Balkancenter Online
S H Q I P E N G L I S H S R P S K O - H R V A T S K I R E D A K S I A
ISLAMI TRADICIONAL PER KOHEN MODERNE ?
Shkruan: Gėzim Selaci
Rizbulimi i identitetit musliman pas rėnies sė regjimit komunist tek ne ėshtė pėrcjellė me probleme tė shumta dhe tė rėnda. Ėshtė shkaktuar njė neveri ndaj trashėgimisė islame nė identitetin kombėtar nė kontekstin bashkėkohor nė rrethanat e reja nė tė cilat ėshtė gjetur kombi. Kjo mund tė ketė ndodhur pėr shkaqe tė ndryshme, por gjithsesi konceptualizimi i gabueshėm dhe jofunksional i fesė ka qenė njė nga shkaqet kryesore.
Sidoqoftė, nė pėrpjekjen pėr tė zgjidhur kėtė, ėshtė propozuar Islami tradicional si i vetmi model qė siguron njė marrėdhėnie paqeje me identitetin tonė kombėtar. Por, a e ka fuqinė ky Islami tradicional tė jep njė alternativė tė zbatueshme dhe me shanse pėr sukses pėrkundėr sfidave dhe ēėshtjeve moderne?
Muslimanėt sot po kalojnė nėpėr njė fazė tė veēantė tė historisė sė tyre teksa gjenden nėn njė presion tė nevojės pėr tiu pėrshtatur ndryshimeve qė sollėn rrethanat e reja nė botė. Kėshtu, edhe komponenti islam nė identitetin tonė kombėtar po rimendohet nė kontekst tė pėrkatėsisė shumėfetare dhe tė tė imagjinuarit tė njė identiteti kombėtar me vlera perėndimore. Kėshtu pra, muslimanėve u shtohen probleme tė reja.
Pėr tiu adresuar kėtyre problemeve qė shtresohen, muslimanėt janė gjetur para nevojės pėr njė kompas etik qė do tiu referoheshin nė lidhje me ēėshtje morale. Ndėrsa Islami tradicional nuk frymėzon, kurse Bashkėksia Islame e Kosovė (BIK) ėshtė kredhur nė njė letargji akademike dhe komunikuese (mediale), alternativat qė ofrojnė strukturat e tjera duket se janė mė tėrheqėse pėr brezat e rinj tė muslimanėve.
Shumė prej kėtyre alternativave nuk mund tiu atribuohet ndonjė e keqe, ndėrsa BIK-u nuk ka parė probleme tek ato. Mirėpo tė tjerat mund tė lindin mė shumė probleme se sa qė zgjidhin. Nė tė vėrtetė gati tė gjitha kėto nuk kanė dalė si alternativa pozitive, domethėnė qė kanė propozuar zgjidhje; procesi i krijimit tė identitetit tė tyre ka qenė negativ, domethėnė ato e kanė definuar veten dhe kanė rekrutuar simpatizantė duke u definuar si tė ndryshėm ndaj modelit tė rrymės qendrore, duke treguar se si janė tė ndryshėm nga modeli i BIK-ut. Kėtu edhe mund tė hyjė sherri, ngase kėto kode alternative qė nuk mendohen mirė, hapin rrugėn e indoktrinimit, shpėlarjes sė trurit, mendėsisė grupore, ekstremizmit, e tė tjera.
Nė kėtė gjendje faktike, BIK ėshtė gjetur ndėrmjet dy zjarreve: mohimit tė problemit, thua se asgjė nuk po ndodhė, dhe alarmimit pėr tė, thua se e keqja mė e madhe vjen kėtej. Me sa duket BIK nuk flet njė goje, andaj nuk ka njė qėndrim unik zyrtar. Sidoqoftė, ėshtė e qartė se njė numėr grupesh kanė ofruar tashmė alternativat e tyre dhe kanė fituar simpatizantė. Nuk do mend se jo tė gjitha nga kėto janė nė tė njėjtėn linjė me rrymėn qendrore qė e ndjek dhe e promovon BIK.
Megjithatė, nėse dikush nga Bashkėsia Islame sheh rrezikun tek kėto kode a modele alternative, kjo nuk ėshtė e tėra qė pritet nga kjo organizatė lidere fetare. Roli i BIK-ut nuk kufizohet nė gjetjen e gabimeve dhe identifikimin e rreziqeve. Pritshmėria nga kjo organizatė ombrellė fetare ėshtė shumė mė e madhe se sa tė konkludojė gjėrat e njohura; ajo duhet tė ofrojė alternativė, nėse do tė jetė organizatė udhėheqėse. Roli i BIK do tė mund tė ishte mė pozitiv, dhe pėrveē qė tė tregojė se ēfarė Islami nuk na duhet, ajo do tė duhej tė ofronte njė model tė Islamit qė na duhet. Natyrisht, qė tė tėrheq brezat e rinj tė muslimanėve, ky model duhet tė tiu adresohet ēėshtjeve dhe brengave bashkėkohore.
