BalkanCenter Online

       SHQIP        ENGLISH         SRPSKO - HRVATSKI  

 

 


TE KONVERTUARIT DHE TIPOLOGJIZIMI I VETEDIJES FETARE
NE SHOQERINE BASHKOHORE



Shkruan: Ferdi Kamberi


Tė flasėsh pėr konvertimin dhe tipologjizimin e vetėdijės fetare nė shoėqinė bashkohore, pa dyshim se nuk do tė mjaftonte me kaq rreshta, sepse nė paradigmėn shkencore kėrkon njė analizė tė thellė tologjike, filozofike, sociologjike etj.Debati pėr religjionin kohės sė fundit ka marrė pėrmasa jashtėzakonisht globale, si nė qartėt kombėtare ashtu edhe nė ato ndėrkombėtare po debatohet pėr tė. Temė diskutimi tani mė ėshtė bėrė diskursi mbi religjionin si njė formė e vjetėr e vetėdijės shoqėrore, dhe procesi i konvertimeve qė pothuajse ka marrė njė hov tė madh dhe natyrisht se kjo ka njė ndikim si pozitiv ashtu edhe negativ.Nė shoqėritė moderne apo sipas disa autorėve nė postmodernizėm (lexo : Liotar – Dija nė Gjendjn Postmoderne) ku ka njė pluralizėm fetar, qė secili mund ta shpėrfaqė identitetin e tij fetar dhe tė ketė lirinė e tij fetare tė konvertimit, padyshim se kemi tė bėjmė me shumė raste tė konvertimeve.Siē dihet nė shoqėritė moderne ėshtė i prirur mė shumė indivdualizmi, individi ka njė liberalizėm tė theksuar, pėr arsye edhe ka martesa tė pėrziera tė konfesioneve tė ndryshme, secili mund ta zgjedh partėnerin e jetės sė njė konfesioni tjetėr fetar dhe kjo do tė ishte normale pėr ta, sepse nė parim ekziston liria fetare.Megjithė kundėrshtimet e organizatave fetare se njė parim i tillė do tė ishte i kundėrt me botėkuptimin dhe besimin fetar.Mirėpo ky (procesi i konvertimit) nė vendet ku ka njė besim fetar me mazhorancė pa dyshim se ndikon negativisht tek rrethi, si pasojė e paragjykimeve tė shumta dhe stereotipeve tė krijuara, gjė qė bėnė qė individi apo grupi shoqėror tė shihet mė ndryshe.Njė rast tė tillė duhet veēuar edhe nė Kosovė ku pėr procesin e konvertimeve gjithnjė po hapen debate tė shumta, duke kundėrshtuar kėtė shėndrrim apo duke u pajtuar me tė. Edhe pse nė fund tė fundit secili religjion nė doktrinėn e tij thekson tė drejtėn e individit pėr vetėvendosjen e tij.

Konvertimi ėshtė njė proces i shkallėshkallshėm i cili kėrkon kohė, kur njerėzit pėr shkak tė faktorėve si mobiliteti social, martesa, miqėsia, migrimet e ndryshme etj. detyrohen tė ndėrrojnė pėrkatėsinė e tyre fetare ata nuk bėjnė konvertim por njė ndryshim tė pėrkatėsisė fetare nga njė organizatė fetare nė tjetrėn.Mirėpo konvertim do tė thotė shėndrrim i Unit dhe i sistemit kuptimor bazė, pra ky proces ka tė bėjė me ndryshimin e identitetit dhe tė pėrkatėsisė nė njė situatė shoqėrore.Me fjalė tė tjera mund tė themi se konvertimi ėshtė proces i vėshtirė dhe i komplikuar, ngase kėrkon ndėrrimin e sistemit fundamental, tė ''data bazės'' sė botėkuptimeve dhe kėndvėshtrimeve, gjė qė ėshtė e patolerueshme pėr ambientin e tij shoqėror, sepse influencon edhe perceptimin mbi vetė kėtė rreth social nga i konvertuari mbi vetė rrethin social.

