ISLAMI DHE RELIGJIONI
Shkruan: Dr. Mustafė Bajrami /
Dubai
(Njė vėshtrim analitik rreth
konceptit tė Islamit mbi religjionin)
Nė kėtė punim, nuk kemi pėr qėllim
tė pėrmendim apo elaborojmė
definicionet e religjionit dhe
islamit. Nuk do tė elaborojmė as
dallimet mes fjalėve religjion dhe
islam. Elaborimet e tilla mė tepėr
kanė karakterin pėrshkrues tė
problematikave se sa qė mund tė
konsiderohen shkrime analitike,
shkencore. Ajo qė neve na intereson
nė kėtė punim, nuk ėshtė diskriptimi
i definicioneve mbi lėndėn pėr tė
cilėn po flasim, por ėshtė pikėrisht
qėshtja se ēfarė ėshtė kuptimi i
religjionit nė sytė e Islamit?
Mendojmė se pėrgjegjen e kėsaj
pyetje mė sė miri mund ta gjejmė nė
vet kuptimin e Islamit.
Askush nuk dyshon nė ate se fjala
Islam don tė thotė paqė, a
posaqėrisht nėnshtrim. Nuk dyshohet
as nė ate se kuptimi mė i mirė i
jetės ėshtė qė ajo tė jetohet ashtu
siē duhet tė jetė. Ky islam, kjo
paqė e ka njė ezan, i cili kur
thirret pėr shembull, porosia e tij
ėshtė thjesht thirrje pėr namaz,
dmth pėr nėnshtrim paqė dhe shpėtim.
Islami nga njeriu kėrkon qė jetėn e
tij ta jetoj nė atė mėnyrė qė
gradualisht ate ta bėjė mė tė
pastėrt, mė tė udhėzuar, me tė
harmonizuar, mė tė pasur, mė tė
fortė dhe mė tė ngritur moralisht.
Sipas konceptit islam, Allahu ėshtė
Ai qė ka krijuar jetėn ndėrsa
qėllimi i asaj jete nuk ėshtė vetėm
shfrenime dhe vrapime kah epshet
shtazarake, pėrkundrazi qėllimi i
saj ėshtė qė ajo tė sendėrtohet pėr
njė tė nesėrme mė tė mirė, mė tė
suksesshme dhe me mė shumė
pėrspektivė. Jeta ėshtė plot e
pėrplot me probleme dhe konflikte tė
ndryshme. Nė ēdo pore tė saj hasim
nė fushėbeteja tė ashpėrta. Lufta e
tė mirės kundėr tė keqes, si dhe
lufta e tė keqes kundėr tė mirės si
njė fakt ecencial dhe i pashmangshėm
i ekzistencės njerėzore zhvillohet
nė njė masė mė tė madhe se sa qė ajo
zhvillohet tek qeniet mė tė ulėta se
njeriu. Jeta, nė kuptimin e saj
fenomenal niashtu siq prezanton
harmonitė e jetės, ajo poashtu
prezanton edhe disharmonitė e saj.
Nga ky kontekst qėllimi i
ekzistencės njerėzore si dhe
objektiva e luftės morale ėshtė qė
t'i kapėrcej kėto disharmoni, t'i
pėrmirėsoj ato e nė fund, nėse ėshtė
e mundur edhe t'i menjanojė fare.
Kėrkesa pėr paqė, ėshtė kėrkesė
legjitime e qenies njerėzore, andaj
edhe ėshtė shumė e natyrshme tė
kėrkohet Islami, paqa, tė dėshirohet
ai nga ēdo qenie e gjallė nė
eksistencė. Paqa, mirėqenia dhe
gėzimi janė tre emra tė ndryshėm tė
njė objekti tė vetėm dhe ai ėshtė
Islami.
Kuptimi i dytė i fjalės Islam ėshtė
dorėzim, kuptim i cili ngusht ėshtė
i lidhur me tė parin. Kjo fjalė,
nėnkupton qėndrimin dhe pozicionin e
vet paqės. Pyesim: Nėse vėrtetė
duhet nėnshtrimi, atėherė ky
nėnshtrim kujt duhet ti bėhet?
