Balkancenter
Online
RELIGJIONI
DHE KONFLIKTI
Nėse shetisim nė retrospektivėn e historisė, para
se gjithash nė tėrė atė histori deri mė tani, njerėzimi ėshtė
shoqėruar me moskuptime, mosmarrėveshje, kundėrshtime,
diskriminime, segregacion tejet tė lartė e deri tek ndarja nė
baza tė ndryshme. Studiuesitė e fushave tė ndryshme kėto
elemente qė cekum mė lartė i kan etiketuar me njė emėr si ,,konflikt.
Megjithėatė, sot edhe pse ka lloje tė ndryshme tė konflikteve,
me konfliktin nė aspekin logjik nėnkuptojm pėrleshjen ndėrmjet
dy pėrsonave, ose grupeve tė cilėt pėrdorin forcėn si njė
instrument real, pėr tė fituar lojėn (konfliktin), pėr tu
mbrojtur apo pėr tė sulmuar kundėrshtarin, pavarėsisht nga ajo
se cili ėshtė qėllimi final. Andaj, me njė fjalė konfliktet
shoqėrore mund tė pėrkufizohen si forma tė ndėrveprimit tė
palėve shoqėrore, tė konfrontuara, grupeve, individėve,
institucioneve, shteteve, subjekteve me pozicione dhe interesa
tė ndryshme, me pikėpamje dhe synime tė kundėrta (Lexo:
F. Agani, Toleranca dhe konfliktet shoqėrore).
Megjithėatė, sot sa pėr tė ekzistuar konflikti nė tė duhet tė
bėjnė pjesė dy palė tė konfrontuara dhe varėsisht nga palėt e
konfrontuar konflikti mund tė jetė : Interpėrsonal (nė mes tė
individėve), Intergrupor (nė mes tė grupeve) dhe sė fundi kemi
edhe konfliktin apo shpėrfaqjen e konfliktit brenda grupor.
Autori Barton vendos lidhjen ndėrmjet frustacioneve dhe
nevojave themelore pėr identitet, si dhe pėr siguri dhe qėllime
tė tjera (pėrshembull njohja, autonomia, dinjiteti). Sipas tij
teoria e nevojave njerėzore kosideron
se ka disa nevoja tė
caktuara antologjike dhe gjenetike ndaj tė cilave synon dhe se
procesi i socializimit, nėse nuk ėshtė kompatibil me kėto nevoja
njerėzore, shkakton shqetėsim dhe sjellje antisociale
individuale dhe grupore . Prandaj, edhe teoria e kėmbimit
social rithekson se njerėzit sillen nė mėnyra tė ndryshme, dhe
mėnyra tė caktuara kur e kuptojnė dhe kur e dijnė se si do tė
reagojnė tė tjerėt nė sjelljen e tyre. Gjithnjė nė kėtė kontekst,
individėt nuk mund tė socializohen me sjelljet qė e shkatėrrojnė
identitetin e tyre, pėrsonalitetin e tyre dhe nevojat, vlerat e
tyre e tė tjera, prandaj duhet tė reagojnė kundėr rrethimit qė e
bėnė ajo. Sjellja, qė ėshtė jashtė frustacioneve tė kėtyre
bazave dhe nevojave shpesh do tė duket agresive dhe
kontraproduktive. Por kuptohet qė nė kėtė kontekst, disa autorė
nėnvizojnė lidhshmėrinė e konflikteve etnike, fetare, racore etj,
me frikėn e zhdukjes kolektive duke konsideruar se nuk ėshtė
befasuese se ajo qė deri dje nuk kishte zgjidhje pėr asnjė
konflikt multietnik dhe multikulturor. Konfliktet etnike dhe
kulturore paraqiten dhe bėhen pjesė pėrbėrėse e pjesės sė
sistemit sociopolitik ose shpėrthejnė, duke u udhėqur nga dhuna
dhe destrukcioni i sistemit. Riaktualizimi i sotėm, pėr tė