Konvertimet zakonisht janė mė shumė tė pėrhapura nė vendet perėndimore, pėrkatėsisht nė SHBA, sepse aty ekziston multikulturalizmi dhe i ashtuquajturi “ Kazani i shkrirjes sė kulturave “ Meltingpot ” ku sipas disa hulumtimeve theksohet “ se afėr 40 % e popullatės amerikane sė paku njė herė kanė ndryshuar pėrkatėsinė e tyre sektare (Roof & McKinney).Mirėpo kohėve tė fundit njė proces i konvertimit ėshtė duke u rritur edhe nė Kosovė edhe pse Kosova njihet si njė vend me mbi 90 % musliman.Rastet e fundit kanė ndodhur ku disa familje janė konvertuar nga identiteti fetar Islam nė atė katolik, por ka pasur edhe raste tė kundėrta, gjė qė jemi deshmitarė i asaj qė po ndodh.Siē dihet Islami e kundėrshton konvertimin, pra tė kalosh nga besimi Islam nė njė besim tjetėr ndalohet rreptėsisht dhe personi i tillė quhet renegat.Mirėpo shtrohet pyetja pse ndodh njė proces i tillė! Cilėt janė faktorėt qė shkaktojnė kėtė konvertim? A ėshtė e drejtė e individit tė ketė tė drejtėn e konvertimit? Dhe sa ndikon kjo nė rrethin ( shoqėrinė) e tij,Kėto janė disa prej pikave qė jemi munduar t’i shqyrtojmė nė kėtė analizė sociologjike me pak rreshta.



Pse ndodh konvertimi

''Konvertimi nė shoqėrinė kosovare pavarėsisht se ēfarė thuhet dhe si thuhet, nuk ėshtė e vėrtetė qė miratohet lehtėsisht nga shoqėria e gjerė''.Kjo tregon vetė faktin qė pas rastit tė pėrmendur mė lartė kemi pasur dualizma tė ndryshėm sa i pėrket kėsaj qėshtje, ku njė pjesė e kanė pėrkrahur idenė se ėshtė e drejtė e individit tė pėrcaktohet pėr identitetin e tij fetar, apo ai mund tė jetė edhe njė ateist nė kuptimin e plotė tė fjalės. Sepse nuk jemi mė nė sistemet teokratike e totalitare ku ka mungesė tė lirisė fetare dhe cėnohet ajo e drejtė, por jetojmė nė sistemet e demokracive bashkėkohore pikėrisht liberale dhe neoliberale.Ndėrsa pjesa tjetėr ku bėjnė pjesė teologėt dhe prijėsit fetarė theksojnė se ėshtė kundėr parimit dogmatik religjioz, pikėrisht kundėr Islamit konvertimi nga religjioni Islam nė njė religjion tjetėr, por nga religjionet tjera mund tė ketė konvertime dhe njė parim i tillė ėshtė i lejuar.Shihet qartė se konvertimet nė shoqėrinė kosovare nuk mund tė miratohen edhe aq lehtė si pasojė e shumė faktorėve si : mungesa tolerancės fetare edhe pse nė parim ekziston toleranca fetare ndėrmjet konfesioneve tė ndryshme fetare, por kur bėhet fjalė pėr procesin e konvertimeve kėtu kemi njė “ Stop me ngjyrė tė kuqe “ qė tregon se shumica nuk mund tė pajtohen me procese tė tilla, dhe individi apo grupi nė rast tė konvertimit do ta ketė tė vėshtirė tė ketė raporte reciproke me rrethin nė tė cilin jeton.Kėtu nuk mund tė ketė tolerancė ndaj tė konvertuarit sepse me ndėrrimin e fesė sė tij, ai (individi apo grupi) ndryshon, evoluon edhe nė konceptet pėr shoqėrinė, sjelljet e tij, mėnyrėn e pėrceptimit tė raporteve ndėrpersonale, etj.

