Balkancenter Online              

S H Q I P     E N G L I S H    S R P S K O  -  H R V A T S K I       R E D A K S I A

 

Feja, kombi dhe shqiptarėt

 

 

Dr. Mustafa Bajrami

         

Ēfarė po ndodh me fenė? Cila ėshtė e vėrtetė: dobėsimi i prezencės sė fesė nė botė, apo siq po thuhet e shkruhet kudo, pėrhapja e saj? Dhe, nėse ėshtė e vėrtetė, a jemi duke humbur, nėse po ēka jemi duke humbur, apo jemi duke fituar dhe nėse po, ēka jemi duke fituar me dobėsimin apo pėrhapjen e fesė?  Kėto dhe shumė pyetje tjera janė pyetje me rėndėsi ndėrsa shumė mė e rėndėsishme ėshtė shtjellimi i tyre; sa mė drejtė dhe sa mė shpejt!

 Nėse themi se feja ėshtė duke u dobėsuar, atėherė pėr t’a kuptuar mirė problemin duhet bėrė njė analizė mė e thellė shkaqeve tė dobėsimit tė besimit religjioz qė po ndodh Lindje e Perėndim. Dijmė se Lindja ishte dhe mbeti djepi i religjioneve ndėrsa jeta e popujve tė orientit ende pretendon tė jetė e udhėhequr nga besimet fetare. Mendojmė se njė ide e tillė ėshtė megjithate e paqėndrueshme; ne nuk duhet tė pėrziejmė fenė me religjiozitetin ndaj diēkafit, apo orthodoksizmin e ngushtė me bestytėninė e qė me gjuhėn e shkencės quhet supersticion. Jeta fetare, nė formėn e saj qė duhet tė jetė, jo shpesh herė praktikohet si duhet. Njeriu zakonisht udhėhiqet nga njė masė e caktuar e vetpėrmbajtjeve tė nxitura nga njė instikt biologjik i cili kryesisht paraqitet si nxitje e njė shpirti funkcional i mbėshtetur nė njė moralizėm pozitiv dhe i krijuar pėrgjatė njė pėrvoje tė gjatė tė tradicionalizmit social. Nga ky kėndvėshtrim duhet tė shiqojmė edhe lėvizjet e kėtyre viteve tė fundit qė bėhen pro dhe kontra fesė. Nė kuptimin e zakonshėm, besimi (iman), ritualizimi (ibadet) dhe pėrvoja religjioze (texhrube el dinije) pėr nga forma e tyre, pėr njeriun mund tė konsiderohen ushqimi i vetėm spiritual i tij. Nuk ėshtė gabim tė thuhet se energjia e civilizimit modern nė njė masė ndikoi nė dobėsimin e energjisė sė besimit edhe tek njerėzit mė religjioz; themelet e kėrkesave dhe nevojave qė njeriu i kishte mė parė u lekundėn, ndėrsa kėrkesat dhe nevojat e reja ende nuk po realizohen. Stresi dhe tendosja e jetės moderne, u shtua edhe mė tepėr sidomos pas pėrhapjes sė automatizmit, kohė nė tė cilėn e kaluara po i nėnshtrohet njė provimi tė rėndė. Nga ana tjeter raportet e vjetra shoqėrore (tradicionalja) ose u shkatėrruan ose janė nė rrugė tė njė shkatėrrimi rapid. Pėrgjatė njė tendosje tė tillė, lidhjet familjare gjithashtu po tendosėn. Individėt, individualisht po pėrqėndrohen para kopjuterėve mė shumė se sa qė po dėshirojnė jetėn kolektive tė cilėn e kishin mė parė. Aspektet fetare tė cilat kishin lidhje tė ngushta me jetėn familjare dhe shoqėrore gradualisht po dobėsohen; civilizimi modern intesifikoi luftėn pėr eksistencė ndėrsa codi prevalent i tij " Everyone for himself  and devil take the hindmost" sa vie po bėhet mė i fortė. Si rezultat i ndryshimeve tė tilla, transformimet e jetės sė njeriut me tė gjitha aspektet e saj, pėr momentin nuk janė temė me tė cilėn do tė mirremi nė kėtė artikull tė shkurtėr. Kėtė mund ta shtjellojmė nė ndonjė vend tjetėr. Ky artikull mė tepėr mund tė jetė tėrheqės pėr ata qė fesė i rrijnė karshi e sidomos pėr agnostikėt dhe nacionalistėt tė cilėt me vėshtirėsi besojnė nė fundamentet e fesė pikėrisht pėr shkak tė zhvillimeve tė jashtme tė cilat vazhdimisht avansohen nga politikat ditore dhe nevojat materiale tė jetės sė sotme. Paraja, po shihet se do tė bėhet postulat i jetės sė ardhshme, sė paku kėshtu duket sot. Raporti i intelektualit me dijen po dobėsohet, ndėrsa dija po ndjehet e anashkaluar nga intelektualėt. Bindja e intelektualit modern nė para dhe nacionalizėm ėshtė duke u thelluar dhe duke marrė njė formė tė ēuditshme. Kur i thuhet atij se feja ėshtė diqka e qmuar, ajo nuk duhet tė shahet, nuk duhet tė nėnqmohet, sepse pėr nga brumi i saj ajo ėshtė e natyrshme, ndėrsa e mbinatyrshme pėrnga prejardhja, reakcioni i parė i tij ka ton mosbesmi dhe neverie kunder fesė dhe atij qė flet pėr fenė. Pėr te, natyra materiale ėshtė ēdo gjė, ndėrsa mbinatyra dhe tejnatyra janė gjėra tė cilat i takojnė imagjinatės dhe bestytnive. Kur ai punon, nėse punon tė kuptoj fenė edhe nėse jo rrėnjėsisht dhe drejt, gjithė ate qė mund ta thotė dhe vlerėson si tė dobishme ėshtė aspekti moral i fesė, andaj edhe mund tė ēmon ndonjėrin nga prijėsit fetar, ndoshta pėr shkak tė rolit tė tyre patriotik qė bartėn kėta njerėz pėrgjatė historisė. Nėse nė tė kaluarėn feja ka qenė mbėshtetje pėr moralitet dhe drejtėsi sociale, kjo mbėshtetje pse tė mos vazhdon edhe sot?! Mbėshtetja e tillė duhet tė vazhdoj, sepse, mendojmė ne, ende mund tė besohet se ajo ka potenciale tė luaj rolin e rregulluesit tė kokėqarje dhe problemeve sociale tė njeriut.

