet nga interesi ekonomik ,strategjik etj.
Ballkani
Derisa
, shumica e vendeve tė Ballkanit, pak a shumė kan krjuar njė
empati pėr kėtė temė dhe po studiojnė modalitetet mė
premtuese pėr tu apikuar mbrenda vendeve tė tyre, kur ėsht
fjala pėr regjione ku pėrfshihen disa shtete , pra nė
funksion ndėrshtetėror ende nuk ėshtė trajtuar seriozisht as
nė planin teorik, as politik e madje as ekonomik.
Fuqia
e idesė kombėtare apo pafuqia e sajė e rritė idenė e
rrezikut nga ēdo projekt i tillė dhe nuk po shihet ende
ndonjė perspektivė reale e projekteve tė pėrbashkėta
regjioale.
Sidoēėftė , tė shtrohet pėr diksutim njė temė nuk do tė
thotė edhe tė japėsh formėn e sajė tė fundit, apo tė
presėsh reagim shoqėror tė menjėhershėm.
Thjesht
, mjafton tė bėshė thirrje pėr tė menduar rreth njė
potenciali tė pashfrytėzuar.
Kosova
Sa i
pėrket Kosovės, si shteti mė i ri, nė kontinent dhe nė
regjion, shpreh bindjen se idetė e tilla tė regjionalizimit,
kulturor, ekonomik e pse jo edhe politik, do tė shkonin nė
dobi, duke shfryrė kėshtu tullumbaet e krizave eventuale, pa
shperthyer ende nė dorėn e askujt.
Karadaku, Sharri, Sanxhaku etj, vetėm nė rastin e Kosovės,
hapin mundėsi tė shumėta bashkėpunimi ndėrshtetėror dhe
investimi nė projekte tė tilla me karakter regjional,
mundėsojnė ndėrtimin e infrastrukturės sė paqes,
bashkėpunimit dhe integrimit ekonomik, kulturor tė kėsaj
pjese tė europės.
Pse
pikrisht Karadaku, Sharri, Sanxhaku ?
Regjioni i Karadakut
shtrihet nė
teritorin e tri shteteve aktuale : Serbisė, Kosovės dhe
Maqedonisė dhe banohet kryesisht me shqipėtarė por edhe me
njė numėr tė theksuar tė banorėve serb dhe maqedonas.
Ky
regjion me njė infrastrukturė tė dobtė rrugore, dhe me njė
lėvizje jo tė mjaftueshme tė njerėzve , mallėrave dhe ideve,
ėshtė njė mundėsi e pashfrytėzyuar sa duhet kryesisht pėr
shkak tė shkurtėpamėsisė ideologjike, politike dhe
posaqėrisht frikės sė paarsyeshme nga komunikimi i
qytetarėve nga tė tri shtetet mbrenda njė projekti tė
pėrbashkėt. Mungesa e vizionit te liderėt politik tė vendeve
pėrkatėse , poashtu pėrbėnė njė faktorė frenues.
Pakica
serbe nė Kosovė, pakica shqipėtare nė Serbi dhe Maqedoni ,
pakica maqedone nga dy anėt e tjera tė kufirit, kanė njė
interes njerėzoor, jeti k pėr njė komunikim mė tė gjallė dhe
pėr njė bashkėpunim ekonomik dhe kulturor tė gjithanshėm.
Koridori i dhjetė dhe rrugėt drejt Greqsė, Bullgarisė i
japin kėsaj hapėsire njė peshė tė veēantė strategjike.
Poashtu rruga pėr anamoravė e cila do tė lidhte me kordorin
Merdar Morinė do tė ngjallte dukshėm kėtė pjesė duke hapur
edhe njė rrugė kah adriatiku.
Poashtu
si pikėtakim popujsh dhe religjionesh tė ndryshme kanė
potencial destabilizues permanent por me njė vizion mė
bashkohorė do tė mund tė shėndėrrohej nė njė laborator ku do
tė krijoheshin formulat e bashkėpunimit mes tri vendeve.
Ndėrtimi i relacioneve me institucione kulturpre, sociale,
poitike tė pėrbashkėta dhe aderimi nė BE pėrmes organizmit
regjional do tė ishte njė nisėm serioze dhe e mirėpritur.

