Balkancenter Online              

S H Q I P     E N G L I S H    S R P S K O  -  H R V A T S K I       R E D A K S I A

 

 

Konflikti mbi identitetin maqedonas dhe e drejta mbi trashėgiminė

historike tė Maqedonisė

Shkruajne: Ferdi Kamberi dhe Mentor Tahiri

 

Ndjeshmėria e identitetit kombėtar

Nė pėrpjekjet e njė shoqėrie qė ta mbrojė apo ta dėshmojė ekzistimin e identitetit, nė momentin kur shkaktohen pėrplasjet e argumenteve qė hedh njėra apo pala tjetėr, lindin konfliktet qė do tė ndikojnė jo pak jetėn politike tė njė shteti. Njeriu si qenie sociale-biologjike ka njė identitet personal, nė tė njėjtėn kohė ai mund tė ketė identitete tjera si: identiteti qytetar, kombėtar, etnik, fetar, apo shtetėror. E kaluara e dėshmoi qė megjithatė identiteti kombėtar ėshtė pak sa mė i ndjeshėm pėr dallim nga identitetet tjera tė njeriut.

Gjatė viteve tė fundit jo vetėm Maqedonia, por gati nė pėrgjithėsi tėrė Evropa Juglindore ėshtė ngėrthyer nga problemet e shumta, polemikat dhe replikat e pafundme qė shpesh edhe kanė kaluar limitet e tė konsideruarit vetėm probleme politike. Shumė nga problemet qė dolėn nė sipėrfaqe viteve tė kaluara, ishin ngrirė artificialisht nga sistemi i tė kaluarės dhe koha dėshmoi qė nuk ishin zgjidhur.

Pėrderisa nė kontinentin e vjetėr shfaqen hapa nė drejtim tė proceseve integruese dhe njė evropianizimi, gjithashtu nė rrethana tė ndryshme nxiten edhe struktura konkurruese identitetesh dhe njė garė e afirmimit etnik ndėrmjet grupeve shoqėrore apo entiteteve shtetėrore. Nė gadishullin ballkanik por edhe nė shumė vende tė ish Bashkimit Sovjetik kjo ka ditur tė prodhojė njė klimė konfliktesh tė shprehur edhe nė luftė tė hapur, kurse nė versionet mė tė buta nė armiqėsi politike, kriza diplomatike apo edhe probleme ndėrkulturore.

Megjithatė, pėrkundėr teorive qė sot hidhen shpesh edhe pa mbėshtetje shkencore, njė sociologji e pandikuar nga politika ditore, jo vėshtirė do tė gjejė termin “Homoballkanas” apo “Njeriu Ballkanik”, duke aluduar kėtu nė shumė elemente tė pėrbashkėta qė popuj tė kėsaj pjese tė Evropės mund ti kenė ndėrmjet tyre. Kurse nė njė shėtitje nėpėr retrospektivėn historike, mahnitemi me mbresėn qė krijojnė faktet, jo rrallė tė fshehura pėr hir tė qėllimeve politike.

Mozaiku shumetnik i Maqedonisė

Pėrtej kufijve tė shtetit tė sotėm i cili nė historinė moderne pėr herė tė parė si subjekt politik u krijua nė fund tė luftės sė dytė botėrore, e vendosur nė njė pjesė strategjike tė gadishullit ballkanik, Maqedonia nė kuptimin gjeografik dhe historik tė saj, me ndryshimet e krijuar me kohė, vazhdon tė mbulojė pėrafėrsisht atė sipėrfaqe qė nė vazhdėn e luftėrave pėr dominim dhe zgjerim tė perandorive, duhej kontrolluar ushtarakisht dhe politikisht. Pa e arritur kėtė, as romakėt nuk do tė mund tė realizonin Via-Egnatian qė lidhte Adriatikun dhe Detin e zi e mė tej, por as sllavėt gjatė dyndjeve tė tyre tė shekullit tė VII-tė nuk do tė mund tė vazhdonin mė tutje vendosjen e tyre mė nė jug nė pjesėt e sotme tė Greqisė qendrore. Kjo traditė nė lidhje me kėtė territor shumė kohė mė pas ndonėse nė rrethana krejtėsisht tjera, do tė zė po tė njėjtin vend dhe nė njė moment do tė arrijė tė alarmojė dhe tėrheq vėmendjen e te gjitha fuqive duke filluar nga Perandoria Britanike, Franca e deri te Rusia.

