Balkancenter Online              

S H Q I P     E N G L I S H    S R P S K O  -  H R V A T S K I       R E D A K S I A

 
  
 
 
ĒFARĖ ĖSHTĖ KOMBI 
Teoria e pėrkufizimit dhe origjinės sė kombeve

GĖZIM SELACI, Magjistėr i Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare dhe Teorisė Politike
 
Pėrmbledhje. Kur pėrpiqen tė pėrkufizojnė kombin, teoricienėt (historianė, antropologė, sociologė e tė tjerė) zakonisht analizojnė origjinėn nė kuptim tė burimit dhe prejardhjes sė tij. Ajo ēfarė ata kėrkojnė tė gjejnė ėshtė konteksti socio-historik qė ka zėvendėsuar format e vjetra tė identitetit kolektiv me identitetin kombėtar. Disa argumentojnė se ka qenė vetė procesi i modernitetit[1] qė nuk u ka lėnė vend autoriteteve dinastike dhe fetare dhe ka detyruar njė formė tė re legjitimiteti pėr autoritete mė tė gjera qendrore. Kjo zhvendosje ishte ndihmuar ose nga kapitalizmi i shtypit, qė mundėsoi shpėrndarjen e librave ne gjuhėn ‘kombėtare’ (Anderson 2006), ose nga industrializimi dhe sistemi arsimor (Gellner 2006). Kjo qasje ėshtė emėrtuar si ‘moderniste’ pasi qė prejardhjen e identitetit kombėtar e gjen nė kohėn moderne nė saje tė procesit tė modernizimit.
Teoricienėt e tjerė pajtohen me supozimin qendror tė modernistėve sipas tė cilit kombi ėshtė dukuri moderne, mirėpo kėsaj i shtojnė njė vėrejtje tė rėndėsishme: domethėnė se kombet nuk kanė dalė nga asgjėkund, por lidhjet etnike paramoderne janė transformuar nė identitete kombėtare. (Smith 1991)
Ndėrkaq, tė tjerėt formimin e kombeve e shohin si proces mė subjektiv. Ata argumentojnė se identiteti kombėtar ėshtė pajtimi i njerėzve pėr tė vazhduar jetėn nė bashkėsi dhe pėr t’u ndjerė pjesėtarė tė tė njėjtit komb. Kėtė solidaritet qė ēon te formimi i kombeve, njė teoricien e ka cilėsuar si formė e “referendumit tė pėrditshėm.” (Renan 1990)
Kjo ese do tė diskutojė nėse teoritė sociologjike, veēanėrisht ajo moderniste dhe ajo etno-simboliste janė teori tė vlefshme pėr tė shpjeguar procesin e krijimit tė kombeve tė ndryshme qė janė shfaqur nė pjesė tė ndryshme tė botės dhe nė kontekste tė ndryshme. Eseja do tė analizojė cilat janė raportet kombit me format e tjera tė identitetit grupor njerėzor, si ai etnik, gjuhėsor, rajonal, fetar, e tė tjerė. A ėshtė shpjegim i mjaftueshėm dhe i kėnaqshėm origjina e pėrbashkėt e kombeve, apo ka elemente tė tjera tė rėndėsishme dhe rrethana qė kanė mundėsuar epokėn e kombeve dhe shtet-kombeve. Mė tutje, eseja do tė kėqyr ndikimin e proceseve nė modernitet nė lindjen e kombeve.

 

Pėrmbajtja
 
HYRJE
 
PIKĖPAMJET TEORIKE
Primordialistėt/Esencialistėt
Modernistėt/konstruktivisėt
Etno-simbolistėt
 
TĖ IMAGJINUARIT, MITET DHE SIMBOLET E KOMBIT
 
ORIGJINA E KOMBEVE
Pikėpamja objektiviste
Industrializimi
E kaluara e pėrbashkėt
‘Tjetri’ dhe armiku i kombit
Pikėpamja subjektiviste
 
LINDJA E KOMBEVE – PĖRVOJAT E NDRYSHME
Kombi etnik/kulturor dhe kombi qytetar
Kombet nė periudhėn pas-perandorake
Kombet nė periudhėn pas-koloniale
 
PĖRFUNDIM
 
 
 
HYRJE
 
Nė kursin e tyre historik, njerėzit kanė qenė tė ndarė nė grupe shoqėrore. Shoqėritė primitive janė organizuar nė familje tė zgjeruara e nė fise. Ndėrkaq, mė vonė, shoqėritė janė organizuar nė komunitete mė tė gjera nė saje tė identiteteve kolektive mė gjithėpėrfshirėse, si identiteti etnik, fetar, i qytet-shtetit, krahinor etj. Kombi, si kategori sociologjike, ėshtė burim relativisht i ri i identitetit kolektiv qė ėshtė shfaqur ne Europė qė nga shekulli XVIII. Natyrisht, ideja kombėtare u shfaq si zhvillim dhe vazhdimėsi nė kursin e nevojės sė njerėzve pėr t’i pėrkitur ndonjė ‘komuniteti tė imagjinuar’ nė mėnyrė qė tė realizojnė interesat e tyre.
Sidoqoftė, nevoja pėr t’i pėrkitur ndonjė grupi dhe pėr t’u bashkuar me pjesėtarėt e tij nuk ėshtė diēka e re nė historinė e njerėzimit. Mirėpo, ajo qė ėshtė dukuri e re ėshtė vetė identiteti kombėtar. E reja nė lidhje me kėtė ėshtė dimensioni politik dhe gjeografik, siē pretendon nacionalizmi. Pėr dallim nga format e tjera tė grupimit shoqėror, si fisi e tė tjera, kombi ėshtė grup njerėzish politikisht tė vetėdijshėm[2] qė kanė njė ndjenjė tė pėrbashkėt pėrkatėsie nė saje tė veēorive dhe rrethanave tė caktuara tė cilat do tė diskutohen mė poshtė.
 
 
PIKĖPAMJET TEORIKE
 
Dilema themelore nė diskutimet mbi kombin dhe teorizimin e tij, ose me fjalė tė tjera pėrpjekjet pėr tė gjetur pėrkufizimin, origjinėn dhe krijimin e kombit, ėshtė ēėshtja se deri nė ē’masė kombi dhe nacionalizmi janė dukuri moderne? Pėrpjekja pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj dileme ka rezultuar nė ndarjen mė fundamentale nė teorinė mbi kombin: domethėnė nė mes perspektivės primordialiste, moderniste dhe etno-simboliste. (Özkirimli 2000 dhe Day and Thompson 2004)

Primordialistėt/Esencialistėt
 
Ata qė mbrojnė idenė se kombet janė esenciale, entitete tė pėrjetshme dhe forma tė hershme tė grupimit shoqėror, ose si rezultat i fushatave politike tė nacionaliste ose si krijesa nga lart-poshtė nga shtete tashmė ekzistuese, quhen primordialistė ose esencialistė. Kjo ide ishte propozuar nga romanticistėt gjermanė, ndėr ta Herder, Fihte dhe Kant. 