Shikuar nga aspekti i dioptrisė sociologjike kemi tė bėjmė me shumė faktorė qė ndikojnė nė procesin e kėtij shėndėrrimi-konvertimi. Si faktorė primar mund tė konsiderohet ēėshtja e besimit dhe botėkuptimit tė individit apo grupit, gjė qė tregon se ka mungesė tė normave fetare nė njė organizatė fetare. Dhe kjo ndodh shpesh si pasojė e besimit tė luhatshėm apo themi mė mirė “besimtarė labil”.Pastaj kemi faktorėt social dhe kohezionin shoqėror, kur nė njė religjion tė caktuar ka mungesė tė kontrollit social, sepse lidhja dhe integrimi i individėve nė aktivitete tė ndryshme fetare nė parim mungojnė.Dhe si faktorė tė tretė mund t’i pėrmendim edhe idetė apo botėkuptimet e ndryshme, qė individi i gjenė nė doktrinat e ndryshme dhe pas konvertimit ai (invididi) ndjenė njė gjendje shpirtėrore tė mirė, motivuese, emocionale nė pėrkatėsinė fetare tė re tė tij.



Tipologjizimi i vetėdijes fetare nė shoqėrinė bashkohore



Shoqėria bashkohore karakterizohet pėr nga liberalizmi, kapitalizmi, shkenca, teknologjia, andaj edhe invidi ka njė liberalizėm mė tė theksuar, njė shpėrfaqje tė lirisė mė shumė se sa mė parė. Megjithėatė, sot tė flasėsh pėr njė tipologji tė till, padyshim se do tė kėrkonte njė studim tė vaēant, me faktin se nė paradigmėn shkencore kėrkon njė mund, kohė dhe intuitivisht njė hiperinteresim jashtėzakonisht tė lartė.Diskurset e shumta nė nivel ndėrkombėtarė kanė barė asisojė qė sot jo vetėm prijėsitė fetarė dhe teologėt, por edhe shumė studiusė tė shumė aspekteve tė ndryshme qė nga antropologjia, psikologjia, sociologjia, filozofia e tė tjera t’i hyjnė njė studim prelinear pikėrisht kėtij fenomeni, pra religjionit dhe vetėdijės fetare nė shoqėrinė bashkohore.Andaj para se gjithash pėr tė dhėnė njė tipologjizim tė vetėdijės fetare tė pėrafėrtė mbi religjionet si pikėmbėshtetje duhet tė na shėrbejnė komponentėt e religjionit, andaj kėto nuk kanė mundėsi tė jenė tė barabartė duke marrė parasysh fazat e caktuara tė zhvillimit tė tyre, prandaj mund tė veēojmė:

Religjionet Dogmatike

Religjionet Emocionale – etike

Religjionet Rituale (Tradicionaliste) dhe

Religjionet e Organizuara ‘’ [1]

1.Religjionet dogmatike - janė tė karakterizuara nė njė nivel shumė tė lartė tė zhvillimit tė mėsimit fetar, ato ma shumė karakterizohėn pėr nga dogmatizmi, pacenushmėria dhe nė vehte mbėrthejnė njė fundamentalizėm, por edhe probleme tė ndryshme shoqėrore.Njė tip praktik i kėtij tipi sot ėshtė katolicizmi, pėrkatėsisht kisha katolike, ajo pėrveq mėsimit fetar tė formuar ka edhe pėrgjigje pėr shumė qėshtje tjera qė nuk janė tė lidhura drejtėpėrdrejt me jetėn kishtare.