shpjeguar njė tipologji tė konfliktit mund tė jetė shumė i lartė
dhe me lloje tė ndryshme tė konfliktit, qė manifestohen nė forma
dhe mėnyra tė ndryshme, andaj nė kėtė drejtim do tė ishte e
pamjaftueshme qė tė gjitha llojet e konflikteve tė pėrmbledhen
me njė punim ese-estik tė till mė pak rreshta, mirėpo duke
aloduar gjithnjė nė dioptrinė analogjike tė sociologjisė dhe nė
pėrgjithėsi shkencės, ne jemi pėrqėndruar tek raporti i
religjionit me konfliktin, pikėrisht ky i fundit qė nė shumicėn
e rasteve mund tė jetė edhe njė element kreativ nė vetė
shpėrfaqjen e konflikteve pra, tė konflikteve fetare. Mirėpo,
kur jemi tek raporti final nė mes tė konfliktit dhe religjionit,
kėtu shpeshherė kemi dy dualizma qė njėri grup e sheh raportin
nė mes tė religjionit dhe konfliktit si dekonstrukt social, me
faktin qė shpėrfaq njė konflikt dhe normalisht kjo krijohet si
shkak i njė tendence religjioze tė hiperzmadhuar nga vetė grupet
religjioze tė cilat nuk mund tė akceptojnė vlerat, bindjet,
numrin, kulturėn, ritualet e religjioneve tjera. Njė pohim tė
till kishte theksuar edhe profesori Samuel.P.Huntington nė vitin
1993, ku iu ishte drejtuar sidomos elitės intelektuale qė duhet
tė kenė njė vėmendje pėr ardhjen e mundshme tė ,,Pėrleshjeve
tė Civilizimeve , ato civilizime tė cilat kanė njė
dallim nga tė tjerėt si me histori, gjuhė kulturė, traditė dhe
kėtu mė e rėndėsishmja ėshtė religjioni si njė manifestim i
mundshėm i konfliktit. Ku nė atė kohė, Huntingtonin e
quanin edhe nazist pėr ide kinse tė fantazuara, mirėpo mė vonė u
pa qartė se ai kishte tė drejt, dhe teoria e tij u vėrtetua
sidomos pas sulmeve tė 11 shtatorit, ndėrhyrjes nė Irak etj. Por,
nė anėn tjetėr grupi i dytė pohon se religjioni nuk mund tė
jetė shkaktar pėr konflikte, mirėpo disa edhe pohojnė se
religjioni fshihet pas konfliktit, nė mes tjerash vetė teolog-ja
Karen Armstrong thekson nė njė intervsitė se Pėrēarjet nė
botėn tonė nuk janė rezultat i fesė apo kulturės, ato kanė baza
politike. Nė botė ekziston njė jo-balancim i pushtetit, ku tė
pafuqishmit kanė filluar tė sfidojnė hegjemoninė e fuqive tė
mėdha, duke deklaruar pavarėsi nga to shpesh pėrmes njė gjuhe
fetare. Shumė nga ajo ēfarė ne e quajmė fundamentalizėm shpesh
mund tė duket si njė formė fetare e nacionalizmit,njė mbrojtje e
identitetit. Ideali i vjetėr nacionalist evropian i shekullit tė
XIX ka humbur shkėlqimin e tij duke qenė gjithnjė i huaj pėr
Lindjen e Mesme. Nė Botėn muslimane njerėzit kanė filluar ta
riidentifikojnė vetėn sipas fesė sė tyre duke synuar kthimin nė
rrėnjėt e tyre pas pėrēarjeve tė shumta kolonialiste (Andrea
Bistrich,
Islamica Magazine)
. Prandaj, pavarėsisht nga dualizmat e till, religjioni sot
luan njė rol me rėndėsi nė shpėrfaqjen e konfliktit, ku ėshtė
dėshmuar qartė nė mėnyrė faktike.