Modernistėt/konstruktivisėt
 
Tė tjerėt qė kombet i shohin si dukuri moderne dhe konstruksione shoqėrore[3] emėrtohen si modernistė ose konstruktivistė dhe kjo ėshtė perspektiva dominuese. Nė krye tė kėsaj qasjeje qėndron Ernest Gellner (vepra e tė cilit kombinon elemente nga ajo e Durkhaim-it, Weber-it dhe traditės sė antropologjisė sociale), Benedikt Anderson dhe historiani Eric Hobsbawm, ndėr tė tjerėsh. (Day and Thompson 2004) Nė tė vėrtetė, kjo qasje pėrfshin pikėpamje divergjente, dhe jo njė pikėpamje unike, meqenėse ekzistojnė vetėm disa bindje tė pėrbashkėta nė mes modernistėve. (Özkirimli 2000) Sidoqoftė, ajo ēfarė kanė tė pėrbashkėt ata ėshtė besimi se kombet dhe nacionalizmat janė dukuri moderne dhe bashkėkohore. Ata besojnė se kombet janė formuar nga ndryshimet rrėnjėsore nė kohėn moderne dhe tė cilat kanė pamundėsuar vazhdimin e rregullit tė kohės dhe i ka shtyrė njerėzit nė forma tė reja tė organizimit tė jetės shoqėrore e politike. Studiuesit e kėsaj kategorie argumentojnė se ėshtė bėrė e mundshme dhe e domosdoshme tė ‘imagjinohen’ ose tė ‘shpiken’ forma tė reja tė organizimit kolektiv – domethėnė kombet – duke qenė se ato tė vjetrat ishin bėrė tė pavlefshme nėn ndikimin e rrethanave tė reja ekonomike (industrializimi, kapitalizmi), politike ose shoqėrore (Revolucioni Francez) tė shkaktuara nga proceset e modernitetit.
Transformimet e theksuara nga secili studiues dhe faktorėt qė e kanė shkaktuar atė janė goxha tė ndryshėm: pėr Gellner-in ėshtė industrializimi, modernistėt e tjerė vėnė theksin nė forca tė tilla moderne si kapitalizmi, ose, nė rastin e Anderson-it, ‘kapitalizmi i shtypit’. Kjo bėri qė koncepti i legjitimitetit tė ripėkufizohet nė kohėn kur parimet dinastike e fetare tė legjitimitetit ishin braktisur dhe solli elita tė reja (Anderson, 2006). Sistemi arsimor dhe teknologjia e komunikimit u mundėsoi kėtyre elitave qė mesazhin e tyre ta bartin tek popullatat gjithnjė nė rritje (Anderson, Gellner, Hobsbawm). Pėr pasojė, lojalitetet e shkallės mė tė ngushtė tė krijuara nga kontakti ndėrpersonal janė zėvendėsuar me “lidhjet nė shkallė mė tė gjerė me shoqėrinė ‘jopersonale’ dhe ‘anonime’ pjesėtarėt e sė cilės kurrė nuk do tė takohen as qė kanė dėgjuar pėr shumicėn e bashkėpjesėtarėve tė tyre[4] (Anderson, Gellner, Breuilly, Brass).” (Day and Thomspon 2004)

Etno-simbolistėt

 
Etno-simbolistėt, mund tė konsiderohen ose si qasje e veēantė ose si pjesė e pikėpamjes konstruktiviste/moderniste, qė merr njė rrugė nė mes kėtyre dy qasjeve. Etno-simbolistėt pohojnė se kombet janė formuar nga elitat nacionaliste duke u bazuar nė lidhjet apo pėrkatėsitė etnike para-moderne tė njė popullate tė caktuar. (Özkirimli, 2000) Pra, ata pajtohen me karakterin modern tė nacionalizmit (si ideologji dhe lėvizje), por pohojnė se kulturat e mėhershme etnike sigurojnė themelin mbi tė cilėn ngrehen identitetet e sotme kombėtare.
Pėrfaqėsuesi kryesor i kėsaj perspektive ėshtė sociologu Anthony D. Smith, i cili pohon se ndėrsa kombet mund tė jenė moderne, origjina e tyre nuk ėshtė e tillė, por gjurmėt e tyre mund tė gjenden nė etnitė e mėhershme. Pėr Smith-in, kombet nuk janė ‘shpikur nga asgjėja’, por proceset karakteristike tė modernitetit (tė pėrshkruara nga modernistėt) i transformojnė kėto etni nė kombe, por pa i shkatėrruar ato. (Smith 1991)
Teoricienė tė kėtij mendimi e kanė pėrkufizuar kombin nė mėnyra tė ndryshme, duke pėrdorė kritere tė ndryshme pėr tė shpjeguar karakteristikat e tij, pėrkufizimin dhe proceset pėrkatėse. Tiparet e pėrbashkėta tė popullatave janė parė si karakteristika kryesore tė kombit dhe rėndom ato kanė qenė prejardhja, gjuha, kultura dhe feja e pėrbashkėt. Sidoqoftė, kėto kritere janė tejet tė diskutueshme, ngaqė pėrveē efektit bashkues qė kanė, ato mund tė kenė edhe efekt ndarės. Pėr shembull, ndėrsa gjuha e pėrbashkėt mund tė pėrfshijė nė njė komb popullata tė shumėllojshme pėr sa i pėrket karakteristikave tė tjera (fetare, rajonale, etj.), megjithatė, ajo mund tė pėrjashtojė popullata tėrėsisht homogjene pėr sa i pėrket po tė njėjtave karakteristika, por qė nuk kanė gjuhė tė pėrbashkėt. Nė anėn tjetėr, gjuha e pėrbashkėt nuk mjafton pėr tė krijuar identitet tė pėrbashkėt kombėtar, pėrkundėr tipareve tė tjera tė pėrbashkėta, siē ėshtė prejardhja e pėrbashkėt, etnia etj. Ilustrim i kėsaj mund tė jetė rasti i ‘sllavėve tė jugut’ (kroatėt, boshnjakėt dhe serbėt).[5] Disa gjuhė janė tė veēanta dhe pėrjashtuese pėr identitetin kombėtar tė disa kombeve, siē ėshtė rasti me gjuhėn shqipe qė ėshtė e veēantė pėr shqiptarėt, gjuha baske pėr baskėt e kėshtu me radhė. Sidoqoftė, popuj tė ndryshėm mund tė kenė gjuhėn e pėrbashkėt (pėr shembull anglishten), megjithatė tė mos konsiderohen pjesėtarė tė tė njėjtit komb; ndėrsa njė komb mund tė flasė disa gjuhė, siē ėshtė rasti me kombin zviceran, kanadez dhe belg. Gjuha ėshtė parė si ‘nishani’ mė i rėndėsishėm i kombit, posaēėrisht nė Europėn Lindore, ndėrsa nė raste tė tjera mund tė shihet si faktor ndarės, ose sė paku, si jo relevant nė krijimin e kombit.
E njėjta mėnyrė analize mund tė pėrdoret pėr tė shqyrtuar karakteristikat e tjera tė kombeve (kultura, feja e tė tjera) dhe raportet e tyre me identitetin kombėtar.
Siē shihet, pėrkufizimi i kombit nuk ėshtė detyrė e lehtė, nga shkaku i kompleksitetit dhe kuptimeve kundėrthėnėse tė tipareve dalluese tė tij.
 