Regjioni i Sharrit,
shtrihet nė
trokufirin Kosovė-Shqipėri-Maqedoni dhe banohet kryesisht
me shqipėtar, por nėmasė tė madhe edhe edhe me maqedonas.
Ideja e
strukturimit tė regjionit tė Sharrit, ideja e parkut
nacional qė do tė shtrihej nė tri shtete ofron potencial tė
ngjashėm me atė tė regjionit tė Karadakut. Rruga
Merdar-Morinė Durrės, do tė krjonte njė mundėsi tė fuqishme
pėr regjionin e Shkupit, Tetovės dhe viseve tjera tė
Maqedonisė Perėndimore tė cilėt do tė fitonin njė rrugė mė
tė shkurtėr drejt Adriatikut dhe krejt regjionin do tė e
shėndrronin nė njė ambient miqėsor i cili poashtu do tė
pėrfitonte nga kjo.
Kjo do
tė ishte interesante edhe pėr pjesėn lindore tė Shqipėrisė,
dhe atė jug-perėndimore tė Kosovės.
Bashkėpunimi kulturor, ekonomik e sdomos nė poetencialit
turistik dimror qė ofron kjo zonė do tė ishin humė me
interes pėr njė bashkėpunimregjional. Poashtu projektet pėr
mbrojhtjen e ambientit dhe trashėgimisė kulturore nė kėto
treva do tė ndėrtonin njė frymė afrie mes dy popujve qė
jetojnė nė kėto hapėsira..

Regjioni Sanxhakut, i cili
shtrihet nė pjesėn mė tė madhe nė Serbi, Mal tė Zi, por edhe
nė Kosovė dhe Bosnje e Hercegovinė, poashtu ofron mundėsi
pėr projekte gjithėpėrfshirėse regjionale me dobi pėr tė
gjitha vendet e regjionit.
Sangjaku ėshtė njė regjion me njė potencial shpėrthyes
destabilizues i cili karakterizohet me njė popullatė me
etni tė pėrzier por me njė relgjion tė njejtė atė Islam. Dy
koridore e prejn njėri tjetrin nė Sanxhak dhe njėri nga
analistėt u quajt transversalja islamike, ndėrkaq tjetri
boshti orthodoks Beograd- Podgoricė, si njė vazhdim i
boshtit orthodoks qė zen fill nė Moskvė. Poashtu rrugė tė
rndėsishme priten nė kėtė pjesė , sidomos koridori ekonomik
( hekurudhor) qė lidhe Serbinė me det dhe koridori i cili
pėrmes Kosovės lidhė me Bosnjėn dhe Hercegovinė.

Nė tė
kaluarėn dyndjet dhe tkurrjet e popujve nė kėto hapėsura
krijuan njė specifikė tė njė popullate me identitet jo tė
qartė, por me njė prirje tė tėrheqjes drejt Kosovės apo
Bosnjės dhe Hercegovinės. N dy luftėrat e mėdha tė
shekullit tė kaluar pati lėvizje nė kėtė drejtim. Autonomia
kulturore , dhe institucionale e Sangjakut dhe projeki pėr
bashkėpunim kulturor nė zonėn kufitare nė mes tė Serbisė,
Malit tė Zi, Kosovės dhe Bosnjės e Hercegovinės do tė
krijomn mundėsi pėr ndėrtimin e infrastrukturės sė
komunikimit dhe bashkėpunimit nėdrkufitar integrimin e
regjionit kulturor tė Sangjakut dhe aderimin e tij nė
evropėn e regjioneve , pėrmes institucioneve eurpiane tė
pėrfaqėsimit regjional.
Vetėm
popujt e lirė, mundėn me ndėrtue ura bashkėpunimi me fqinjėt
dhe ndėrtimi i strukturave regjionale do tė ishte njė formė
e duhur pėr kėtė, pa u marrė me tė kaluarėn por duke shikuar
tė ardhmen dhe interesin e pėrbashkėt pėr njė ekonomi tė
integruar, bashkėpunim kulturor dhe ekonomik tė shtuar.
Me
kufinjė tė vrazhdė n acional, me stres dhe frikė kolektive,
me kufinjė tė mbyllur asnjė nga vendet e Ballkanit nuk do tė
ketė njė perspektivė serioze pėr integrime tė suksesshme
kontinentale. Derisa, politika e jjė vendi pėrcaktohet me
shkallėn e urrejtjes pėr fqinjėt , vėshtirė qė ndonjėri nga
vendet e Ballkanit Perėndmor tė arrijė tė bėjė hapa efektiv
integrues dhe vėshtirė tė tejkaloi frikėn iracionale tė
mbetur nga e kaluara historke e hidhur.