2.Religjionet emocionale – ky tip nėnkupton avancimin e ndjenjave dhe tė moralit, ‘’ Tipe tė tilla sot mund tė numėrojmė religjionin budist, krishterizmin e hershėm dhe disa forma tė jestės sektare tė religjionit sot ‘’[2]

3.Religjionet ritual – zakonisht ky lloj tipi religjionit manifestohet me ritualizimin dhe format e ritualizimit tė religjioneve siē rasti shumė fise indiane nė SHBA, apo edhe nė Australi e Zelandė tė re, ku ende sot praktikojnė kultet dhe ritet e tyre tė dikurshme.

4.Religjionet e organizuara – janė ato religjione moneteiste tė cilat kanė strukturė tė organizuar tė mėsimit fetarė, institucionit zyrtar apo bashkėsisė fetare e cila organizon shėrbesat dhe ka pėrgjegjėsi pėr jetėn fetare tė atij religjioni.

Mirėpo ajo ēka na pasqyrohet tek shoqėria ėshtė se pėrveq kėtyre formave apo tipeve tė religjionit ka edhe forma tjera, qė mė shumė merret shkenca e teologjisė nė studimin e tyre, megjithėatė sipas mėnyrės sė sajimit religjionet i ndajmė nė religjione tė themeluara dhe tė paraqitura nė mėnyrė tė natyrshme.’’ Tė parėve u dihet themeluesi p.sh.Buda – budizmi, ndėrsa tė dytat nuk kanė tė caktuar themelues, por janė produkt i vetėdijės kolektive ‘’ [3]

Mirėpo nė kėtė drejtim ėshtė e domosdoshme tė thiret edhe shkenca psikologjike, sidomos psikologjia e religjionit e cila studion mėnyrėn e pėrceptimit tė religjionit, pastaj procesin e afilacionit si dhe mėnyrėn e pėrjetimit tė religjionit nga indivdėt dhe shoqėria.Nė kėtė kontekst ėshė e rėndėsishme tė flitet pėr njė tipologji apo tipologjizim tė vetėdijės fetare, gjithmon duke folur nė kontekstin aktual, pra nė shoqėrinė bashkohore, gjė qė kemi shumė tipologji.Andaj, mund tė glorifikojmė disa tipe tė vetėdijes fetare nė shoqėrinė bashkohore, megjithėse janė tė shumta ato tipe, ne kemi klasifikuar vetėm tetė eventualisht nėntė prej tyre.

Tipet e besimtarit nė shoqėrinė bashkohore :

Tipi i besimtarit tė Devotshėm – ky tip besimtari ėshtė i devotshėm, dhe praktikon vlerat dhe ritet fetare si dhe respekton identitetet tjera fetare. Pėr tė me rėndėsi ėshtė besimi i tij i lartė dhe devotshmėria e tij.Pothuajse nė secilin religjion ka tipe tė tilla, tė cilėt praktikojnė ritet e tyre fetare dhe janė kundėr shpėrfaqjes sė dhunės, por anojnė ka njė tolerancė nė mes tė religjioneve si dhe kanė njė besim tė devotshėm nė fundamentin e doktrinės sė tyre.

Tipi i besimtarit Fanatik – kėtu kemi tė bėjmė me njė besimtar i cili ēdoherė pėrdorė si instrument psikologjik religjionin (besimin e tij fetar), ndėrsa nė realitet ka mungesė tė praktikave fetare, sepse nė parim ėshtė besimtar nė kuptimin figurativ. Kritikon tė tjerėt pėr mospėrfillje tė ritualeve fetare dhe veten e konsideron si tepėr tė integruar nė organizatėn fetare tė cilės i pėrket, por realisht ai nuk praktikon ritet fetare tė besimit tė tij, ndėrsa nė masė mundet tė ketė njė ndikim social, prestigj, dhe njė kredibilitet potencal si njeri besimtar.

