Balkancenter Online              

S H Q I P     E N G L I S H    S R P S K O  -  H R V A T S K I       R E D A K S I A

 


Njė fuqi e re rajonale dhe rreshtimi gjeopolitik i shqiptarėve

Mentor Tahiri

Tė rezistuarit apo nėnshtrimi pėrball kolapsit ekonomik qė aktualisht ka kapluar globin, ndoshta mė sė miri po zbulon fuqinė reale tė shteteve. Trendi i zhvillimit nė Turqi qė ndonėse i goditur gjithashtu, megjithatė po tregohet i qėndrueshėm, nė kushte kur jo vetėm vendet pėrreth po pėrjetojnė debakėl financiar, e qė nė rastin e Greqisė sollėn shtetin nė kaos tė pazgjidhshėm, na flet pėr njė fuqi rajonale e cila akoma nuk ka filluar tė ecėn me hapa tė zhurmshėm, por po bėhet gjithnjė mė e dukshme qė pėr kėtė janė vetėm disa vite nė pyetje. Tė sqarojmė qė nė fillim, kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė ringjallje tė Perandorisė Osmane. Babai i kombit turk, Mustafa Kemal, prindėrit e tė cilit vinin nga njė fshat i Dibrės, me kohė ka sqaruar kėtė ēėshtje dhe sekularizmi i shoqėrisė turke mėnjanon ėndrra tė tilla. Bazuar mbi koncepte nacionaliste tė ngulitura gjatė themelimit tė Republikės, politika shtetėrore e Ankarasė vėshtirė qė do tė devijojė nga kjo rrugė, pavarėsisht partinė nė pushtet.

Kosova dhe Turqia, nė planė tė parė tė pakrahasueshme ndėrmjet tyre, pėr shkak tė demografisė dhe territorit, megjithatė kanė tė pėrbashkėt disa elemente kyēe qė karakterizojnė pėrpjekjet politike nė Prishtinė dhe Ankara. Nė fakt me gjithė dėshirėn pėr bashkim me Brukselin, pėr tė dy vendet mbesin tė pakapėrcyeshme barriera ndonėse tė natyrave tė ndryshme. Kosova vazhdon tė mos pranohet si shtet, nga hiq mė pak se pesė shtete tė BE-sė, duke zbehur kėshtu mundėsinė pėr integrime. Turqia nė anėn tjetėr ndonėse gati nė njėzet vite pėrpjekjesh pėr tu anėtarėsuar nė BE akoma mbetet shumė larg pranimit.

Fillimisht shtetet e BE-sė kishin vėrejtjen e tyre nė lidhje me nivelin e lirive por edhe nė rrafshin ekonomik. Kėshtu thuhej sė paku zyrtarisht. Nė tė vėrtetė, hyrja e Turqisė nė BE do tė ndryshonte krejtėsisht raportet vendimmarrėse duke pas parasysh rritjen demografike qė vendi po pėrjeton por edhe shumė arsye tjera, aq mė tepėr qė Ankaraja si aleat amerikan sikur edhe tani mė shumė do tė koordinohej me Uashingtonin se me Brukselin.

Sidoqoftė, sė paku Turqia pėr momentin do tė gjej dobi nga kjo situatė. Ajo ėshtė plotėsisht e lirė qė tė zhvilloj politikėn e saj tė jashtme pa pasur nevojė qė nė kėtė tė pėrfshijė Brukselin. Kėtu vjen nė shprehje edhe trashėgimia historike qė politikėn e sotme turke e ngjyros me nostalgjinė e tė kaluarės kur ka tė bėjė me Evropėn juglindore, apo edhe lidhjet kulturore e gjeografike nė Kaukaz dhe mė tej. Ėshtė pikėrisht njė epiqendėr rajonesh pėrreth ku SHBA-tė kanė praninė e tyre dhe do ta kenė akoma mė shumė. Nė kėtė kontekst, politika e jashtme e pėrbashkėt evropiane, duke pas si kusht gjithmonė baraspeshimin e interesave tė shteteve tė ndryshme brenda unionit, jo rrallė ka ēaluar karshi konflikteve nė dhe pėrreth Evropės, tė kujtojmė problemet me Rusinė dhe krejt atė vartėsi nga tė furnizuarit me gaz.