Pėrveē famės qė emri Maqedoni krijoi nė kohėn e Lekės sė madh, nė kohėn kur ushtria e kėsaj mbretėrie tė fuqishme kishte arritur tė depėrtoj deri nė Indi, njė specifikė e dallueshme e Maqedonisė sė shekujve tė fundit, padyshim mbetet pasuria e saj shumetnike. Sllavėt, shqiptarėt, turqit, grekėt, vllahėt, romėt, hebrenjtė me praninė e tyre krijuan imazhin real tė njė shoqėrie tė vėrtetė shumetnike ku secili nga kėta popuj shėnoi ngjarje historike e kulturore qė pėr tė ardhmen do tė shėrbejnė si referencė e pakontestueshme mbi rėndėsinė e kėtij territori. Qendra tė rėndėsishme si Selaniku me portin e tij detar dhe kapacitetet tregtare qė ishte shndėrruar nė “kryeqytetin” e pashpallur tė hebrenjve sefardik tė cilėt pėr ti shpėtuar inkuizicionit nė gadishullin Iberik gjetėn strehė nė Perandorinė Osmane, apo Manastiri si njė vatėr e kulturės shqiptare dhe sė fundit vend i lindjes i vet alfabetit shqip, janė vetėm disa nga shembujt e njė mozaiku specifik. Pikėrisht kėtu nė disa qytete tė Vilajeteve tė Manastirit dhe Selanikut, po krijoheshin bėrthamat e para tė Komitetit tė bashkimit dhe pėrparimit, qė historiografia e sotme i njeh si turqit e rinj, nga ku do tė formėsohen proceset qė do tė sjellin ndryshimet kushtetuese nė Perandorinė Osmane, mė vonė edhe krijimin e Republikės Turke dhe vetė fundin e perandorisė qė pėr afro pesė shekuj kishte vė nė kuadėr tė saj gjithė popujt e kėsaj pjese tė kontinentit tė vjetėr.

Mė vonė, si njė hapėsirė gėrshetimesh tė ndryshme etnike, gjuhėsore, shto kėtu edhe ndikimet e kishės serbe, bullgare dhe asaj greke, vetė Maqedonia do tė jetė njė nga arsyet kryesore tė acarimeve qė shpien nė luftėrat ballkanike. Nė fakt, shtetet sllave tė posa konsoliduara nė atė kohė, pėrpiqeshin pak a shumė nė mėnyra tė ngjashme tė dėshmonin qė popullsia sllave ishte pjesė e kombit tė tyre shpesh edhe duke harruar faktin qė popullsia sllave e Maqedonisė kishte arritur tė krijoj disa veēori tė saja gjuhėsore por edhe njė vetėdije tė veēantė mbi pėrkatėsinė si njė refleksion ndaj pretendimeve tė Serbisė dhe Bullgarisė, pavarėsisht faktin se kjo mund tė ketė ndodhur shumė vonė. Lufta e Greqisė ishte e njė natyre tjetėr, pėrderisa ishte e pakuptueshme tė pėrpiqej tė tregonte karakterin grek tė njė popullsia sllavofone, ajo u pėrqendrua nė argumentet historike, nė formėn ēfarė i prezantonte.

Teoritė shkencore dhe historia si peng i politikės ditore

Teoria e sotme mbi identitetin maqedonas e cila vjen nga Shkupi zyrtar, kuptohet qė ka qėllim dėshmimin e vazhdimėsisė historike tė njėsisė politike tė quajtur Maqedoni, qė nga koha e Lekės sė madh. Megjithatė, dominimi i elementeve gati krejtėsisht sllave nė identitetin e maqedonasve tė sotėm, shfaq nė sipėrfaqe faktin se kjo teori nuk ka arritur qartė tė arsyetojė aspektin shkencor. Sidoqoftė, kjo teori sot ėshtė bėrė pjesė e pandashme e politikės ditore nė betejėn qė Maqedonia po e bėn pėr njohjen e emrit tė saj, por edhe pėr njohjen e vet emrit tė kombit. Fatkeqėsisht, njė betejė kjo qė po e lė vendin mbrapa dhe shumė larg synimeve tė shprehura pėr integrime euro-atlantike.