Tipi i besimtarit Militanto-Radikal – tek ky lloj besimtari primare ėshtė ekstremizmi, ai i sheh vlerat moderne si tė prapambetura dhe qėllimi i tij ėshtė kthimi nė fundamentalizmin e dikurshėm tė atij identiteti fetar tė cilit i takon.Ky lloj besimtari mundohet me tė gjitha mundėsitė tė ketė influence, sidomos tek rinia dhe tė mbjellė tek ta urrejtje ndaj identiteteve tjera fetare.Propagandon me megalo-idetė e ndryshme, pastaj nxitė me tė madhe urrejtje ndaj identiteteve tjera fetare dhe nė fund ai flijon veten kinse nė rrugėn e shenjtė duke marrė jetėn e njerėzve tė pafajshėm, tė cilin fakt parimisht pothuajse ēdo doktrinė fetare e kundėrshton. Megjithėatė kėta tipa konsiderojnė vetėn e tyre qė janė nė rrugė tė drejtė dhe tė etiketohen si tė ,,shpėtuaritė,, ndėrsa tė tjerėt, realisht qė nuk i takojnė kėtij grupi janė tė etiketuar si tė ,,humburitė,,.qė do tė shpėrblehen me ferr nė botėn e amshueshme !

Tipi i besimtarit Laik – ky lloj besimtari ėshtė i veēantė pėr faktin se kohė pas kohe praktikon ritet e tij fetare, dhe mund tė themi se ka disa njohuri elementare rreth konfesionit fetar tė cilit i pėrket, edhe pse ndoshta ato njohuri janė minimale, por ka raste kur mund tė jenė kėto njohuri maksimale, tė cilat individ tė ndryshėm gėzojnė. Mirėpo karakteristikė tjetėr e kėtij besimtari ėshtė se ka prirje dhe njohuri shkencore, dhe religjionin e konsideron si formal. Pėr tė religjioni nuk pėrmbanė ndonjė vlerė tė madhe, sepse primare pėr tė ėshtė ndarja e fesė (religjionit) nga shteti, e sidomos shtetin e sheh si superior nė raport me religjionin.Ky tip besimtari ėshtė i pasionuar pas pushtetit, kapitalizmit, prestigjit, influencės sociale, me njė fjalė kėta tipa nė shkencėn e sociologjisė etiketohen si ,,elita,, mė tė mirėt, d.m.th. pėrsonat qė gėzojnė : pushtet, pasuri dhe prestigj ku si tė till konsiderohen edhe nga masa e gjerė, megjithėatė kėta tipa religjionin e kanė vetėm formalitet, apo shkojnė nė kishė, xhami rrallė, apo ndonjėherė.

Tipi i besimtarit Agnostik i padiferencuar – Konsiderohen ata tipa tė cilėt, pėrveq tė tjerave nuk kanė ndonjė devotshmėri tė besimit edhe pse defacto i takojnė ndonjė religjioni, andaj me njė fjalė mund tė themi se ky tip edhe pse ndoshta beson apo jo nė mbinatyrshmėn prap se prap ekziston njė luhatje nė introspeksionin e tij.Pra, me ēdo kusht ēdo herė lyp tė vėrtetėn dhe nė kuptimin e asaj qė nuk kanė ndonjė pozicion tė qėndrueshėm. Agnostikėt e padiferencuar janė kategori individėsh qė besojnė nė limitet njerėzore dhe empirike tė njohjes sė realitetit tė njėmendėsisė objektive dhe prejardhjes sė materies.Janė tė padiferencuar nė kuptimin e asaj qė nuk kanė njė pozicion tė qartė qėndrimi lidhur me konceptet metafizike dhe fetare, siē janė Zoti, ringjallja, etj.Kėta rrijnė nė njė gjendje vakumi pėr tė vendosur se cila ėshtė e vėrteta fetare, tė padiferencuar, tė pavendosur, konfuz, tė hezituar, tė mėdyshur... Agnostikėt e padiferencuar vetėm nė njė plan janė tė diferencuar: nė atė qė janė tė padiferencuar! Labiliteti dhe ambivalenca e tyre i bėn jo veprues dhe pak reaksionarė.Prandaj, prej kėtyre vėshtirė tė pritet ndonjė lėvizje e fuqishme sociale, fetare, apo politike, nė ēdo situatė a periudhė sepse veprojnė me dy mendje dhe bipolaritet besimesh.