Islami thote se nėnshtrimi duhet t'i
bėhet Allahut, e qė pastaj Allahu tė
na tregoj se kujt tjetėr mund t'i
nėnshtrohemi. Nėse koncepti jonė mbi
Allahun ėshtė i ngusht dhe jo i sakt,
atėherė edhe qėndrimi jonė ndaj
nėnshtrimit do tė jetė i tillė qė
jetėn do ta bėjė tė ngusht dhe tė
prishur. Ēdo besimtarė, ēdo adhurues
pranon pėr tė vėrtetė, merrė pėr
bazė natyrshmėrinė e objektit tė
cilit i drejtohet me besim dhe
adhurim. Ne lutemi ti nėnshtrohemi
Allahut i cili posedon dashuri,
madhėshti dhe urtėsi. Nėnshtrimi
ndaj njė Allahut tė tillė, nė
realitet ėshtė marrje e njė force tė
madhe nga Ai dhe nga ai nėnshtim.
Sipas Islamit, Zoti nuk ėshtė dogmė,
Ai ėshtė ideal dhe forcė
rregullative e jetės nė pėrgjithėsi.
Allahu ėshtė garancioni i vlerave
tona tė larta. Kur Kur'ani thotė se
Zoti ka krijuar njeriun andaj ai
duhet ti besoj dhe adhuroje Ate,
fjala adhurim nė kuptimin e saj tė
ngusht nuk guxon tė kuptohet si
shpreblim verbal apo si njė burim
beneficionesh tė caktuara.
Pėrkundrazi, adhurimi duhet tė ketė
kuptimin e njė jetese tė akordueshme
me dėshirėn dhe caktimin e Allahut.
Ēdo sjellje e drejtė dhe e mirė
ėshtė njė akt i adhurimit. Kur ne
jemi tė drejtė ndaj vetvetes sonė,
ndaj familjeve tona, ndaj fqinjėve
tanė, nė realitet jeta jonė ėshtė
formė tipike e njė adhurimi qė
kėrkohet nga ne. Si e tillė ajo
ėshtė njė realizim i idealeve tė
natyrės sonė, ngase ne i jemi
nėnshtruar vullnetit tė Zotit i cili
nė forma tė ndryshme manifestohet nė
natyrėn tonė njerėzore nė jetėn tone
tė pėrditshme. Nėse Zotin e pranojmė
tė drejtė, atėherė shkuarja kah tė
drejtat, kėrkimi i tyre, nė realitet
edhe ky ėshtė njė akt i nėnshtrimit
tonė qė ia bėjmė Zotit. Pra, kjo
ėshtė forma mė e plotėsuar e
adhurimit.
Arritja e paqės apo e mirėqenies
bėnė tė nevojshme parasėgjithash
krijimin e njė harmonie brenda vetes
sonė. Njeriu ėshtė i pajisur me njė
numėr tė caktuar instiktesh dhe
emocionesh tė cilat janė lėnda e
parė e jetės dhe tė cilat deri nė
njė masė mund tė konsiderohen si
mjete orientuese tė jetės sė njeriut.
Ato nuk janė tė liga nė brendėsinė e
njeriut, ngase Zoti i mirė, pėr
shkak tė mirėsisė sė Tij, nuk krijon
tė liga. Kur'ani shumė qartė
potencon faktin se asgjė nė kėtė
botė nuk ėshtė e krijuar shkel e
shko. Shih pėr kėtė arsye, instiktet
e njeriut nuk bėnė tė identifikohen
si tė kėqia. Njeriu nuk mund tė jetė
krijuar si trashėgimtar i mėkatit tė
paraardhėsit tė tij Ademit a.s.
Njeriu ėshtė i lindur me
predispozitėn e jetės dhe vullnetit
tė lirė, ndėrsa Zoti atij do tė i
prezentoj alternativat e mundėshme
tė veprimit tė tij tė mėvonshėm.
Vullneti i tij i lirė shėndrrohet nė
mėkat dhe keqėsi kur ndonjėri nga
instiktet e tij bėhen egoiste dhe
agresive. Agresivitetet, nė realitet
janė shkelje apo tejkalime tė
kufijve tė arsyes sė shėndoshė dhe
tė cilat pranohen si sjellje
distinktive tė njeriut tė akorduara
nė te. Agresiviteti pra ėshtė punė,
rezultat subordinar i instiktit
njerėzor. Arsyeja nė njeriun ėshtė
zėri i Zotit, ndėrsa nėnshtrimi
arsyes sė shėndoshė, nė realitet
ėshtė nėnshtrim vet Zotit. Rruga e
vetme e arritjes sė paqės internale,
tė brenshme, ėshtė pasimi i rrugės
sė nėnshtrimit. Kjo arrihet vetėm
atėherė kur instiktet i nėnshtrohen
arsyes e cila e do paqėn. Vetėm jeta
e udhėhequr nga arsyeja e shėndoshe
dhe nga virtytet e kėrkuara mund tė
na siguroj njė jetė tė qetė, tė
gėzuar dhe e cila nė realitet ėshtė
njė kėrkesė e brendshme e natyrės
sonė njerėzore.