 
TĖ IMAGJINUARIT, MITET DHE SIMBOLET E KOMBIT
 
Anderson (2006) kishte propozuar se kombet janė ‘komunitete tė imagjinuara’ qė bazohen nė mite dhe simbole. Vetė ideja e prejardhjes sė pėrbashkėt kombėtare ėshtė mė shumė mit se sa realitet. Nuk ėshtė e sigurt se njė komb i caktuar ka prejardhje tė kulluar nga tė njėjtit paraardhės, duke marrė parasysh se popullatat kanė migruar nė territore tė ndryshme, janė martuar me grupe tė ndryshme etnike, domethėnė janė pėrzier pėrmes proceseve tė ndryshme. Kjo e bėn tė vėshtirė tė provohet prejardhja e pėrbashkėt. Njerėzit kanė prejardhje tė pėrzier, kurse imazhet e tyre tė imagjinuara qė i japin tė kaluarės sė tyre janė mė shumė mite se sa fakte.
Miti bėhet i dallueshėm, pėr shembull, tek ideja e prejardhjes sė kulluar etnike te kombet ballkanikė. Duke pasur parasysh shkallėn e lartė tė martesave tė pėrziera, faktin se identiteti fetar ka qenė parėsor pėr shumė kohė, migrimin e popujve dhe proceset e tjera demografike dhe shoqėrore, duket se ky term ėshtė goxha mashtrues: serbėt, kroatėt, boshnjakėt mund tė mendojnė se etnikisht janė tė ndryshėm, por ata janė sllavė tė jugut, flasin dialekte tė sė njėjtės gjuhė, prejardhja e tyre ėshtė pėrzierje sllave, turke, hungareze, shqiptare dhe latine.
Historia interpretohet nė atė mėnyrė qė t’i kontribuojė krijimit tė simboleve dhe miteve tė kombit. Ngjarjet historike i nėnshtron njė procesi pėrzgjedhės qė ka pėr qėllim tė trillojė simbole dhe mite mbi vetėdijen dhe prejardhjen kombėtare. (Hobwbawm and Ranger, 1983) Kjo mund tė ilustrohet me shembullin vijues: nacionalizmi serb pretendon se Beteja nė Kosovė nė vitin 1389 ishte koha dhe vendi ku u formua vetėdija kombėtare serbe, ndėrsa realiteti ėshtė se nė atė betejė jo vetėm serbėt, por gjithashtu dhe shqiptarėt si dhe grupe tė tjera tė krishtera ishin bashkuar pėr tė luftuar kundėr ushtrisė osmane. (Malcolm 1998) Njė shembull tjetėr i kėtij lloj diskursi ėshtė krijimit i figurės sė Skėnderbeut si hero kombėtar.[6] Lufta e tij kundėr Perandorisė Osmane duke bashkėpunuar me popuj tė tjerė tė Ballkanit, nga ana e rrymave jonacionaliste politike shqiptare ėshtė pėrdorė si argument pėr tė lidhur shqiptarėt me nacionalizmin sllav e grek, mirėpo nga ana e nacionalizmit shqiptar si provė e mendimit dhe praktikės nacionaliste shqiptare. (Feraj 1999:84)
Ideja se kombet si konstrukte shoqėrore ndėrtohen mbi mite ėshtė propozuar nga dy autorė marksistė: historiani Eric Hobsbawm dhe Benedict Anderson. Hobsbawm pohonte se historia ‘e vazhdueshme’ dhe ‘e pashkėputur’ shpesh ėshtė trillim qė mbėshtetet nė figura gjysmė mitike, dokumente dhe simbole tė falsifikuara, si flamuri dhe imazhet, qė kanė pėr qėllim tė zgjojnė ndjenja nacionaliste. (Hobsbawm and Ranger 1983) Anderson (2006) kombet i quante komunitete tė imagjinuara, ngase pjesėtarėt e tyre kurrė nuk do tė njohin bashkėpjesėtarėt e tjerė.
Sidoqoftė, modernistėt tė cilėt flasin pėr kombet si komunitete tė konstruktuara dhe tė imagjinuara nuk nėnkuptojnė domosdoshmėrisht ‘falsitetin’ e kombeve. Mė saktėsisht, kjo ėshtė ide qė mė shumė lidhet me Gellner-in dhe Hobsbawm-in, por qė refuzohet nga Anderson.
 
 
ORIGJINA E KOMBEVE

Pikėpamja objektiviste
 
Duke gjurmuar origjinėn historike tė nacionalizmit, teoricienėt kanė analizuar faktorėt qė kanė sjellė apo kanė ndihmuar shfaqjen e kombeve. Disa nga kėta faktorė mund tė shihen nė kėtė pasqyrė tė gjendjes nė Europėn pas mesjetare: pas rėnies sė botės sė krishtere qė mbizotėronte nė mesjetė, themelimi i kishave kombėtare si entitete tė ndara i kishte ndarė kombet e kontinentit; kapitalizmi i shtypit, domethėnė shpikja e makinave tė shtypit qė mundėsonin botime masive nė seri bėnte tė mundur shpėrndarjen nė shkallė tė gjerė tė tė njėjtave ide, duke krijuar kėshtu njė kulturė homogjene; gjuha vendase po pėrdorej gjithnjė e mė shumė nė komunikime zyrtare. Strukturat dinastike dhe monarke po dobėsoheshin nė shekullin XVIII.
Duke u pėrpjekur tė gjejnė gjurmėt e para tė kombeve nė kuptimin gjeografik, shumica e studiuesve, ndėr ta Gellner (2006), besojnė se ėshtė Europa vendi ku kombet u shfaqėn mė sė pari, pasi qė nacionalizmi[7] lidhet me modernizimin i cili nėnkupton procesin e shkėputjes nga shoqėria tradicionale bujqėsore, qė mė sė pari ngjau nė Europė. “Ėshtė nacionalizmi ai i cili lind kombet, dhe jo e kundėrta. Pa dyshim se nacionalizmi shfrytėzon pėrhapjen e kulturave tė hershme dhe tė trashėguara, ndonėse i shfrytėzon nė mėnyrė shumė tė pėrzgjedhur, dhe shumė herė i transformon ato nė mėnyrė radikale.” (Gellner 2006:54) Nacionalizmi nuk ėshtė njė sentiment i shprehur nga kombet para-ekzistuese, por nė tė vėrtetė ai krijon kombe ku ato nuk kanė ekzistuar mė parė.
Pėr dallim nga Gellner, Anderson (2006) beson se ishte ‘bota e re’ (Amerika) vendi ku filloi procesi i krijimit tė kombeve dhe se kombet mė sė pari u shfaqėn te Kreolėt e Amerikės Qendrore dhe Latine nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVIII teksa idetė e iluminizmit ishin sjellė aty nga spanjollėt. Mirėpo, argumenti i Anderson-it qė lindjen e kombeve e arsyeton me rėnien e dinastive dhe fesė, si dhe lindjes sė literaturės mund tė jetė shpjegim i vlefshėm nė kontekst tė Amerikės, megjithatė, ajo nuk shpjegon shfaqjen e kombeve nė disa pjesė tė botės ku shumica e popullatės nuk kanė ditur shkrim-lexim, si pėr shembull nė Afrikė. Sidoqoftė, fakti se literatura e shtypur ka ekzistuar qysh nė shekullin e XVI dhe nuk ka pasur ndikim nė lindjen e kombeve, sugjeron se kombet dolėn nga ‘etni tė caktuara, tė ndikuara nga zhvillimi i literaturės amtare dhe trysnia nga shteti’ (Hastings, 1997).
 