Sot, ka qasje dhe teori tė ndryshme qė shpjegojnė
llojet e konflikteve dhe tė tilla mund tė veēojmė konfliktet:
Konfliktet sistemore dhe tė akomoduara, konfliktet ndėrkombėtare,
konfliktet politike, konfliktet kronike apo siē quhen ndryshe
konfliktet bazė ku nė kėtė grup bėjnė pjesė ; konfliktet
ndėrmjet moshave tė ndryshme, konfliktet racore, gjinore, etnike,
fetare e tė tjerė, ku nė veēanti do tė pėrqėndrohemi tek ky i
fundit si pjesė dhe njė element i shpėrfaqjes sė vetė konfliktit
nė shoqėrinė bashkohore. Nė anėn tjetėr religjioni dhe
manifestimi i tij nga shoqėria, e posaqėrisht nga shumė grupe
radikale qė me fanatizėm mbrojnė pikėpamjet dhe vlerat dogmatike,
gjithnjė duke kundėrshtuar njė sistem bashkohor tė vetė
postmodernizmit, si dhe njė influencė e lartė e liderėve
shpirtėror, mund tė ndikoj nė shpėrfaqje tė konfliktit. Pėr
shkak se religjioni ėshtė njė proces tejet i ndjeshėm i cili
manifestohet me formėn introspektive, dhe si shkak ndaj
dominimit tė njėrit apo tjetrit religjion, madje edhe vetė
supremacisė sė disa religjioneve nė raport me religjionet tjera
vie deri tek konflikti fetar. Vetė fjala religjion rrjedh nga
fjala latine ,,religiare,, qė do tė thotė lidhje dhe normalisht
se kjo konsiderohet njė lidhje emocionale, shpirtėrore, etike,
motivuese me njė fuqi mbi natyrore, nė versionin islam pra njė
lidhje me vetė Krijuesin ,,All-llahun. William James-i nė
mes tjerash termin fe e percepton nga tre aspekte siē janė
ndjenjė, sjellje dhe pėrvojė Sipas James-it, feja ėshtė
besimi i njerėzve nė gjėrat, tė cilat i njohin si hyjnore, tė
medituarit gjatė kohės kur gjenden para tyre, tė pėrjetuarit e
pėrvojave personale tė njerėzve, aktivitetet dhe ndjenjat e tyre.
Sot mund tė pėrkufizojmė esencėn e religjionit si njė pjesė e
ndjeshme e njeriut e cila nė vehte mbėrthen apo pėrmbledh :
besimin, ritualet, simbolet, praktikat, etj dhe qė konsiderohet
i vetmi element me rėndėsi i cili nuk mund tė shkrihet nė tė
ashtuquajturinė ,,Melting Pot. Shohim se religjioni edhe pse
ėshtė pjesė e ndjeshme e shoqėrisė, ai shpeshherė manifestohet
me forma tė ndryshme duke marrėparasysh kėtu edhe shpėrfaqjen e
konfliktit. Raste tė tilla kemi parė shpesh gjatė historirsė, me
gjithėatė njė ndėr rastet qė vlen tė pėrmendet ka qenė edhe
konflikti nė mes tė katolikėve dhe protestantėve nė Irlandėn e
veriut, por edhe konfliktet tjera nė Somali nė mes tė
muslimanėve dhe krishterėve. Sė fundi kemi edhe shpėrfaqjen e
njė konflikti qė ka njė histori e cila meritohet tė studiohet nė
qasjen holistike, pra e kemi fjalėn pėr konfliktin e vjetėr
Israelo-Palestinės, i cili si duket nuk ka tė ndalur qė nga viti
1947. Nuk janė tė rralla rastet kur shtetet e ndryshme apo
grupet e ndryshme pėrdorin si instrument psikologjik edhe
faktorėt tjerė nė shpėrfaqje tė konfliktit, siē janė :
religjioni, politika, ekonomia, lufta kundėr terrorizmit etj.