Tipi besimtarit Ateist – Edhe pse shpesh thuhet pėr tipat ateist qė nuk besojnė, nuk janė religjioz nė kuptimin e plotė tė fjalės, sepse vetė fjala ateist shprehimisht do tė thotė mohimi i qenėsisė (ekzistencės) sė njė "perėndie" (monoteizmit) ose shumė "perėndive" (politeizmit) apo tė njė "qenieve hyjnore" nė pėrgjithėsi.Mirėpo vetė fakti qė ateisti shpeshherė paraqet pyetje rreth mbinatyrshmės dhe sipas shumė hulumtimeve tė fundit qė janė bėrė, del nė pah se edhe ateizmi nė vehtė ėshtė religjion i cili manifestohet nė forma tė ndryshme.Mirėpo karakteristik e kėtij lloji tė besimtarit ėshtė se ky nė parim ėshtė intelektual dhe si rrjedhoj tė mė tutjeshme e ka qėllimin e ngritjes sė nivelit akademik se sa tė zhvillimit religjioz. ''Ateisti ėshtė teist.Cdo ateist ka menyrėn e tyre tė tė vėshtruarit tė botės dhe origjinės sė jetės e tė universit.Ateistėt kaėn botėkuptimet dhe pikėpamjet e tyre pėr ēėshtje tė ndryshme sociale, morale, normative, politike, emocionale, filozofike, e tė tjerė, sikur qė ka njė teist i devotshėm apo kuazi-besimtar.Ateistet ndoshta dallojnė mė sė tepėrmi nga besimtarėt religjioz nga ''liria'' qė kanė pėr tė mos qenė kategorik ndaj rregullave dhe ndaj bindjeve qė kanė; nuk kanė njė detyrim koshient apo inkoshient rigjid pėr ndjekur kulte tė liderėve apo profetėve tė caktuar; ateistėt nuk kanė ndonjė ritual tė automatizuar sikur besimtarėt fetarė...

Tė jesh ateist mohon Zotin, por pohon Natyrėn, ligjėsitė fizike-kimike tė kozmosit.Nė njėfarė kuptimi, ateisti ėshtė teist, pasi edhe ai koncentrohet nė tė bėrit e pytjes sė ngjashme me tė besimtarit: kush jemi ne? Nga vijmė? Ku do tė shkojmė? Cka pėrtej...? Ateistėt sikur besimtarėt e feve tė ndryshme, mund tė jenė tė moderuar e tolerantė, dhe militantė apo fanatikė.Ekstremizmi nuk ėshtė eksluziv vetėm pėr besimtarėt, por edhe pėr pabesimtarėt.Tė gjithė mund tė bien nė gracke tė sjelljeve ''fundamentaliste'' dhe radikale, por struktura konative dhe konjitive e besimtarit ėshtė mė e rrėmbyer. Nuk ka njerėz pa fe, por ka individė tek tė cilėt ėshtė mė i theksuar introjektimi i bindjeve dhe normave me tė cilat rritet dhe zhvillohet, qė varet domosdoshmėrisht nga konteksti social e kulturor, politik dhe etnopsikologjik. Ateisti nuk thotė nuk ka Zot, por pėrse nuk po mundem ta gjej atė. Ateisti ėshtė njė thirrje pėr pafuqinė njerėzore qė nuk po mundemi me fakte empirike, aposteriori, tė kuptojmė dhe ta njohim Zotin. Kur ateisti thotė: nuk besoj nė Zot, nuk ėshtė ekuivalente me imperativin filozofik-ontologjik: nuk ka Zot.