Industrializimi
 
        Autorėt si Hobsbawm dhe Gellner sugjerojnė se krijimi i kombit ėshtė pasojė e industrializimit. Sidoqoftė, problemi me kėtė pikėpamje ėshtė se shumė kombe janė shfaqur nė rajonet e paindustrializuara, si ato nė Europėn Qendrore dhe Lindore. Por vetė Gellner kishte qenė i vetėdijshėm pėr kėtė kur kishte vėrejtur se nacionalizmi nuk e ka shoqėruar gjithnjė industrializimin; zviceranėt ia kanė dalė edhe pa tė.[8] (Gellner 2006:XXV)
Gellner insiston se kombet dhe nacionalizmi nuk janė tė natyrshėm, sepse nuk janė tipare tė pėrhershme tė gjendjes njerėzore, por janė shfaqur me tranzicionin nė industrializėm. Megjithėkėtė, kjo nuk nėnkupton se kombet janė arbitrarė apo tė pashpjeguar, tė rastėsishėm apo tė shmangshėm; ato lidhen ngushtė me me industrializimin. Nė tė vėrtetė, ėshtė kjo qė i bėn ata tė duken tė natyrshėm nė sytė e pjesėtarėve tė shoqėrisė industriale dhe mu ky tė qenė ‘i natyrshėm’ i jep nacionalizmit fuqinė. Por, ēfarė ka tek tranzicionin nė industrializėm qė kombet dhe nacionalizmin e bėn gati universal nė modernitet? (Gellner 2008: XXIII)
Pėr Gellnerin, nacionalizmi nuk ėshtė shprehje e kombeve, klasave apo elitės intelektuale, dhe rrėnjėt e tij nuk gjenden nė studimin e kombeve, kapitalizmit, klasės ose ideve. Por, si tė kuptohet ai? Gellner nė shpjegimet e tij pėrkitazi me krijimin e kombeve bėnte njė lidhje shkakėsore sipas sė cilės rrethanat nė modernitet kushtėzojnė lindjen e nacionalizmit, ndėrsa nacionalizmi kushtėzon lindjen e kombeve. Pėr tė shpjeguar kėtė lidhje Gellner duhej tė identifikonte tiparin qendror tė modernitetit dhe pastaj tė pėrpunojė njė argument qė demonstron funksionalitetin e nacionalizmit nė modernitet. (Gellner 2008: XXI)
Gellneri modernitetin e kuptonte si formė tė dalluar tė kulturės dhe organizimit shoqėror. Ai konsideronte se nacionalizmi ėshtė nė funksion tė modernitetit. Ndonėse pajtohej me Kedourie se nacionalizmi ėshtė dukuri moderne dhe se ai i kishte krijuar kombet, dhe jo anasjelltas, Gellner nuk pajtohej se kjo ndodhte nė saje tė fuqisė sė nacionalizmit si ide, ose shpesh klasės intelektuale si bartės tė kėsaj ideje. Ideja e nacionalizmit ishte produkt, dhe jo prodhues i modernitetit. Suksesi i tij nuk i atribuohet fuqisė intelektuale tė tij, por funksionit tė tij pėrbrenda rregullit moral shoqėror.
 