S’do mend se prapa polemikave mbi identitetin maqedonas, shpeshherė nė luftėn qė po bėn politika ditore, lihen anash teoritė shkencore dhe sidomos teoritė qė ekskluzivisht merren me origjinėn e kėsaj popullate, e kaluara e sė cilės fshihet nėn mjegullėn e historisė si edhe tek shumė popuj tjerė evropian juglindor. Shpesh ky konflikt po humb kuptimin e vet si debat mbi historinė, duke lėnė pėrshtypjen e njė lufte tė rėndomtė politike ndėrmjet dy shteteve.

Qoftė tė adaptohet varianti maqedonas se ata janė sllavė tė pėrzier me autoktonėt apo variant grek i cili flet mbi origjinėn sllave tė maqedonasve tė sotėm, njė gjė nuk duhet debatuar dhe kėtu pajtohen tė gjithė historianėt dhe gjuhėtarėt, maqedonasit e sotėm janė pjesė e kulturės qė nė kėto anė nuk filloi tė krijohet assesi para shekullit tė VII-tė dhe kjo ndėrlidhet ngushtė me imigrimin e sllavėve. Nuk ėshtė e diskutueshme qė pas kėtij imigrimi, shumė fakte ripohojnė praninė e vazhdueshme tė popullatės sllave, historianėt kėtė e lidhin me ekzistimin e gjuhės dhe kishėn e vjetėr sllave qė nė Maqedoni daton nga shekulli X-tė.

Nė tė kaluarėn autor tė ndryshėm kanė ditur qė shpesh edhe tė japin pėrshkrime kontradiktore nė lidhje me maqedonasit e sotėm. Kėshtu gjatė fillimit tė shekullit tė kaluar, William Zebina Ripley dhe Bertil Lundman e pėrshkruanin popullsinė sllave tė Maqedonisė si bullgare duke u mbėshtetur nė gjuhėn e folur sllave nė Maqedoni. Kurse autori H. Brailsford i pėrshkruan si serbė dhe bullgarė por pa njė ndarje tė qartė etnike mes tyre.
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisė, ka pranuar teorinė se popullata e sotme maqedonase ėshtė rezultat i pėrzierjes sė popullsive autoktone dhe sllavėve. Ėshtė teori e afėrt me atė tė etnografit bullgar Vasil Kancov i cili megjithatė popullsinė e quan bullgare. Ndėrsa Gustav Weigand dhe Carletin Coon mė tutje precizojnė se kur pėrmendėn autoktonėt tė cilėt sė bashku me sllavėt e ardhur u pėrzien nė njė etnos tė pėrbashkėt, nė kėtė rast bėhet fjalė pėr Grekėt, Trakasit dhe Ilirėt tė cilėt duke pranuar elemente sllave, iu pėrshtaten gjuhės sė tyre kurse mė vonė edhe vetė kulturės sllavo-bizantine.

Gjithsesi nuk duhet harruar qė kėto teori kanė gjetur vend nė njė kohė kur jo vetėm sllavėt e Maqedonisė por nė pėrgjithėsi sllavėt e jugut nuk kishin ndonjė demarkacion etnik tė qartė ndėrmjet tyre, por edhe nėse e kishin kjo nė jo pak raste ėshtė ngatėrruar me pėrkatėsinė fetare, gjegjėsisht tė qenit anėtar i njėrės apo tjetrės kishė.

Konflikti mbi emrin dhe trashėgiminė historike

Njė segment i konfliktit mbi emrin dhe identitetin, i cili sot ėshtė deri diku i harruar, por qė padyshim sė paku pas luftės sė dytė botėrore paraqiste brengė pėr Athinėn e cila ishte e dobėsuar nga lufta civile, ishte frika nga njė zgjerim i mundshėm i atėherė njėsisė Jugosllave tė Maqedonisė nė drejtim tė jugut.