Pra detyra e BIK-ut ėshtė jo vetėm tė thotė se si nuk duhet, por edhe si duhet. Ekzistimi dhe vazhdimi i alternativave problematike ėshtė pėrgjegjėsi edhe e BIK-ut. Kėshtu, ngase ky rrezik dhe rreziqe tė tjera ekzistojnė nė njė masė tė madhe nė saje tė dėshtimit tė BIK-ut pėr tė ofruar njė alternativė ndaj islamit tradicional, dhe jo nė saje tė dėshtimit pėr tė ruajtur atė.
Pėr njė tė kuptuar tė ri tė islamit
Nė mėnyrė qė identiteti islam nė sistemin e identitetit tonė kombėtar ti kontribuojė emancipimit dhe zhvillimit tė kombit, ėshtė i nevojshėm njė tė kuptuar (fikh) i ri i Islamit qė do tė dilte si rezultat i njė diskursi akademik i arsyetimit dhe interpretimit (ixhtihad) pėr tė nxjerrė kuptime tė reja. Ky interpretim duhet tė themelohet mbi traditėn pėr tė krijuar njė diskurs tė ri e tė vlefshėm pėr kohėn dhe rrethanat aktuale. Fatkeqėsisht, kjo sfidė nuk ėshtė pėrballė me sukses nga elita dhe organizatat fetare nė vend.
BIK-u duke mos pasur fuqinė dhe kapacitetin tė ofrojė njė tė kuptuar tė tillė, kėmbėngul nė njė Islam tradicional. Nė radhė tė parė, nuk ėshtė bėrė e qartė se ēfarė nėnkuptohet me nocionin Islami tradicional, por ai shpeshherė reduktohet nė rite tė detajuara qė mullatė kryejnė nė festa e ceremoni mortore. Ky Islam tradicional ka dėshtuar tiu adresohet ēėshtjeve bashkėkohore qė kanė lindur rishtas, andaj nuk ka qenė tėrheqės pėr brezat e rinj tė muslimanėve
Ideja e njė tė kuptuarit tė ri tė Islamit i frikėson shumė muslimanė, prandaj ēdo thirrje e kėtij lloji mund tė pėrballet me rezistencė. Andaj, pėr tė shtuar shanset pėr pranim, kjo thirrje duhet tė vijė nga autoritete tė pamohueshme fetare. Gjithherė ėshtė mė e lehtė tė projektosh diēka nė mendje dhe letėr, por e vėshtirė tė bindėsh tė tjerėt pėr tė.
Disa mendojnė se Islami ėshtė uniform dhe nuk ka se si tė kuptohet nė mėnyra tė ndryshme. Mirėpo, Islami qė nga fillimi asnjėherė nuk ka qenė uniform; aspekte dhe ēėshtje tė ndryshme tė tij janė kuptuar nė mėnyra tė ndryshme. Se me ēfarė tė drejte dikush mund tė pretendojė se bash tė kuptuarit e tyre ( apo fikh-u i tyre) ėshtė absolutisht tė kuptuarit e drejtė, dhe se nuk ka alternativė, mund tė shpjegohet vetėm me terme tė fanatizmit grupor dhe sektarizmit.
Tė tjerėt frikėsohen nga tė kuptuarit e ri, ngase nuk kanė vizion se cila ėshtė alternativa. Sidoqoftė, alternativa nuk ėshtė e dhėnė dhe qė pret tė zbulohet; atė duhet krijuar.
Mirėpo, qė tė arrihet kjo, problemit duhet qasur nė mėnyrė tė duhur dhe duhet bėrė pyetje tė duhura, ndryshe nuk arrihet askund. Sė pari trashėgimia islame duhet tė rimendohet dhe ti nėnshtrohet njė diskutimi e debati akademik e intelektual. Ky rimendim duhet tė jetė i kujdesshėm dhe tė bazohet nė lexim tė tė arriturave shumė shekullore tė mendimit islam, i cili shėrben si njė themel i fortė mbi tė cilin duhet ndėrtuar njė diskurs qė do tė ishte funksional dhe i dobishėm nė kontekstin aktual tė kombit.
Njė qasje e balancuar dhe sistematike ėshtė tejet e rėndėsishme, posaēėrisht nė kėtė kohė kur komponenti islam po rimendohet nė kulturėn dhe identitetin tonė kombėtar.
Detyrė e vėshtirė? Kush e tha se udhėheqja dhe pėrfaqėsimi i njė bashkėsie fetare ėshtė detyrė e lehtė!