E kaluara e pėrbashkėt
 
Kur flitet pėr tė kaluarėn e pėrbashkėt tė kombit, zakonisht bėhet fjalė pėr pėrkatėsinė e pėrbashkėt etnike, kulturore, historike e kėshtu me radhė. Ideja se pėrkatėsia etnike ėshtė paraardhėse e kombit, dhe se kombi bazohet nė rizbulimin dhe riinterpretimin e tė kaluarės etnike ėshtė sugjeruar nga Smith. Etnia pėrkufizohet si njė grup njerėzish me identitet kulturor dhe gjuhė tė pėrbashkėt. Kombi formohet nga njė ose mė shumė etni dhe ėshtė njė komunitet shumė mė i vetėdijshėm se sa pėrkatėsia etnike. Pėrkatėsia etnike ėshtė njė nga aspektet mė tė rėndėsishme tė identitetit kulturor ose shoqėror. Prandaj, termi etni shpesh pėrdoret si sinonim pėr kombin. Por, njerėzit me pėrkatėsi tė pėrbashkėt etnike mund tė jetojnė nė shtet-kombe tė ndryshme dhe mu pėr kėtė arsye mund tė trajtohen si pjesėtarė tė kombeve tė ndryshme.
Autorėt pajtohen pėrkitazi me ndikimin e pėrkatėsisė etnike, gjuhėsore, e fetare nė formimin e kombeve. Sidoqoftė, ata nuk pajtohen nė lidhje me shkallėn nė tė cilėn ato kanė kontribuar nė formimin e identiteteve kombėtare dhe rėndėsinė apo lidhjen e tyre nė pėrkufizimin e kombit. Qė kėtej rrjedhin pėrkufizimet e ndryshme tė kombit nė literaturė.
Siē u tha nė fillim tė kėsaj eseje, qasjet teorike qė bazohen nė tė kaluarėn e pėrbashkėt tė popujve si bazė pėr krijimin e kombeve shkaktojnė vėshtirėsi pikėrisht ngase ėshtė e vėshtirė tė merret njė nga komponentėt e krijimit tė kombeve si kriter i pėrgjithshėm. Tė marrim gjuhėn, fenė ose pėrkatėsinė etnike pėr shembull. Asnjėra nga kėto e vetme nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė krijuar njė ndjenjė tė identitetit kombėtar. Pėr mė tepėr, nė disa kombe, gjuha, feja dhe/ose pėrkatėsia etnike janė faktorė ēintegrues. Ja pėrse disa nacionalizma nuk i pėrdorin njėrėn nga ato ose tė tria sė bashku si elemente pėrbėrėse tė identitetit kombėtar.
 Ndonėse, kjo qasje ėshtė e vlefshme pėr sa i pėrket shumė kombeve nė botė, ajo ka dobėsi: ėshtė provuar se pėrkatėsia etnike nuk ėshtė kusht as i domosdoshėm as i mjaftueshėm i ndjenjės sė kombėsisė. Pėrkatėsia etnike mund bazė e vlefshme pėr tė krijuar kombin nė rastin e japonezėve, armenėve, grekėve, shqiptarėve, por ajo nuk ka luajtur rol nė krijimin e kombeve moderne, si pėr shembull kombi francez qė ėshtė kelt, iberik dhe gjermanik ose kombi gjerman qė ėshtė gjermanik, kelt dhe sllav ose kombi amerikan qė ėshtė njė kazan shkrirės i gjithfarė etnish dhe kulturash. Nė disa raste, madje edhe perceptimi i etnicitetit tė pėrbashkėt nuk garanton identitetin e pėrbashkėt kombėtar, siē ėshtė rasti me Somalinė.
Andaj, shtrohet pyetja: pėrse disa etni shndėrrohen nė kombe, ndėrsa tė tjerat jo? Hastings (1997) sugjeron se shndėrrimi i etnive nė kombe ose nė pjesė integrale pėrbrenda kombeve bėhet e mundshme kur “gjuha e tyre popullore kalon nga pėrdorimi nė tė folur tė pėrditshėm nė pėrdorim tė shkruar, derisa ajo fillon tė pėrdoret rregullisht pėr tė prodhuar literaturė, dhe veēanėrisht pėr pėrkthimin e Biblės.” Nėse ky transformim nuk ndodh, atėherė as transformimi nga etnia nė komb nuk do tė ndodhė kurrė. Gjuha e shkruar ėshtė aq e rėndėsishme pėr krijimin e kombeve nė saje tė ndjenjės sė veēantisė historike dhe kulturore qė ajo e shkakton nė komunitetet qė e lexojnė atė.
Pra, si pėrfundim, ndėrsa jo tė gjitha etnitė shndėrrohen nė kombe, me sa duket njėfarė potenciali dhe burimi ėshtė i nevojshėm pėr tė mundėsuar kėtė transformim dhe pėr tė rezistuar pėrfshirjen e etnive nė njė sistem tjetėr kulturor dhe politik.
 Natyrisht, jo tė gjitha kombet janė krijuar nė kėtė mėnyrė. Kjo mėnyrė etnocentrike e krijimit tė kombeve ėshtė tipike pėr mėnyrėn se si kombet e Europės lindore dhe qendrore, si gjermanėt, rusėt e italianėt, e kanė pėrkufizuar vetveten, nė terme tė prejardhjes sė pėrbashkėt (nė teori) dhe gjuhės (nė praktikė). Nė anėn tjetėr, kjo ėshtė e kundėrt me konceptin francez e britanik tė kombit, i cili ėshtė pėrkufizuar nė terme tė kufijve territorial dhe me pėlqimin qė tė jetohet bashkė, pėr ēfarė qė do tė flitet mė poshtė nė hollėsi.
 
‘Tjetri’ dhe armiku i kombit
 
Procesi i identifikimit kombėtar ėshtė pėrfshirės dhe pėrjashtues. Ai pėrfshin popuj me sė paku disa karakteristika tė pėrbashkėta dhe pėrjashton tė tjerė, ngaqė kombi e pėrkufizon vetveten duke e dalluar nga ‘tjetri’ i cili sidomos pėrfaqėsohet nga kombet fqinjė. ‘E jona’ i referohet ēdo gjėje qė perceptohet dhe konsiderohet si pjesėtar (hero etj.) ose simbol i rėndėsishėm (mite, toponime etj.) i njė kombi tė caktuar. Tė gjitha kombet kanė tė pėrbashkėt perceptimin e ‘tjetrit’, dhe shpeshherė tė kundėrshtarit.
Ekzistimi i kundėrshtarit qė pėrfaqėson armikun e kombit i kontribuon rritjes sė ndjenjės kombėtare. Vuajtjet e pėrbashkėta kanė njė fuqi tė madhe pėr tė bashkuar njė komb, kurse armiku i pėrbashkėt ėshtė forcė e pamohueshme solidariteti dhe mobilizimi. Nacionalizmi shpesh ėshtė shfaqur kur njė komb ėshtė ndier i kėrcėnuar nga armiqtė e perceptuar si tė tillė. Kjo mund tė ilustrohet me shembullin e nacionalizmit amerikan dhe kundėrshtarėt e tij, qė nga imperializmi spanjoll dhe britanik, nazizmi, komunizmi, dhe nė ditėt e sotme, ndoshta fundamentalizmi islamik. Nacionalizmat e Europės Qendrore dhe Lindore, rajone kėto nė tė cilat perandoritė rajonale (Osmane, Ruse dhe Austro-Hungareze) kanė sunduar me shekuj, armikun e portretizonin tek kėta pushtues tė huaj. Sidoqoftė, nė raste tė caktuara kundėrshtari ėshtė i brendshėm, dhe jo doemos i jashtėm.