Religjioni historikisht ndėrlidhet me konfliktet nė nivele apo
faza tė ndryshme, konflikti mė i qartė ėshtė ai nė mes grupeve
fetare, e nė veēanti kur kufinjėt fetar gėrshetohen me ata
politik, sepse poathuajse gjithnjė ka ekzistuar njė martesė nė
mes tė religjionit nė njėrėn anė dhe politikės nė anėn tjetėr,
shpeshherė religjioni ėshtė pėrdorur si njė instrument real nga
politika pėr qėllime tė saj. Andaj, dihet se religjioni ka
luajtur njė rol me rėndėsi nė ripushtimin e Spanjės pėrmes
dinastisė sė monarkėve tė krishterė, kjo ngjarje ėshtė shoqėruar
me ndjenjėn e fortė, qė ka rezultuar me dėbimin e maurėve (muslimanėve)
dhe shtypjen e hebrenjėve vendas, tė paktėn kėtė na e dėshmon
historia. Prandaj, konflikti shikuar nga diopria sociologjike
shfaqet edhe sipasoj e religjionit dhe mund tė jetė akt i lartė
qė pasojat mund tė jenė tė paparashikuara.
Edhe pse ,,feja ėshtė sistem i pėrbashkėt i
plotėsuar me gjėra tė shenjta, ose thėnė thjesht, me gjėra tė
ndaluara dhe tė lejuara. Ky sistem pėrbėhet prej besimeve dhe
disa praktikave tė cilat i vė nė shprehje popullata
padyshim se natyra e vetė religjionit si njė proces tepėr i
ndjeshėm, dhe grupeve brenda tij u kontribon vetė natyrės sė
konfliktit. Ku deri tek shpėrfaqja e konfliktit fetar ka shumė
faktor qė ndikojnė. Krahas kėtyre shumė grupeve ekstremiste qė
kanė ideologji tė shumta, qėllime politike, private, e tė tjera
bėjnė tė mundur qė individėt apo grupe tė shpėrfaqin vetė sensin
e konfliktit fetar. Shkrimtar, turk, Prof. Dr. Davut Aydüz,
kėta i ndan nė tre grupe. Kėshtu, sipas tij, ata janė:
a).
Ata njerėz apo organizata qė kėrkojnė medoemos tė tregojnė
qenėsinė e tyre me anė tė luftės dhe trazirave;
b).
Ata qė nuk mjaftohen me ēkanė, keqkuptojnė mesazhin e Zotit dhe
qė nuk pranojnė ndarjen e mėshirės sė Tij me tė tjerėt; dhe
c).
Grupe margjinale qė kėmbėngulin nė kundėrshtitė e tyre rreth
ēėshtjeve tė caktuara. Po sipas Aydüz, njė grup margjinal i cili
stimulon konfliktin ndėrfetar dhe bėhet pengesė e dialogut, janė
vetė komunistėt..