Fakti qė presidenti Obama do tė vizitoj Turqinė nė fillim tė prillit, paraqet njė sinjal mė shumė qė tani ky vend pėrbėn mė tepėr se njė partner strategjik tė SHBA-ve siē ėshtė konsideruar deri mė tani. Greqia nuk pėrmendėt fare nė agjendėn e kėsaj vizite dhe Obama do tė jetė presidenti i parė amerikan qė viziton Turqinė pa vizituar sė pari Athinėn.

Gjithsesi elementi mė i rėndėsishėm qė sot i bėn dy shtetet shqiptare dhe Turqinė tė grupohen brenda njė “ekipi” nė lojėn e madhe gjeopolitike, qėndron nė faktin se Tirana, Prishtina dhe Ankaraja janė aleatėt mė tė sinqertė qė kanė sot SHBA-tė duke e vendosur kėtė pjesė tė Mesdheut lindor nė njė zonė me interes tė veēantė pėr politikėn amerikane.

Si njė zonė tė cilės SHBA-tė i kushtojnė rėndėsi, rajoni pėrjetoi dhe do tė pėrjetojė akoma mė shumė ndikimin e frymės sė lirisė dhe shtetet nuk mund ti shmangen implementimit tė kėtyre vlerave. Politika e jashtme amerikane ndikoi edhe sferat e jetės tė vendeve tė rajonit tė kurthuar nga problemet e pazgjidhura ndėretnike. Tė mos harrohet, ishin shqiptarėt ata qė me votat e tyre e bėnė Malin e zi, shtet tė pavarur. Nė fakt, shqiptarėt bėnė shumė mė tepėr. Ata me kėtė e dėbuan Serbinė larg nga Adriatiku duke e izoluar mė tej nė lėmshin qė e krijoj vetvetiu me politikėn e saj hegjemoniste.

Ndikime tjera tė politikės amerikane u dalluan edhe kėto ditė. Mė saktėsisht njė frymė Obamiane po pėrshkruan rajonin. Nė Maqedoni, pavarėsisht rezultatit tė zgjedhjeve, njė kandidat maqedonas duke u pėrgjigjur nė pyetjen se a do tė ftojė votuesit e tij qė nė raundin e dytė tė mbėshtetnin njė kandidat shqiptar, plotėsisht me gjakftohtėsi u pėrgjigj pozitivisht ndėrkaq pėr herė tė parė ndonėse larg nga institucionet shtetėrorė, lėshohen sinjale pėr hapjen e debatit mbi tė ardhmen bilinguale tė vendit. Kurse nė Turqi, kurdėt shėnuan festėn e tyre kombėtare, ditėn e pranverės, me simbole tė tyre kombėtare, midis Stambollit dhe plotėsisht lirshėm, policia kėsaj radhe nuk pėrdori shufra gome, nė tė vėrtetė vetėm rregullonte komunikacionin qė veturat tė mos pengojnė kremtimin.

Jo shumė vite mė parė, pak kush pėrfshirė edhe liberalėt mė romantikė, do tė mund tė parashikonte disa ndryshime qė ndodhėn dhe po ndodhin nė rajon. Jo rastėsisht po flitet pėr njė rajon tė vetėm, nė lidhje me kėtė gjeopolitika do ta thotė tė vetėn nė vitet qė vijnė. Ne si shqiptarė kemi shumė punė pėr tė bėrė, ēėshtja jonė nuk ėshtė e zgjidhur nė tė gjitha viset shqiptare nė ish-Jugosllavi, kurse historia kundėrthėnėse duhet tė na mėsoj qė nėse nuk kemi ditur si tė veprojmė nė ngjarje tė caktuara historike, tė pėrdorėn ato dėshtime si njė mėsim mė shumė pėr tė pėrmirėsuar veprimet tona nė rreshtimin gjeopolitik pro-amerikan ku tani jemi ndėr mė tė besueshmit, por gjithashtu tė na mėsoj qė si komb tė synojmė edhe benifitet.