Pikėpamja subjektiviste
 
Kombi mund tė pėrcaktohet si komunitet i cili plotėson kushtet objektive qė u shtjelluan mė lartė, si industrializimi apo kujtesa e pėrbashkėt, domethėnė ato qė e bėjnė tė mundshme krijimin e kombeve. Mirėpo, e meta e pikėpamjes qė pėrkufizon kombin me kėta pėrbėrės objektivė ėshtė se nuk ka njė kriter tė vetėm ose grup kriteresh tė cilat i pėrmbushin tė gjitha kombet. Veēori tė caktuara mund tė pėrmbushen nga kombe tė caktuara por jo nga tė gjitha.
Si alternativė ekziston njė qasje subjektiviste qė thekson se kombi ėshtė njė grup njerėzish tė cilėt e mendojnė kėtė grupim si komb nė saje tė dėshirės dhe vendimit tė tyre pėr tė jetuar bashkė si dhe solidarėsisė shoqėrore. Teoricienėt e kėsaj vije mendimi marrin njė qėndrim tjetėr, pėr tė argumentuar se kombi krijohet nga njė proces mė subjektiv, domethėnė vetėdija kolektive, ndėrsa popujt lidhen me identitetin kombėtar dhe me atdheun. Filozofi James S. Mill ka thėnė se kombi pėrbėhet nga njerėz “tė mbledhur rreth simpatisė... qė u jep atyre dėshirė pėr tė qenė nėn njė qeveri tė pėrbashkėt...”[9] Kėtė qasje e pėrkrah edhe historiani Ernest Renan i cili nė shekullin XIX ka shkruar se lidhja me njė komb ėshtė ēėshtje solidarėsie dhe e ndjenjave tė pėrbashkėta, dėshira e shprehur qartė pėr tė vazhduar jetė tė pėrbashkėt. “[Njė komb] mendon tė kaluarėn, por shprehet nė tė tashmen ...dėshira e shprehur qartė pėr tė vazhduar jetėn e pėrbashkėt.” (Renan, 1990)
 Sidoqoftė, pikėpamja subjektiviste ka tė metat e saja. Ajo supozon se kombet krijohen nga asgjėja dhe nuk merr nė konsideratė kushtet objektive paraprake qė e mundėsojnė manifestimin e kėtij procesi, e qė (sė paku nė kontekstin europian) janė tregtia, komunikimi dhe udhėtimi i lehtėsuar, lojaliteti ndaj autoriteteve qendrore qė ka zėvendėsuar lojalitetet provinciale, veēanėrisht pėr sa i pėrket klasės sė mesme. Pėr mė tepėr, ekzistimi i kundėrshtarit qė pėrfaqėson armikun kombėtar i kontribuon rritjes sė ndjenjės kombėtare.
 Nė vend se tė zgjedhim ndėrmjet kėtyre dy pikėpamjeve objektiviste dhe subjektiviste, qasje mė e drejtpeshuar do tė ishte nėse i shohim ato si jopėrjashtuese tė njėra-tjetrės. “Kombi mund tė pėrkufizohet si komunitet qė plotėson kushtet objektive (si industrializimi apo kujtesa e pėrbashkėt) dhe nėse beson se ėshtė komb nė saje tė pasjes sė kėtyre veēorive tė pėrbashkėta.” (Archard 2000:159)
  
 
LINDJA E KOMBEVE – PĖRVOJAT E NDRYSHME
 
Pothuajse tė gjithė kombet lidhen me njė territor tė caktuar, atdheun kombėtar ose diasporėn jashtė tij. Me kohė, ideja e kombit bėhet koncept i rėndėsishėm politik nė Europė dhe gjetiu. Kėshtu, nacionalizmi, si ideologji dhe lėvizje, e sheh kombin jo vetėm si term pėr njė grup tė caktuar njerėzish, por si njė entitet politik me tė drejtė sovraniteti qė synon krijimin e shtetit kombėtar dhe beson se kufijtė kombėtarė do tė duhej tė korrespondonin me kufijtė shtetėror. (Gellner 2006:1) Shtet-kombi ėshtė shteti qė identifikohet si atdheu i njė kombi tė caktuar. Shumica e shteteve moderne hyjnė nė kėtė kategori. Kur shtetet hahen pėr territore, pretendimet mund tė bazohen nė argumente historike se cili komb ka jetuar aty mė i pari.
Anglia dhe Portugalia, nė saje tė posedimit tė identitetit kombėtar, nga shumė shihen si shtet-kombe tė hershme. Tė tjerėt, shtet-kombin e shohin si dukuri mė tė vonshme tė shfaqur tek nė shekullin XIX nė Europė dhe nė shekullin XX nė pjesėt e tjera tė botės, nė ish-kolonitė dhe gjetiu.
 
Kombi etnik/kulturor dhe kombi qytetar
 
Nė teori, dy janė mėnyrat e krijimit tė dhe manifestimit kombeve. Njėra ėshtė kur pjesėtarėt e njė kombi kanė njė ndjenjė tė pėrkatėsisė sė pėrbashkėt dhe identifikohen me karakteristika tė pėrbashkėta, siē ėshtė prejardhja e pėrbashkėt, raca, kultura, gjuha ose feja. Kjo formė e manifestimit ėshtė quajtur me termin komb etnik ose kulturor dhe pandeh se proceset identifikuese trashėgohen dhe nuk mund tė pėrzgjidhen, ndėrsa njėsia politike e administrative qė e formon ajo ėshtė quajtur shtet-komb. Ky lloj shteti u shfaq nė kontekst tė kombeve qė ishin ndarė nė territore e disa shtete. Si rezultat i kėsaj ndarjeje, identiteti kolektiv ishte bazuar nė parime etnike dhe kulturore. Kjo donte tė thoshte se thelbi i kombit ‘tonė’ mendohet tė jetė ruajtur i pastėr nga shkrirja dhe pėrzierja me kombe tė ‘tjera’. Me fjalė tė tjera, kurdo qė identiteti kolektiv nuk mund t’i referohet njė shteti kombėtar, ai bazohet nė parimin kulturor, duke e konsoliduar, kėshtu, njė komunitet homogjen kulturor si bazė pėr shtet-kombin e ardhshėm.
Sidoqoftė, ky shtet-komb nuk korrespondon gjithnjė me kufijtė ‘e vėrtetė’ tė territoreve ku shtrihet kombi qė pretendon ta pėrfaqėsojė. Nė procesin e formimit arbitrar ose jo tė shteteve, ku jo gjithmonė demografia luante rol vendimtar, shumė kombe ishin ndarė, siē ishte rasti me irlandezėt, shqiptarėt e tė tjerė. Kjo ėshtė njė vėrejtje e rėndėsishme, ngase nė shumė raste kjo ka qenė burim konfliktesh etnike, veēanėrisht nė Europėn jug-lindore dhe ish Bashkimin Sovjetik pas shpėrbėrjes sė shteteve komuniste, por edhe gjetiu, si nė Kurdistan e Palestinė qė janė kombe pa shtet.
 Forma tjetėr e krijimit dhe manifestimit tė kombit ėshtė kur pjesėtarėt e njė kombi kanė ndjenjė tė pėrbashkėt tė pėrkatėsisė qė buron nga ndjenja e fatit tė pėrbashkėt. Kjo formė zakonisht quhet si komb qytetar dhe pėrfshin tė gjithė ata qė pranojnė kredon politike tė kombit pavarėsisht gjuhės ose pėrkatėsisė etnike tė tyre. Ky ėshtė njė proces nė tė cilin nė njė territor tė caktuar me kufijtė tė njohur jetojnė grupe tė ndryshme njerėzish. Parimi i identitetit kolektiv nė kėtė territor ėshtė politik: qytetarėt njėsoj i nėnshtrohen sundimit tė Ligjit nė atė territor.
 Shpesh pėr tė krahasuar kėto dy modele tė krijimit tė kombeve pėrmenden mėnyrat se si Franca, Britania e Italia, nė njėrėn anė, dhe Gjermania, nė anėn tjetėr, kanė pėrkufizuar kombėsinė e tyre dhe kanė arritur te shtet-kombet pėrmes rrugėve tė ndryshme varėsisht nga rrethanat e veēanta tė secilės prej tyre. Franca ka pėrfshirė kėdo brenda njė territori tė caktuar, prej tė cilės mė vonė ka krijuar kombin, ndėrsa Gjermania ka pėrfshirė vetėm popujt qė kishin tė pėrbashkėt tipare tė caktuara etnike ose kulturore. Koncepti francez ishte parė si pėrfaqėsues i pėrvojės sė Europės ‘perėndimore’ dhe ishte quajtur model qytetar e territorial i kombit qė prodhon nacionalizma ‘territorialė’, ndėrsa koncepti gjerman ėshtė prototip i pėrvojės ‘lindore’ dhe ishte quajtur model etnik-gjenealogjik qė prodhon nacionalizma ‘etnik’. (Smith 1991: 79-84) Sidoqoftė, kjo nuk domethėnė se tė gjitha shtetet e Europės Perėndimore kanė ndjekur rrugėn franceze, por as qė tė gjitha shtetet e Europės Lindore kanė ndjekur rrugėn gjermane tė krijimit tė kombeve.
 Dallimet nė mes kombeve etnike/kulturore (komuniteteve tė trashėguara) dhe kombeve qytetare (shoqėrive tė njė territori) kanė implikime tė mėdha nė atė se si kuptohet pluralizmi dhe si rregullohen dallimet nė shoqėri, nė karakterin e shoqėrisė civile dhe pėrkufizimin e qytetarisė. Konsiderohet se kombet qytetare pranojnė mė lehtė popullata tė ndryshme nė gjirin e kombit nė saje tė identitetit politik. Sidoqoftė, kėto vende gjithashtu kanė njė ndjenjė tė zhvilluar tė identitetit etnik dhe kulturor. Pėr mė tepėr, qėndrimi karshi imigrantėve dhe qytetarėve tė natyralizuar tregon se ata nuk janė aq tė barabartė me tė zotėt e shtėpisė. Kėtė e ilustron natyralizimi i kushtėzuar me provimet e shtetėsisė (qė provojnė njohjen e kulturės dhe gjuhės sė shtetit pėrkatės), betimin dhe parakushte tė tjera (qėndrimi i pandėrprerė pėr njė periudhė tė caktuar nė shtet, puna vullnetare, etj.) si dhe ndalimi i disa zakoneve tė pakicave.
 Zakonisht supozohet se formimi i kombeve nė Amerikė dhe Europėn Perėndimore ka pasur efekte integruese dhe kohezive, meqenėse koncepti i kombit qytetar ose kombi i pėrkufizuar territorialisht ka bashkuar grupe tė ndryshme etnike dhe kulturore nė kombe, nė saje tė ndjenjės sė tyre tė pėrkatėsisė sė pėrbashkėt qė buron nga ndjenja e fatit tė pėrbashkėt. Mbase, kjo ėshtė arsyeja pėrse disa autorė [10] i referohet kėtij modeli tė kombėsisė si ‘nacionalizėm i mirė’, nė krahasim me ‘nacionalizmin e keq’ qė ka rrėnjė etnike.