          Pyesim, a thua a janė politikat ditore dhe paraja si tė vetme tė afta dhe mbėshtetje tė mjaftueshme pėr njė jetė tė mirėfilltė, me prosperitet dhe pa kokėqarje? Nėse vala e zhvillimeve shkencore tė shekullit tė kaluar me gjithė automatizimin e jetės qė u arrit nė kėto dy dekadat e fundit ka shpallur Perėndimin -ashtu siq edhe po pretendon tė jetė Zoti i natyrės- nuk ka arritur sė paku tė reduktoj problemet sidomos sociale tė jetės sonė, atėherė, a nuk ėshtė e arėsyeshme thirrja pėr ndihmė tė diqkafit jashtė hemisferės njerėzore? Shkurt, a nuk ėshtė mėse e nevojshme t’i kthehemi fesė sė mirėfilltė, pa diskutuar tepėr rreth asaj se kush ka mė tepėr tė drejtė?

Askush nuk dyshon nė ate se mbisundimi i natyrės qė ėshtė arritur viteve tė fundit, i tejkalon edhe imagjinatat e dijetarėve mė tė mėdhenjė qa kanė jetuar nė tė kaluarėn. Materialistėt e mėhershėm besonin se me zhvillimet shkencore e racionale do tė menjanohen edhe problemet e jetės sonė. Ata ndoshta patėn tė drejtė. Industrializmi njeriun nuk e mashtroi; atij i prezentoi njė sėrė tė mirash materiale. Mirėpo, ata u mashtruan atėherė kur besuan se me zhvillimet e tilla do tė mund tė rregullojnė, menjanojnė e nė fund edhe tė zhdukin pėrgjithėmonė problemet morale e shpirtėrore tė cilat dita ditės po shtohen. Evropa Perėndimore pjesėrisht po e sheh, nėse vėrtetė ėshtė duke e parė, se qėshtjet e moralitetit dhe tė shpirtit nuk janė aspak mė tė pavlefshme se ato qėshtje nėpėrmes tė cilave mund tė ngopim instiktin tonė biologjik.  Jo vetėm dy luftėrat botėrore, por sidomos luftat e viteve tė fundit, luftat serbe mbi popujt e pambrojtur tė Ballkanit janė argumente tė mjaftueshme tė njė ērregullimi shpirtėror, psiqik tė raporteve mes asaj se cilit segment tė jetės duhej t’i jipej prioriteti mė tepėr. Doktrinat nacionaliste, sidomos ato tė serbėve tė Svetisavės tė cilat nė fund tė fundit justifikonin vehten si tė drejtė e tė cilave i paraprijnė filozofitė e qmendura tė Qubrilloviqėve, Andriqėve dhe talebeve tė tyre, me “praktikantin” e kėtyre doktrinave Sllobodan Millosheviq, Ballkanit e sidomos popullit shqiptar i shkaktuan dhimbjet mė tė mėdha qė ndonjėherė i patėm nė historinė tonė. Nė mungesė tė njė Niche-je  i cili nė kohėn e tij kishte pas hedhur teorinė e paraqitjes sė super njeriut me qizme tė gjata me maje dhe i cili do tė shqelmonte vlerat antinjerėzore tė kėtyre doktrinave tė qmendura, shqiptari, nė mungesė tė gjithė kėsaj iu kthye dhe edhe mė tutje po i kthehet Allahut dhe vetvetes. Kthimi kah feja dhe luftat pėr atdhe, pėr gjithė shqiptarėt mund tė jetė pėrgjegjėja mė adekuate ndaj nevojave jetike tė sė tashmes dhe ardhmėrisė sė tyre. Brohoritja nėpėr shekuj e Shekspirit “tė jeshė apo tė mos jeshė”, tek shqiptarėt duhet tė realizohet pikėrisht nė kėtė kohė. T’i mbėshtetemi Allahut apo tė mos ekzitojmė, tė luftojmė pėr trojet tona apo kurrė mos t’i kemi mė.