Njeriu i cili arrinė paqė me
vetveten e tij, ai shumė lehtė
arrinė paqė edhe me fqinjėt, me
rrethin e tij. Njeriu, jeta e tė
cilit udhėhiqet nga arėsyeja dhe
virtytet, ėshtė ai i cili jeton nė
paqė, i qetė dhe i nėnshtruar
ligjeve tė natyrės. Me nėnshtrimin e
dėshirave tė veta autoritetit tė
arsyes, ai nuk i nėnshtrohet dikujt
jasht, siq keqinterpretuesit
dėshirojnė tė thonė, por nė realitet
ai i nėnshtrohet energjisė se vet tė
brendshme e cila ėshtė mė e lart se
vet trupi i tij material, apo siq
thotė Kur'ani; "Zoti krijoi Ademin
pastaj nė te fryu nga shpirti i Tij".
Si rrjedhojė, sipas Islamit
nėnshtrimi Zotit nuk ėshtė nėnshtrim
ndaj asnjė autoriteti eksternal, tė
jashtėm, porse nėnshtrim ndaj
natyrės sonė nė pėrputhshmėri me tė
cilėn na krijoi neve. Nė Kur'an
virtytet thirren "kufijt e
pėrkufizuar nga Zoti" (hududullah) e
qė nė realitet janė ligjet e tė
qenurit tonė njeri. "Kush bėnė mirė,
bėnė pėr vetveten e tij, dhe kush
bėnė keq bėnė kundėr vetvetes sė tij".
Me shkeljen e ligjit dhe tė drejtės,
as ligji e as legjistatori nuk
dėmtohen. Ai i cili bartė
pėrgjegjėsinė e thyerjes sė ligjit
ėshtė pikėrisht ligjprishėsi.
Teologjia krishtere erdhi me
doktrinėn mbi origjinėn e mėkatit,
dėnimin emocional dhe vuajtjen e
Zotit dhe nė fund kėte ia mveshen
doktrinės tjetėr sė ashtuquajtur "shėrimi
nėpėrmes Krishtit". Kur'ani
kategorikisht refuzon kėto dogma dhe
doktrina tė cilat i quan tipike
irracionale e tė cilat nga njėra anė
janė tė ndėrtuara mbi baza jo
religjioze ndėrsa nga ana tjetėr
konsiderohen nėnēmim pėr Zotin,
njeriun, krishterizmin dhe vet
Krishtin.
Njeriu ėshtė i krijuar ashtu qė tė
dėshiroj dhe tė pėrpjeket tė gjejė
paqėn dhe qetėsinė. Ai gjithashtu
ėshtė i krijuar nė atė mėnyrė qė nga
brendėsia e tij tė burojė dėshira
dhe vullneti pėr tė qenė i lirė.
Liria e njeriut ideal pėrkohet nė
rrespektimin e ligjit, ndėrsa njeriu
i cili anon ka thyerja e ligjit,
lirinė e vet e gjenė nė thyerjen e
ligjeve tė natyrės, tė shoqėrisė dhe
thyerjen e ligjeve tė tija personale.
Religjioni pra, sipas Islamit nuk
ėshtė asgjė mė shumė se kjo qė
njeriu duhet tė besoj nė Zotin si
kreator i rregullave morale dhe tė
arsyes, nė univers, nė jetėn e
njeriut dhe ate nė mėnyrė aktive dhe
efektive. Sipas Islamit religjioni
qenka origjina dhe shpallėsi,
pėrhapėsi i atyre ligjeve tė cilat
janė bazė e dinjitetit dhe vlerave
tė larta e tė cilat ky njeri me
kėmbėngulje duhet ti kultivojė dhe
ti ruaj ato. Ėshtė detyrė e njeriut
pra qė kėtė Zot tė zbulojė nė
brendėsinė e vet dhe nė brendėsinė e
Universit. Islami beson bindshėm se
njė Zot i tillė vėrtetė ekziston,
andaj zbulimi i Tij nėpėrmes ndonjė
observacioni, vrojtimi apo edhe
nėpėrmes arsyes ėshtė i pranuar edhe
nė mėnyrė teorike edhe praktike. Me
kuptimin dhe pranimin e ligjeve tė
tilla, nga natyra ne pėrfitojmė
shumė tė mira. Nėse ne kuptojmė edhe
mė mirė natyrėn e moralit tonė,
natyrėn shoqėrore tonėn, nėpėrmes
kėtij kuptimi aty pėr aty ne do tė
njohim edhe mė mire ligjet tė cilat
na ndihmojnė nė kuptimshmėrinė e
nėnshtrimit, tė atij nėnshtrimi qė
neve na mundėson mirėqenien e
kėrkuar. Vetėm nga ky aspekt Islami
nėnkupton nėnshtrimin.