Kombet nė periudhėn pas-perandorake
 
Nė Europėn Qendrore dhe Lindore, nė tė cilat perandoritė e mėdha tė osmanėve, rusėve dhe austriakėve kanė sunduar me shekuj, si dhe nė rajonet e copėtuara politikisht tė qytetėrimeve italiane dhe gjermane, lėvizjet nacionaliste kėrkonin qė hartėn politike ta vizatonin sėrish pėrgjatė linjave gjuhėsore dhe kulturore, dhe nė periudhėn nga vitet 1820 deri 1920 ata, pėrgjithėsisht, ishin tė suksesshėm nė kėtė.  
Mė vonė, ndėrsa federatat komuniste po krijoheshin, ato pėrfshinė nė vete popullata tė ndryshme etnike, kulturore dhe fetare. Sidoqoftė, kjo u pagua me njė ēmim kur kėto federata u shpėrbėnė dhe popujt e ndryshėm tė rajonit kėrkuan njė parim alternativ si bazė pėr solidaritet dhe pėr t’i dhėnė kuptim botės pėrplot dyshime. Atė parim e gjetėn tek nacionalizmi i bazuar nė identitetet etnik. Prandaj, ata iu kthyen prapa identiteteve tė tyre kombėtare, duke theksuar krijimin e miteve nė lidhje me karakteristikat qė pėrkufizojnė identitetin e tyre unik karshi kombeve fqinje. Kėto parime tė reja kėrcėnuan kėto federata, ndėrsa nė rastin e Jugosllavisė efekti ishte i vrazhdė dhe i pėrgjakshėm. 

Kombet nė periudhėn pas-koloniale
 
Rasti i Azisė dhe pėrvoja e Afrikės ėshtė e ndryshme, teksa ato luftonin tė ngadhėnjenin kundėr kolonialistėve. Nacionalizmi i ‘Botės sė Tretė’ ishte pėrkushtim pėr vetėvendosje, por ‘nacionalizmi’ i mėvonshėm u lidh me procesin e ndėrtimit tė kombit (nation-building), domethėnė me pėrpjekjen qė pėrmes miteve dhe simboleve tė krijohet njė ndjenjė solidarėsie dhe qėllimi tė pėrbashkėt ndėrmjet popujve tė shumėllojshėm dhe shpesh armiqėsorė.
Nacionalizmi anti-kolonial ishte kuptuar nė dy mėnyra: nėse imperialistėt ishin tė gatshėm tė shkonin, nacionalizmi mund tė konsiderohej si formė e re e nacionalizmit qytetar, mu sikurse lėvizjet amerikane pėr pavarėsi. Nėse shtetet imperialiste kundėrshtonin kėrkesat pėr pavarėsi, nacionalizmi ishte quajtur mjet i fuqive komuniste. Ky ishte mendimi pėr Korenė nė fillim tė viteve 1950-ta dhe mė vonė pėr Vietnamin kur SHBA zuri vendin e Francės nė Indokinė. (Gellner 2006:XIX)
 
 
PĖRFUNDIM
 
Pavarėsisht teorive tė ndryshme, asnjėra nga veēoritė qė teoricienėt i kanė pėrmendur si faktorė kontribuues nė formimin e kombit nuk ėshtė i mjaftueshėm nė vete pėr tė krijuar njė komb dhe asnjė nga perspektivat teorike nuk janė tė vlefshėm si shpjegime tė pėrgjithshme pėr krijimin dhe pėrkufizimin e kombeve. Merr qasjen ‘etnike’ pėr shembull; ndėrsa ėshtė shpjegim i vlefshėm pėr disa kombe, nuk mund tė thuhet se vlen pėr kombe tė tjera. E njėjta vlen pėr qasjen e ‘kapitalizmit tė shtypit’, e kėshtu me radhė.
Kjo argumenton se sa e vėshtirė ėshtė, pėr mos me thėnė e pamundur, tė nxirret njė teori meta-narrative qė do tė qarkonte pėrkufizimet dhe prejardhjet e tė gjitha kombeve nė pėrgjithėsi. Nisur nga njė pikėpamje nė frymė tė filozofisė sė Wittgenstein-it, dhe pėrpjekja qė tė zbatohet nė lidhje me idenė e kombit, mund tė themi se kjo vėshtirėsi rrjedh pikėrisht ngase nuk ka karakteristika thelbėsore tė kombit qė do t’i jepnin kėtij nocioni njė kuptim thelbėsor.
Sidoqoftė, ajo ēfarė pikėpamjet teorike ekzistuese mbi kombet dhe nacionalizmat bėjnė ėshtė se na mundėsojnė tė kuptojmė mėnyrat e shumta qė kombet e ndryshėm janė formuar varėsisht nga rrethanat e ndryshme historike, shoqėrore, ekonomike dhe politike.
 