Kjo frikė u shtua veēanėrisht kur po diskutohej njė bashkim i mundshėm federal mes Jugosllavisė dhe Bullgarisė, e qė parashihte Maqedoninė si njė njėsi federale tė veēantė. Vetė opinioni ndėrkombėtar jo pak u trazua nga fakti qė tani si njė njėsi nė kuadėr tė njė shteti tė fortė sllav, Maqedonia do tė mund tė shfaqte pretendime nė drejtim krahinės greke tė Maqedonisė.

Nė njė letėr qė njė kėshilltar i tij po i dėrgonte kryeministrit britanik Vinston Ēerēill thuhej: “Njė union federal i njėsive tė Jugosllavisė dhe Bullgarisė, do tė transformojė ēėshtjen maqedonase nė njė ekspansion tė kombinuar jugosllavo-bullgar drejt jugut, tė pėrforcuar nga irredentizmi maqedonas dhe bullgar pėr tė bashkuar me Maqedoninė, portin detar tė Selanikut, si njė interes i pėrgjithshėm sllav”. Mė tutje u deklarua qė formimi i njėsisė federale tė Maqedonisė tė krijohet mbi baza tė pėrjashtimit tė pretendimeve tė aneksimit tė territoreve tjera (Memorandumi pėr Maqedoninė, 15 nėntor 1944).

Pėrderisa Maqedonia ishte njė republikė nė kuadėr tė Ish-Jugosllavisė dhe njė element konstituiv i saj, Athina zyrtare i referohej republikės me termin Republika e Shkupit siē bėn edhe sot. Maqedonia nuk paraqiste subjekt ndėrkombėtar gjė qe e bėnte Athinėn zyrtare qė nė vitet nė vijim tė mos bėjė mė tepėr bujė nė lidhje me ēėshtjen. Pas shpalljes sė Maqedonisė sė pavarur nė shtator 1991 u krijuan rrethana tjera. Athina mobilizoi tė gjithė potencialin diplomatik qė kishte pėr tė parandaluar njohjen e Maqedonisė nga shtet tjera. Vetėm disa sosh e njohėn shtetin e ri me emrin e tij kushtetues.

Ndonėse njohurit aktuale shkencore nga historia, arkeologjia dhe linguistika nuk kanė arritur krejtėsisht qartė tė japin pėrgjigjen mbi relacionet e maqedonasve antik me popullsitė pėrreth dhe mė konkretisht pozitėn e tyre karshi helenėve tė lashtė si nė kuptimin etnik ashtu edhe nė gjuhėn e folur, vetė identiteti i maqedonasve antik sot vazhdon tė pėrdoret si subjekt tensionesh mes Republikės sė Maqedonisė dhe Greqisė. Historiani Eugene N. Borza vė nė pah se gjuha e folur e maqedonasve antik dhe helenėve dallohej sa nė komunikimin ndėrmjet kėtyre dy gjuhėve ishte i nevojshėm edhe pėrkthimi .

Megjithatė jemi dėshmitarė qė pa sqaruar argumentet shkencore, tė dy shtetet vazhdojnė tė pretendojnė tė drejtėn mbi trashėgiminė e Maqedonisė antike duke harruar dhe lėnė krejtėsisht anash elementet ilire dhe trakase qė kontribuuan nė brumėzimin e pėrkatėsisė sė veēantė Maqedonase antike.

Pėrkatėsia etnike e maqedonasve tė sotėm (shpesh hasim termin sllavo-maqedonasit) dhe mė saktė identiteti i tyre, ėshtė bėrė tanimė njė objekt debatesh tė ashpra mes Shkupit dhe Athinės. Termi sllavo-maqedonas vetvetiu paraqet njė kundėrthėnie mes maqedonasve. Pėrderisa nė Republikėn e Maqedonisė ai mund tė konsiderohet edhe njė emėr ofendues, nė vetė Greqinė me krenari pėrdorėt nga pjesėtarėt e komunitetit sllav nė prefekturat e Maqedonisė greke, ngase ashtu i bėn tė ndjehen si popull i veēantė nga grekėt etnik banorė tė zonave nga Florina deri nė Kavallė, qė gjithashtu e quajnė vetėn maqedonas, por nė kuptimin e pėrkatėsisė krahinore.