Mirėpo, edhe pse autori flet pėr rrjedhojat
konfliktit fetar nė Turqi, tė paktėn kėto dimensione kanė njė
disonancė njohėse nė vetė shpėrfaqjen e konflikteve, sepse nė
dioptrinė e analitike kėto dimensione, por edhe dimensione tjera
shpėrfaqen dhe manifestohen nga konfliktet fetare. Por, faktorėt
qė qojnė nė shfaqjen e konfliktit tė till janė tė shumtė, mirėpo
ne do tė veēojm disa prej tyre si: radikalizimi i grupeve brenda
religjionit si njė antagonizėm me vetė religjionin, menaxhimi jo
adekuat i organizatave fetare zyrtare, interpretimi jo adekuat i
doktrinave fetare si dhe ndikimi nga liderėt shpirtėror,
tendenca suprematike ndaj asaj qė vetėm ky apo ai religjion
ėshtė legjitim, krijimi i rrymave tė reja, sekteve, grupeve qė
kanė ideologji qė ēdo herė e mė shumė kundėrshtojnė organizatėn
fetare legjime, gėrshetimi i kulturave dhe nėnkulturave brenda
njė shteti qė nė ombrellėn e tij ka identitete fetare tė
ndryshme, kundėrshtimi dhe jo akceptimi i vlerave nga jasht (nė
kėtė rast mos pranimi i kulturės, traditės, fesė etj nga jashtė),
njė imperializėm i mundshėm kulturorė, krijimi dhe motivimi pėr
nacionalizėm tejet tė lartė, pastaj faktorėt ekonomiko-social (pjesa
mė e madhe e tė varfėrėve e gjen ngushllimin nė religjion dhe nė
momentin qė nuk gjen njė akomodim social, manifeston njė
konflikt tė till) e tė tjera
Megjithėatė, sot konfliktet nė pėrgjithėsi e
veēmas ai fetar shfaqet : pėrshkak tė tė resurseve tė kufizuar,
pėrshkak tė nevojave tė pakėnaquar themelore, dhe sė fundit kemi
edhe shfaqjen e konflikteve pėr shkak tė vlerave, ku padyshim nė
kėtė tė fundit hynė cilėsia qė ne ua japim objekteve brenda
sistemit shoqėror, andaj vlerat manifestohen nė forma dhe mėnyra
tė ndryshme qė nga vlerat objektive, instrumentale, konsomuese,
shėrbyese, objektive, subjektive e tė tjera. Prandaj, ne do mund
tė veēojmė disa nga llojet e konflikteve fetare dhe si tė tilla
mund tė veēojmė: Konflikti me tė jashtmit (mos pranimi i vlerave
nga jashtė), Konflikti me tė huajt (Partikularizmi), Konflikti
i brendshėm (grupet fetare).
Konflikti me tė jashtmit (mos pranimi i vlerave
nga jashtė)
Ėshtė fjala pėr njė element brendagrupor, por dhe jashtėgrupor
qė nėnkuptom njė distancim prej njerėzve tė jashtėm! Andaj, si
njė element me rėndėsi kėtu kemi njė manifestim tė interakcionit
nė vetė grupin. Nė shumė vende sot religjioni manifestohet nė
forma tė ndryshme, megjithėatė ritualet qė njerėzit praktikojnė,
vlerat e tyre, bindjet dhe format me tė cilat e manifestojnė njė
religjion tė caktuar bėnė tė mundur edhe njė kornizė kognitive,
tė vetė sjelljes sė individit apo grupit qė tė tjerėt mos tė i
pranoj nė vetė grupin, prandaj karizma autoritare e vetė
identifikimit tė grupit nuk i lejon tė jashtmit apo atė qė quhet
,,alianistėt tė integrohen nė grupin nė fjalė, andaj vie deri
tek shfaqja e konfliktit. Mirėpo, njė konflikt i till mund tė
ndodh edhe nga vetė pjestarėt e grupit nė fjalė, si njė reagim
ndaj atyre qė nuk mund tė gjejnė akomodim dhe konformizėm social
me vetė mendimet e grupit dhe gjuhėn e mishėruar aty. Segment
tjetėr ėshtė ēėshtja e raporteve apo marrėdhėnieve nė mes tė
vetė grupeve shoqėrore, ku secili grup ka njė strukturėn e vetė
tė brendshme, ku nė kėtė strukturė tė brendshme ekzistojnė dy
raporte themelore brenda grupit shoqėror si: raporti i
marrėdhėnieve tė bashkėpunimit dhe raporti i marrėdhėnieve tė
konfliktit latent.