          Thirrjet e kahmotshme e sidomos tė kohėve tė fundit pėr ndėrrimin e fesė, pėr kthimin kah krishterizmi, pėrpjekjet e errėta pėr largimin e Islamit nga trojet tona, janė thirrje dhe pėrpjekje tejet tė vrazhgėta pėr shpirtit tonė. Ēudit fakti qė thirrjet e tilla disa herė na vijnė nga penat dhe gojat e intelektualėve, historianėve dhe shkrimtarėve tė njohur pėr tė cilėt kemi qenė nė gjendje edhe poezi tė thurrim. Ato janė damga tė njė moraliteti skllevėrish. Ato janė dorėzim total para historisė. Si ėshtė e mundur qė nė vend se ti rrekemi punės dhe tė ndėrtojmė vetveten dhe rrethin nė pėrputhsmėri me kėrkesat e kohės, por pa ndėrruar lėkurėn sa herė qė dikujt i teket si i qmenduri pas kosit, kėta njerėz thjeshtė na thėrrasin tė ndėrrojmė karakteret tona, tė ndėrrojmė kulturėn tonė, traditėn, tė kaluarėn, tė tanishmen, tė ndėrrojmė gjakun dhe trurin tonė. Ata po thėrrasin qė ne tė ndėrrojmė historinė tonė. Kjo thirrje, shumė herė nėpėr histori, popujve tė ndyshėm i ka kushtuar me gjak dhe jetėra tė miliona njerėzve. Nė kėtė rast, edhe moraliteti i zotėriut i cili i’u fryn kėtyre gabzherėve, atij zotėriu qė veten po e quan zotėri dhe i cili po qėndron pas gjithė kėtyre zėrave tė shtjerrur nė trojet shqiptare, edhe ky zotėri pra, shpirtin e tij mund ta ketė mbėshtetur tek njė performancė e errėt e cila jo vetėm Ballkanin, jo vetėm Evropėn por tėrė botėn njė kohė tė gjatė e mbuloi me terrin e luftave.

          Sot feja nė trojet shqiptare sulmohet nga nacionalizmi pikėrisht pėr shkak tė fitoreve tė fesė. Edhe pse shekulli i 20-tė konsiderohet shekulli i krijimit tė kombeve qė deri nė njė masė pranuan nacionalizmin si fe, prap se prap beteja e nacionalizmit kundėr fesė dalėngadalė po humbet. Nevojat e njeriut tė sotshėm tejkalojnė kufijtė e mundėsive tė nacionalizmit. Sot njeriu, mė tepėr se pėr ēdo gjė tjetėr ka nevojė pėr njė ushqim shpirtėror, ushqim tė cilin as pėr sė afėrmi nuk po mund ti’a servojė nacionalizmi. Nėse shpirtit i flasim me gjuhėn e nacionalizmit, ēfarė t’i themi kur ai don to dojė dhe nuk don tė urrej? Ēfarė t’i thuhet anės shpirtėrore tė njeriut kur ajo ėshtė lodhur me thirrjet pėr urrejtje dhe lufta ndaj tė tjerėve?