Ėshtė e mundshme qė vet konflikti mbi trashėgimin historike tė Maqedonisė antike ndoshta as qė do tė kishte filluar po tė mos ishte shkaktuar ngatėrresa ne lidhje me emrin. Vetėm mė vonė pėr tė arsyetuar qėndrimet e tyre nė lidhje me pėrdorimin e emrit maqedonas dhe Maqedoni, debati kaloi pėrtej kėtij limiti nė kėrkim tė mbėshtetjes historike ku palėt pėrpiqen tė prezantojnė historinė sipas versioneve tė tyre.

Nė fakt, konflikti mbi trashėgiminė historike jo rrallė herė shtyu Republikėn e Maqedonisė tė ndryshoj vetė elementet shtetėrore. Flamuri i sotėm i shtetit gjeti formėn e tillė vetėm pasi qeveria nė Shkup ishte e detyruar tė ndryshonte flamurin e mėparshėm nė tė cilin qartė dallohej dielli i Vergines si simbol i Maqedonisė antike. Qysh nė fillim tė viteve tė 90-ta, Maqedonia po rrezikonte njė izolim tė mundshėm ndėrkombėtar dhe atė nė njė kohė shumė tė ndjeshme kur Serbia lehtė ndizte luftėra me fqinjėt. Nė OKB, Maqedonia u pranua me emrin e pėrkohshėm Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė, dhe mė pas edhe nė organizma tjerė ndėrkombėtarė.

Qė nga dalja nė skenė e Maqedonisė si njė subjekt ndėrkombėtar, Shkupi dhe Athina nėn ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar kanė zhvilluar njė varg negociatash. Janė diskutuar si zgjidhje tė mundshme njė mori propozimesh: Maqedonia e re, Maqedonia e epėrme, Sllavo-Maqedonia, Maqedonia (Shkupi) etj. Ndonėse kėta emra sė pari ashpėr janė kundėrshtuar nga vet Shkupi zyrtar, as vetė qeveria nė Athinė nuk i ka konsideruar si tė pėrshtatshėm pėr shkak tė refuzimit inicial qė emri i ri tė pėrmbajė termin “Maqedoni” nė cilindo variant. Gjithashtu me argumentin se qėllimisht shmanget termi “Maqedoni”, janė refuzuar edhe dy propozime greke: Republika e Vardarit dhe Republika e Shkupit.

Sė fundi nėn ndėrmjetėsimin e diplomatit Mathew Nimitz, propozimi i cili dominon si ide, pėrpiqet qė ēėshtjen mbi emrin e shtetit ta zgjidh me emrin “Republika e Maqedonisė Veriore” pa qartėsuar qėndrimin mbi identitetin e maqedonasve.

Sidoqoftė, derisa propozimet vazhdojmė ti zėnė vendin njėri tjetrit, rezultati i pari i konfliktit mes Shkupit dhe Athinės, ka dhėnė njė rezultat tė qartė – Maqedonia vazhdon tė pėsojė duke ngelur mbrapa nė hapin e saj drejt integrimeve. Ajo nuk u anėtarėsua nė Paktin e Atlantikut Verior ashtu siē ishte e paraparė sė bashku me shtetet tjera tė programit tė Kartės sė Atlantikut, Shqipėrinė dhe Kroacinė.

Qėndrimi i Sofjes zyrtare karshi identitetit maqedonas

Kur pas shpėrbėrjes sė ish Federatės Jugosllave, Maqedonia shpalli vetėn shtet i pavarur, Bullgaria ishte shteti i parė qė e pranoi. Megjithatė, njohja e shtetėsisė nuk ka ndryshuar qėndrimin e Sofjes zyrtare karshi identitetit maqedonas, i cili pėr tė ėshtė pjesė e pandarė e identitetit bullgar kurse vetė Maqedonia njė pjesė e padrejtėsisht e ndarė nga trungu i saj.