Konflikti me tė huajt Partikularizmi
Mėnyra e interpretimeve tė ndryshme tė doktrinave
fetare, dhe kėndėvėshtrimet e ndryshme mund tė jenė njė nxitje
drejt konflikteve fetare. Partikularizmi fetar paraqet trajtim
tė caktuar tė njė grupi fetar, si fe (religjion) i vetėm
legjimit. Qė nga kohėt e hershme kemi pasur njė pėrplasje tė
botėkuptimeve, kundėrshtimeve, polemikave, replikave e tė tjera,
tė gjitha kėto individėt e ndryshėm, por edhe vet shoqėrinė e
kanė orientuar nė rrugė dhe forma tė ndryshme. Megjithatė, vetė
partikularizmi fetar ngjallė njė ndenjė psikologjike tė vetė
grupeve tė caktuara pėr tu identifikuar dhe pasur njė ndjenjė,
njė motivim tė supremacisė se feja e x grupit ėshtė
ngadhėnjimtare ndaj tė tjerave ashtu siē kishte bėrė
Krishterizmi ndaj Islamit, Islami ndaj Hebreizmit, Hebreizmi
ndaj Krisherizmit dhe anasjelltas. Nė kėtė kontekst edhe Ibėn
Khalduni thekson se
suksesi i islamit rrjedh prej aftėsisė sė
tij pėr tė krijuar ndjenjėn grupore (el-asabijje) te popujt e
shtetit arab. Partikularizmi i tillė i kombinuar me
militantizmin e legjitimuar fetarisht ėshtė mishėruar nė xhihad
si formė e pėrleshjes islamike pėr shkak tė imperializmit
perėndimor dhe neokolonializimit. Por, edhe faktorėve tė tjerė
pėrkatėsisht frikės sė dominimit nga krishterimi ėshtė
ndėrthurur edhe kėtu partikularizmi fetar. Lidhur me kėtė, shumė
autorė janė tė mendimit se sot krisherizmi dhe islami mund tė
krahasohen si lėvizje moderne totaliste si nazizmi, komunizmi
dhe maoizmi (Shih: Mcguire.B Meredith - Religjioni nė
kontekstin shoqėror ). Sipasoj, e kėtij partikularizmit
fetar, dhe njė ndjenje tė lartė tė tendencės suprematike tė njė
religjioni ndaj religjionit tjetėr mund tė krijohet ky lloj
konflikti.
Konflikti i bredshėm (grupet fetare)
Hulumtimet empirike dhe analizat e shumta nė fushėn e
religjionit kanė treguar tė paktėn se deri mė tani kemi pasur
shumė konflikte brenda vetė grupit fetar. Zakonisht konfliktet
nė fjalė janė manifestuar nė forma tė ndryshme nė mes tė grupeve
raciale tė tė njėjtit identitet fetar p.sh. nė San Antonio nė
SHBA Malcolm X si lider i muslimanėve tė racės mė ngjyrė
akuzonte dhe propagandonte se muslimanėt e bardh janė tė
djallėzuar, pasaj njė lloj konfliktesh tjera janė paraqitur edhe
nė mes tė sekteve fetare tė tė njėjtes fe, p.sh. konfliktet e
ndryshme nė Irak, Iran, etj, nė mes tė muslimanėve Sunnit dhe
Sheittė. Dallimet esenciale ndėrmjet kėtyre dy drejtimeve kanė
shpie deri tek konfliktet e mundshme tė cilat kanė aloduar qė
nga koha e vetė Halifit Ali (nipit tė profetit Muhammed), tė
cilėn e shittėt e kanė quajtur profet, ndėrsa sunnitet e kanė
mohuar njė gjė tė tillė, ato janė manifestuar nė forma tė
ndryshme, gjithnjė duke pėrdorur instrumente tė ndryshme pėr
stėrzmadhimin e kėtij konflikti dhe marrjen e jetės sė njerėzve
tė pafajshėm. Pastaj, konflikti mund tė jetė nė mes tė grupeve
qė jetojnė nė njė shtet, por qė i takojnė identiteteve tė
ndryshme fetare siē ishte rasti nė Irlandėn e Veriut,
pėrleshja e dy kampeve antagoniste katolikėve dhe protestantėve,
i cili konflikt prej vitit 1970 deri nė 1998, mori jetėn e mė
shumė se 4000 njerėzve (njė nė 500 banorė), mė tepėr se gjysma e
tė cilėve ishin civilė tė paarmatosur . Konflikti nė
Irlandėn e Veriut, por edhe konflikti nė Somali shihen si
konflikte tipike tė bredshme tė vetė grupeve fetare. Pavarėrisht,
nga ajo qė ka shumė lloje tė konflikteve fetare, ato shfaqen si
pasoj e shumė faktorėve tė ndryshėm, njė tipologji e mundshme
rreth shpėrfaqjes sė konfliktit fetar sidomos shekullin qė lam
pas dhe gjysmėn e dytė tė shekullit XIX-tė, dėshmojnė njė
realitet i asaj qė konfliktet mė tė pėrhapura dhe mė tė shpeshta
kanė qenė si shkak i religjionit, ku nė kėtė tabelė do tė
mundohemi tė pasqyrojmė konfliktet fetare dhe manifestimin e
tyre nga religjionet e caktuara.