Tipi i besimtarit Liberal dhe Neoliberal – Pėr kėtė lloj besimtari ėshtė primare vetėm liria shprehjes fetare, dhe shpėrfaqja e identitetit fetar, sepse ky lloj besimtari ėshtė intelektual, i integruar. Dhe pėr tė primare ėshtė shpėrfaqja e identitetit fetar tė tij, por dhe konfesioneve tė tjera, si dhe bashkėpunimi ndėrfetar siē ka qenė rasti me lėvizjen ekumenike.Kėta tipa janė besimtarė tė cilėt nė parimin e tyre thelbėsor kanė lirinė, jo vetėm nė komunitetin fetar qė aty shėrbejnė, por edhe jashtė atij komuniteti. Siē ėshtė rasti nė Kosovė, bashkėpunimi ndėrmjet Bashkėsisė Fetare Islame tė Kosovės me organizatat e shumta Protestante – Evangjelste, pastaj me Kishėn Katolike, Kishėn Ortodokse si dhe me shumė lėvizje tjera tė reja qė janė themeluar sė fundi, sidomos pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė.

Tipi i besimtarit Postmodern – Karakteristikė e kėtij lloj besimtari pėr dallim nga ai liberal dhe neoliberal ėshtė se nė parim edhe ky ėshtė liberal, por te ky tip besimtari primare ėshtė shkenca, teknologjia, informatika, pra ky tip modernen e sheh si tė kaluar dhe vazhdimisht krijon identitet tė ri, evaluon , krijon njė koncept tė ri . Ky lloj besimtari ka besim tek shkenca, ėshtė tip intelektual, disa prej tyre besojnė nė ekzistencėn e UFO-ve dhe ardhjen e tyre, si dhe fenomeneve tjera jashtėtokėsore.Por edhe njė element tejet i rėndėsishėm pėr kėta tipa janė risitė, shpikjet shkencore dhe teknologjike, pra kėta akomodohen shumė lehtė ēdo risie tė prodhuar nga postmoderniteti .

Tipi i besimtarit Scientolog – Njė element nė shfaqjen e besimit tė Scientologjisė e cila lėvizje ‘’ėshtė formuar nė vitin 1954, ku sot ka mbi 6,000 bashkėsi tė shėrbimit fetar me misione tė ndryshme, organizime me grupe nė aktivite tė ndryshme, ku nė kėtė religjion tani mė qė ėshtė zyrtarizuar nga njė lėvizje, numėron afėr 8 milion anėtarė nė mbi 159 shtete me mbi 66 gjuhė tė huaja ‘’ [4]

Njė karakteristik qė e bėnė tė vaēant kėtė tipologji nė shoqėrinė bashkohore ėshtė se ky tip besimatari nė parim ėshtė paqėsor, kundėr krimit, kundėr shpėrfaqjes se dhunės, kundėr zhvillimit tė konflikteve dhe luftėrave tė ndryshme si dhe ajo ēka ėshtė mė rėndėsi tė ky tip ėshtė ngritja e njeriut njė spiritualitet tejet tė vaēant dhe tė lartė.

Pėrveq kėtyre tipave nė tipologjizimin e vetėdijes fetare nė shoqėrinė bashkohore, padyshim se ka edhe shumė tė tjera tipe, qė nuk do tė mjaftonte tė thuren me njė punim tė till tė shkurtėr.Mirėpo kėto janė vetėm disa prej tyre tė cilat janė jetojnė nė shtetet e ndryshme , ku manifestohen me forma tė ndryshme dhe nė kuadėr tė shumė religjioneve sot.





--------------------------------------------------------------------------------

[1] Dr.Hasani Ismail ,, Probleme teorike nga Sociologjia e Religjionit, Prograf, Prishtinė 1996 fq 24-25

[2] Ibid fq.24

[3] Ibid fq. 25

[4] http://www.bonafidescientology.org, 2000-2007 Church of Scientology International. All Rights Reserved. Trademark Information for Scientology services.