 
Bibliografi:
 
Anderson B., (2006) Imagined Communities, Reflections on the Origin and Spread of Nationalism. London, New York: Verso.
Archard, D., (2000) Nationalism and political theory. In O’Sullivan, N., ed. Political Theory in Transition. London and New York: Routledge, pp.155-171.
Breuilly, J., (1993) Nationalism and the State. Manchester: Manchester University Press.
Calhoun C., (1997) Nationalism. Minneapolis: University of Minnesota Press.
Feraj, H., (1999) Skicė e mendimit politik shqiptar. Shkup: Logos-A.
Fishman, J., A., (1972) Language and Nationalism. Rowley: Newbury House Publishers.
Gellner, E., (2006) Nations and Nationalism. Blackwell Publishing.
Gellner, E., (1994) Encounters with Nationalism. Oxford: Blackwell Publishers.
Giddens, A., (2005). The Consequences of Modernity. Cambridge: Polity.
Graham and Thompson (2004) Theorising Nationalism. New York: Palgrave Macmillan.
Hearn, J., (2006) Rethinking nationalism, a critical introduction. New York: Pallgrave Macmillian.
Hastings, A., (1997) The Construction of nationhood, ethnicity, religion and nationalism. Cambridge: Cambridge University Press.
Hutchinson and Smith eds., (1994) Nationalism, Oxford, New York: Oxford University Press.
Hobsbawm, E. and Ranger, T., (eds), (1983) The Invention of Tradition. Cambridge: Cambridge University Press.
Hobsbawm, E., J., (1990) Nation and Nationalism since 1780, Programme, Myth, reality. Cambridge: Cambridge University Press.
Ignatieff, M., (1995) Blood and Belonging. Oxford: Oxford University Press.
Keane, J., (1993) Nations, Nationalism and the European Citizen. CSD Research Papers, 2: University of Westminster.
Kedourie E., (2004) Nationalism. Massachusetts: Blackwell Publishers.
Kupchan, C. A. (ed), (1995) Nationalism and Nationalities in the New Europe. Cornell University Press.
Kymlicka, W., (1995) Multicultural Citizenship. Oxford: Oxford University Press.
Mayall, J., (1990) Nationalism and international Society. Cambridge: Cambridge University Press.
Malcolm, N., (1998) Kosovo, a Short History. London: Pan Books.
Milic, A., (1996). Nationalism and Sexism: Eastern Europe in Transition. In Caplan, R. and Feffer, J., Europe’s New Nationalism, States and Minorities in Conflict, New York, Oxford: Oxford University Press.
Özkirimli, U., (2000) Theories of Nationalism, A Critical Introduction. New York: Palgrave.
Renan, E., (1990) What is a Nation. In Bhaba, H.K., ed. Nation and Narration, London: Routledge, pp.8-21.
Smith, A. D., (1991) National Identity. England: Penguin Books.
Smith, A. D., (1995) Nations and Nationalism in a Global Era. Cambridge: Polity Press.
Smith, A.D., (1999) Myths and Memories of the Nation. Oxford: Oxford University Press.
Spencer, P. and Wollman, H., (2006) Nationalism a Critical Introduction. London: Sage Publications.

 

[1] Termin ‘modernitet’ e kam pėrdorur sipas kuptimit historik dhe gjeografik qė e pėrdor Giddens (2005:1, 55-58) pėr t’iu referuar organizimit tė jetės shoqėrore karakteristike pėr Europėn qė nga shekulli XVII e tutje dhe qė atėherė edhe pėr pjesė tė tjera tė rruzullit. Karakteristikat kryesore tė modernitetit janė institucionet ekonomike: kapitalizmi, industrializmi dhe institucionet e tjera shtetėrore si: kontrolli i mjeteve tė dhunės nga ana e shtetit modern etj. Ndėrsa kam shmangur termin kohė moderne qė mė shpesh i referohet periudhės menjėherė pas Mesjetės.
[2] Megjithatė, kombi nuk ėshtė domosdoshmėrisht njėsi administrative qė ėshtė karakteristike pėr shtetin.
[3] Termi ‘konstruksion shoqėror’ emėrton nocione dhe entitete konvencionale tė krijuara nga njerėzit nė njė kontekst tė caktuar kulturor dhe shoqėror dhe qė ekzistojnė ngaqė njerėzit besojnė se ekzistojnė dhe funksionojnė nė saje tė marrėveshjes sė tyre pėr t’u sjellė sikur tė ekzistonin ato.
[4] Mu nė kėtė kuptim Anderson e pėrdor shprehjen ‘komunitete tė imagjinuara’ pėr t’iu referuar kombeve. Pra, ‘tė imagjinuara’, ngase pjesėtarėt e njė kombi kurrė nuk do tė takohen dhe as qė kanė dėgjuar pėr shumicėn e bashkėpjesėtarėve tė tyre, por vetėm imagjinojnė ekzistimin e tyre dhe tė identitetit tė pėrbashkėt. (Anderson 1983)
[5] Kėto tre kombe kanė tė pėrbashkėt gjuhėn, por nė procesin e krijimit tė miteve kombėtare, priren tė dallojnė gjuhėn e tyre ‘amtare’ nga ‘dialektet’ e tjera.
[6] Pėr njė arsyetim se si Skėnderbeu u shndėrrua nė simbol kombėtar nga tė gjitha rrymat politike shqiptare shiko Hysamedin Feraj, Skicė e mendimit politik shqiptar (Shkup: Logos-A, 1999), f. 82-84.
[7] Natyrisht Gellner lindjen e kombeve e shpjegonte me nacionalizmin.
[8] Gellner, E., Thought and Change. Cituar nė Gellner 2006:XXV.
[9] Mill, J.S., Utilitarianism, Liberty and representative Government, London, Dent, 1910, pp. 365-6. Cituar tek Stern 2000.
[10] Shiko Ignatieff (1995) dhe Gellner (2006: 96-97).