1.
Mayanamari / Burma 1948 Budistėt vs. Krishterėve
2.
Izrail / Palestin 1968 Hebrejt vs. Arabėve,
Muslimanėt-Krishterėt
3.
Irlanda e Veriut 1969 Katolikėt vs. Protestanve
4.
Filipine (Mindanano) 1970 Muslimanėt vs. Krishterėt (katolik)
5.
Bangladesh 1973 Budistėt vs. Krishterėve
6.
Liban 1975 Shiitėt tė mbėshtetuar nga Siria vs. Shiitėve
tė mbėshtetur nga Irani (Hezbullahu)
7.
Etiopi (Oromo) 1976 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore
8.
Egjipt 1977 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore (Muslimane),
Muslimanėt vs. Krishterėve Koptik
9.
Tunnesi 1978 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore (Muslimane)
10.
Indi (Punjab) 1982 Sikhs vs. Qeverisė qendrore
11.
Sudan 1983 Muslimanėt vs. Religjioneve vendase
12.
Sri Lanka 1983 Hindu vs. Muslimanėt
13.
Algjeri 1988 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore (Musliman)
14.
Uzbekistan 1989 Sunnitet Uzbek vs. Shiitėt Masqetes
15.
Mali-Tuareg Nomadas 1990 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore
16.
Azejberxhan 1990 Muslimanėt vs. Krishterėve Armenian
17.
Indi (Kashmir) 1990 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore
(Hindu)
18.
Indonezi (Aceh) 1990 Muslimanėt vs. Qeverisė qendrore (Musliman)
19.
Iraq 1991 Sunnitet vs. Shiitėve
20.
Jugosllavi (Kroaci) 1991 Serbėt Ortodoks Krishterė vs.
katolik Krishterėve romak
21.
Jugosllavi (Bosnje) 1991 Ortodoksėt Krishterė vs.
Katolikėve vs. Muslimanėve
22.
Afganistan 1992 Muslimanėt fundamentalist vs. Muslimanėt
e moderuar
23.
Taxhikistan 1992 Muslimanėt vs. Krishterėve Ortodoks
24.
Indi (Uthar- Pradesh) 1992 Hindu vs. Muslimanėt
Pra, konfliktet mė tė ashpėra dhe format e tyre
luftėrat mė tė mėdha gjatė historisė janė shfaqur edhe si shkak
i religjionit, edhe pse nė kuptimin figurativ ato kanė qenė tė
veshur mė petkun e politikės, ekonomisė, konfliktin racor etj.
Nga, kjo rrjedh se diktatorėt si Lenini, Hitleri, Stalini, Mao
ce Dung, e deri tek Millosheviqi edhe pse kanė zhvilluar
konflikte pėr shkaqe politike-ekonomike apo dimensione
kulturore, nė realitet ato kanė pasur edhe dimensionin
religjioz, nė tė tė cilin rast kanė humbur jetėn miliona njerėz
tė pafajshėm.