          Meqė jemi kėtu, pra meqė po flasim pėr (dis)harmonitė mes nacionalizmit dhe fesė, tani ėshtė mėse e rėndėsishme tė parashtrojmė njė pyetje: A thua a duhet t’i tejkalojmė apo anashkalojmė limitet e nacionales dhe nacionalizmit e qė nga andej tė dalim nė rrafshet internacionale nga ku do tė shiqojmė nė kombet si diqka tė panevojshme? Pėrgjegja jonė ėshtė negative. Asesi. Pėrpjekjet tona pėr emancipimin kombėtar duhet tė intensifikohen, tek e fundit jemi nė lojė me nacionalistėt e kombeve tjera, porse syrin tonė ta pėrqėndrojmė lartė, atje ku qėndrojnė vlerat e pėrbashkėta njerėzore, atje ku Allahu dėshiron t’a sheh krijesėn e tij njeri.

Tė arrihet njė gjė e tillė, nuk ėshtė qėshtje e njė dite apo jave. Aty duhet bėrė shumė punė dhe vazhdimisht tė punohet. Aty duhet tė analizohen edhe feja edhe nacionalizmi dhe qė tė dyja kėto duhet tė filtrohen nga barbarizmat dhe gjėrat e panevojshme. Pikėsėpari, bėrthama e fesė nė realitet duhet ndarė nga besimi gjysmak spektral si dhe nga besimet pseudo-shkencore tė cilat kanė inkorpuruar vetveten nė organizmat mė vital tė fesė. Feja, tani e tutje duhet tė ndėrtohet dhe pėrqėndrohet mbi bazėn e vet origjinale dhe tė ndalet sė interferuari me vetėm spjegimet e fakteve dhe fenomeneve tė natyrės kinse ajo ėshtė diēka shkencore. Duhet pranuar, nacionalizmi nė pėrgjithėsi i cili u zhvillua pėrgjatė zhvillimit historik tė njeriut gjithashtu dha njė kontribut tė qmueshėm nė sfera tė ndryshme tė qenies njerėzore; mos tė harrojmė se edhe materializmi nga ana e vet i dhuroi njerėzmit shumė gjėra, pikėrisht duke ndihmuar nė pastrimin e asaj tė sotme nga e kaluara e mbushur plot e pėrplotė me stėrmadhime tė panevojshme historike, religjioze e sociale. Pėrgjatė kohės sa ishte materializmi nė skenė, sidomos nė Evropė, shkenca pushoi sė qenėri prodhim dhe vegėl e kishės dhe teologjisė. Religjionet e mbėshtetura vetėm nė mrekulli pushuan sė thirruri nė mendjen e ndrydhur kishtare religjioze, ato mė nuk kishin mundėsinė tė mbėshteteshin nė besimin mbi misteritė apo dramat historike, tė dekretuara shekuj me parė.

Nacionalizmi ka njė vėshtrim tepėr tė pėrkufizuar dhe defektiv mbi ngjarjet nė histori. Pėrpjekjet e tėrbuara tė tij janė tė orientura kah spjegimi i historisė vetėm si njė aspekt i principeve tė “tė fortit” dhe “tė timit”. I dobėti dhe ajo qė nuk ėshtė e imja, tek studimet nacionaliste nuk kanė vlerėn e as tretmanin qė duhet ta kenė. Ėshtė e padrejtė tė pretendohet se duhet tė ekzistojė vetėm i forti apo se ėshtė e drejtė vetėm ajo qė ėshtė e imja. Tek nacionalistėt bota shkencore nė realitet ėshtė njė matematikė “e imja” ndėrsa tė gjitha proceset historike “tė tjetrit”, nėse jo tė asgjėsohen, ato duhet tė reduktohen nė terma tė inferioritetit. Hipotezat e tilla janė tejet tė papėrmbajtura, tė ngushta pėr nga komprehensioni aq mė tepėr kontrare ndaj observimeve tė ligjeve tė jetės ku revoltat nacionale po pėrhapen mė shumė se kurrė mė parė. Nė fund tė fundit po shihet se humanja nuk mund tė spjegohet nga bazat nacionaliste. U vėrtetua gjithashtu se kėto dy botėra i takojnė dy dimensioneve tė kundėrta mes vete tė eksistencės tė udhėhequra nga kategoritė distinktive dhe tė ēthurrura e tė posaqme vetėm pėr to. Kėshtu, si rezultat i gjithė kėsaj, janė tė paevitueshme plasaritjet dhe luftat mes popujve pikėrisht mes “times” dhe “tėndes”, ndėrsa unikati i pikėpamjes humane shkencore tė lėkunden nė themelet e saja.