S’do mend se deklarimi i ish-kryeministrit tė Maqedonisė, Ljupce Georgievski “Ne kemi identitet bullgar” detabuizoi debatet brenda shoqėrisė maqedonase. Sofja zyrtare u kujdes qė vetė ceremonia ku atij iu dha nėnshtetėsia bullgare nė vitin 2006, tė jetė e shoqėruar mė pėrcjellje mediatike, ishte vetė zėvendės presidenti bullgar qė nė mėnyrė solemne do t’ia dorėzoj dokumentin e nėnshtetėsisė bullgare. Nė pėrgjithėsi duke filluar nga viti 2001 deri nė shtator 2008, vlerėsohet qė rreth 32 mijė shtetas maqedonas janė bėrė edhe shtetas bullgar gjithashtu. Ėshtė mė se evidente qė ky numėr tani mund tė rritet nė mėnyrė edhe mė rapide me faktin qė Bulgaria ėshtė anėtare e BE-sė, por padyshim procedurat e lehta qė maqedonasit tė pajisen me nėnshtetėsi bullgare flasin vetvetiu se Sofja zyrtare ata i konsideron bashkėkombės.

Vetė Bullgaria ėshtė pėrpjekur tė paraqes disa argumente pėr tė arsyetuar qėndrimin e saj. Kėshtu nė serinė e argumenteve bullgare hyjnė: prezenca e sundimit bullgar gjatė mesjetės; identifikimi gjatė fillimit tė shekullit tė kaluar i popullsisė sllave tė Maqedonisė si bullgare nga ana e shumė historianėve tė huaj; memoria e pėrbashkėt kolektive; roli i Bullgarisė nė organizimin e kryengritjes nė Maqedoni kundėr sundimit osman; roli i Bullgarisė nė formimin e VMRO-sė si njė lėvizje anti-serbe; fakti qė Maqedonia si subjekt politik u krijua si produkt i komunistėve jugosllavė dhe atė vetėm pas luftės sė dytė botėrore.

Gjetja e zgjidhjes dhe faktori shqiptar

Nė tėrė tollovinė e krijuar nė lidhje me emrin e shtetit dhe cenimin e identitetit kombėtar maqedonas, shto kėtu edhe cenimin e gjuhės nga ana e Bullgarisė, mund tė vėrehet qė faktori shqiptar nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė ngatėrruar aktivisht nė kėtė debat.

Ndonėse nė shikim tė parė, mund tė duket si mosinteresim i faktorit politik shqiptar nė Maqedoni, megjithatė shpjegimi mė i afėrt do tė na shpinte tek konstatimi qė qeveria e Shkupit nė mėnyrė konstante mundohet tė minimizojė rolin e tij gati nė tė gjitha sferat e jetės politike, rrjedhimisht edhe kėtu.

Ėshtė kjo qasja tradicionale ndaj shqiptarėve qė nuk ka ndryshuar. Nė rrethana kur Maqedonia duket se nuk ka finalizuar qartė as rregullimin e saj shtetėror dhe balancimin institucional tė raporteve ndėretnike, mė saktėsisht maqedonase-shqiptare, ėshtė e diskutueshme nėse njė zgjidhje adekuate mund tė gjendet. Pėrjashtuar kėtu ēėshtjen e identitetit kombėtar dhe gjuhėsor tė maqedonasve, nuk duhet harruar qė sa i pėrket emrit tė shtetit nuk duhet pėrjashtuar nga debati asnjė pjesė e qytetarėve. Njė pyetje mė vend qė do tė duhej studiuar nga faktori ndėrkombėtar, do tė duhej tė kishte qėllimin e gjetjes sė pėrgjigjes, nėse njė marrėveshje maqedonase-greke nė lidhje me emrin, qė apriori pėrjashton edhe mendimin e shqiptarėve tė Maqedonisė qė pėrbėjnė mbi 25% tė popullsisė sė Maqedonisė, a do tė duhej si e tillė tė konsiderohej zgjidhje pėrfundimtare e problemit ?