Dikush mund tė thotė se shkenctari
zbulon ligjet e natyrės pa iu
referuar Zotit fare! Dikush tjetėr
mund tė pohoj se rregullat e moralit,
rregullat shoqėrore apo vet
moralileti nė pėrgjithėsi janė tė
mundshme pa ndonjė referencė direkte
nė besimin nė Zotin. Pyetjes se, "A
nuk ka edhe nga shkenctarėt apo edhe
nga moralistėt qė janė ateist"?
Islami i pėrgjigjet kėshtu: Edhe ata
kėrkojnė Zotin, praktikojnė ligjet e
Tija por pa njohur Zotin. Ėshtė e
vėrtetė dhe argument i gjallė, se
shkenctarėt, moralistėt apo kushdo
tjetėr ekzistojnė edhe nesė
ekzistimin e tyre dikush tjetėr mund
tė mos e njeh, mund tė mos e pranon.
Nėse njeriu bindshėm beson nė
efekshmėrinė e virtytit, nė dobinė e
harmonisė, paqės dhe zhvillimit, ai
po aq ka njohur tė vėrtetėn dhe i
beson asaj. Ai, i ėshtė nėnshtruar
Zotit pa ditur se njė gjė e tillė nė
realitet po ndodh. Nėse shkencėtari
vazhdon tė lėvizė mbi bazėn e
postulatit se gjithėsia ėshtė e
rregulluar dhe e udhėhequr nga ligji
i drejtė dhe nga arsyeja e shėndoshė,
pra nuk udhėhiqet nga kaosi, rrėmuja
apo rastėsia, nė realitet ai
thjeshtė ka pranuar Njėsinė e Zotit
nė Krijimin e eksistencės. Sipas
Islamit, zbulimet e shkencėtarit, nė
realitet janė vet nėnshtrimi i
shkencėtarit qė ia bėnė Zotit,
pikėrisht pėr shkak tė fjalės sė
Zotit e cila me dhjetėra herė
pėrseritet nė Kuran se dijetari i
menēur dhe i mirė ėshtė ai i cili
vret mendjen mbi ate se si ėshtė
krijuar ekzistenca. Nė mes studimit
tė natyrės dhe besimit nė Zot ėshtė
vetėm njė vijė e hollė, pak e
dallueshme, ndėrsa Islami pėr kėtė
thotė se studimi i asnjė shkenctari
nuk ėshtė kompletuar pėrderisa ai
nuk ka gjetur Zotin nėpėrmjet
hulumtimeve tė tij. Moraliteti dhe
tė gjitha vlerat njerėzore
mbėshteten bindshėm nė teizmin islam.
Tė gjitha tė vėrtetat nė mėnyrė tė
ligjshmė qojnė kah Zoti. Besimi nė
Zotin jetėn e bėnė reale dhe tė
vendosur, asaj i falė njė
mbėshtjetje tė sigurtė. Nėse njeriu
beson nė tė vėrtetėn dhe bukurinė e
virtytit dhe tė dashurisė, mirėpo
nuk beson nė realitetin objektiv dhe
internal, tė brendshėm tė tyre,
besimi i tij, sipas asaj qė u tha
gjerė mė tani, nuk mund tė ketė bazė
tė fortė. Njeriu, pėrgjatė
hulumtimit tė sė vėrtetės, nė
realitet ėshtė duke hulumtuar Zotin,
ndėrsa pėrgjatė pėrpjekjes pėr tė
gjetur harmoninė mes botės sė
brendhsme dhe asaj tė jashtme ai nė
realitet ėshtė duke kėrkuar ta gjejė
paqėn, paqė e cila ėshtė ideali,
alfa-omega e religjionit tė vėrtetė.