          Studimet intensive qė po bėhen vazhdimisht tregojnė se nė botėn e nacionalizmit njeriu nuk qmohet dhe nuk pranohet mė tepėr se njė instrument nacional. Ideja nacionaliste e reduktoi njeriun nė epifenomen, nė njė produkt i pa dobishėm pėr njerėzimin i cili dirigjohet vetėm nga ndjenjat nacionale ku aksionit pėr tė mirėn e pėrgjithsme i humbet forca e stimulimit. Shkencėrisht, nė nacionalizmin e verbėr vetėdija e shėndoshė s’ka mė kurfarė rėndėsie e as domethėnie si nevojė pėr tė dashur tė tjerėt. Siē kuptohet gradualisht, as feja pra nuk mund tė spjegohet nga pikėpamja e nacionalizmit, aq mė pak nga pikėpamja e nacionalizmit tė verbėr qė ėshtė prezent sidomos nė Ballkan. Thirrjet pėr kinse rehabilitimin e fesė nga kėndvėshtrimet nacionaliste janė tė dėshtuara aq sa janė tė dėshtuara edhe thirrjet dhe kėrcėnimet e herėpasherėshme pėr ndėrrimin e fesė apo largimin e Islamit nga trojet shqiptare. Logjika e cila po udhėhiqet nga njė shpirt i tillė, nė realitet i ka rrėnjėt tek shkollat sllave nė tė cilat u hulumtuan nuancat nėpėrmes tė cilave do tė zhduknin populin shqiptar nga trojet e tyre. Dėbimi i afėr njė milion shqiptarėve nga vendet e veta, nga Toplica dhe tokat tona tjera tė shtrejta, nė realitet ishte nisur pikėrisht me metoden e ndalimit tė fesė, ndėrrimit tė saj dhe krishterizimit tė kombit. Duke mos mund tė durojnė kėtė dhunė  satanike shqiptarėt u shpėngulen nėpėr tokat e shterpura tė Anadollit. Anipse shqiptarėt atje dhanė njė kontribut tė pashoq pėr tė ndėrtuat dhe ngritur njė ditė Turqinė nė kėtė pozitė ku ėshtė tani, ata hjekėn tė zinjtė e ullirit deri sa mbijetuan nga dhuna e paparė nė historinė e Ballkanit. Ngjarjet e sė kaluarės sonė, pastaj shtypjet qė po i bėhen kėtij populli, pikėrisht duke ndrydhur nuancėn religjioze tė shpirtit tė tij, me kalimin e kohės e sidomos sot, nė mendjen e njerėzve po gdhendet mendimi se feja dhe teologjia nė pėrgjithėsi nuk mund tė mbesin vetėm spektatore pasive e as thjeshtė instrumente nacionaliste tė botės sė ngushte tė kinse patriot-nacionalistėve. Dhe nga kėtu nxjerret pėrgjegja se pėrse sot me tė madhe rinia dhe bota po i kthehet fesė nė pėrgjithėsi a Islamit nė veēanti.

Dhe pėr fund, shqiptarėt duhet ta kenė tė qartė, sidomos ne qė dijmė tė vlerėsojmė nevojėn pėr fe dhe tė qenurit tonė shqiptar. Tė gjithė ne duhet ta dijmė se Zoti i Cili neve na mbron dhe i Cili modifikon vlerat e moralit ėshtė i gjallė. Ai nuk vdes kurrė, prandaj Ai, sikur gjithėmonė edhe tani neve do tė na ndihmojė. Me njė kusht: Qė Ate ta dojmė dhe respektojmė, tek e fundit “Ai nuk ndryshon (pėr tė mirė) gjendjen e asnjė populli, pėrderia ai popull nuk fillon qė vetveten t’a ndryshojė”. (Kuran; 13:11).