Religjioni i vėrtetė ėshtė besimi i
vetėm qė mbėshtetet nė Zotin e
plotėfuqishėm dhe tė gjithėdijshėm,
Zot i cili nga njeriu kėrkon qė tė
ruaj pikėspari vlerat e larta
njerėzore, ti kultivojė ato ndėrsa
njė ditė t'ua prezentojė edhe tė
tjerėve. Fundi mė mirė ėshtė arritja
e njė harmonie mes sendeve, i njė
jetese melodike me universin dhe
qenien e qė ky ėshtė manifestimi i
kėrkuar i vet universit. Tė
kuptuarit e ligjit tė Zotit dhe tė
nėnshtruarit atij e qė pastaj tė
rregullohet jeta ashtu siē duhet, tė
harmonizohen sendet sė pari mes vete
pastaj me natyrėn qė i rrethon e nė
fund edhe tė gjindet harmonia mes
saj dhe tėrė universit ėshtė qėllimi
kryesor qė Islami e kėrkon prej
njeriut. Religjioni i cili nuk
podeson kėto afinitete, nuk ėshtė
religjion i vėrtetė, ai ėshtė
religjion i trilluar dhe i rrejshėm.
Kur'ani nė mėnyrė shumė tė qartė e
shpreh kėtė qė po themi. Nė disa
ajete kjo thuhet shumė theksueshėm
se ai i cili beson dhe i cili
personalitetin e tij i'a nėnshtron
rrugės e cila qon ka Allahu, ai
njeri ka gjetė rrugėn e vėrtetė. "Njerėzit
e tillė as nuk frikohen e as nuk
tendosen shumė lehtė".
Jeta religjioze ėshtė jetė e
nėnshtruar ideales. Nė jetėn
religjioze, realja mė e ulėt i
nėnshtrohet reales mė tė lartė,
dėshirat personale i nėnshtrohen
shkakut impersonal, vlera e pakėt i
nėnshtrohet vlerės sė lartė,
temporalja i nėnshtrohet eternales,
ndėrsa partikularja univesales. Nė
jetėn religjioze, ēdo gjė shkon nga
poshtė lart, ēdo gjė dėshiron tė
lartėsohet, tė mos pėrjetojė rrajme,
pra, tė mos bie fundėrrrinė e
historisė. Besimi nė Zotin nė
realitet ėshtė kuptimi i eternales,
dhe si i tillė ajo pėr referencė ka
dijen e vėrtetė qoftė nė formė
direkte qoftė nė formė indirekte.
Kryesorja ėshtė qė ajo udhėhiqet nga
vet ajo, tėrė jetėn e saj. Dija
ėshtė energjia potenciale e njeriut.
Fjala Islam, nga kėndi i njė
dimensioni tjetėr, nė realitet don
tė thotė kjo; dija dhe pėrqėndrimi i
drejtė i saj nėpėr histori. Tė
gjitha tė tjerat rrjedhin nga kėtu.
Besimi nė Zotin nuk guxon tė
konsiderohet thjeshtė njė supozim
spekulativ apo njė formė hipoteze e
jetesės, e as qė mund tė quhet dogmė.
Fjala ėshtė pėr ēėshtjen e jetės dhe
vdekjes; tė besohet qė tė jetohet
apo tė mos besohet qė tė mos jetohet.
Zemėrimi kur'anor kundėr politeizmit
apo adhurimit tė kujdo kujt tjetėr
pėrveq adhurimit tė Allahut, nuk
ėshtė sulm i njė besimi dogmatik
kundėr ndonjė besimi dogmatik tjetėr
apo preferencė e njė teorie
metafizike kundėr tjetrės. Kėrkimi i
tė vėrtetės, tė bukurės apo mirėsisė
nė fund tė fundit ėshtė kėrkim i vet
realiteteve superpersonale dhe tė
cilat nė fakt janė njė.
Kur flitet pėr fundamentet e besimit,
Kur'ani menjėherė flet pėr tė bėrit
mirė, pėr veprėn e mirė, pėr
aktivitetin e bereqetshėm. Kjo do tė
thotė se besimi si i vetėm, vetėm me
fjalė apo vetėm si njė kuptim i
trubullt intelektual nuk ėshtė i
mjaftueshėm. Tė pėrdorėt metoda e
vjetėr greke nė dallimin mes
intelektualit dhe idealit, nė
religjion ėshtė diēka jo vetėm e
tepėrt por edhe e pa kuptimtė,
anipse Islami dijes dhe diturisė i
jep rėndėsi tė madhe. Nė Kur'an, ne
gjejmė dallime mes muslimanit dhe
besimtarit. Muslimani ėshtė personi
i cili ėshtė bėrė anėtar i shoqėrisė
muslimane me deklarimet e tija pėr
pranimin e parimeve islame dhe
zbatimeve tė ligjit dhe konventave
tė tija. Besimi apo imani ėshtė
diēka mė shumė se kaq; ai ėshtė
ndėrlidhja e zemrės dhe kallapizimi
i saj me rregullat e besimit. Imani
thotė se vrojtimi i jashtėm pa
besimin e brendėshėm ėshtė vlerė e
vogėl. Besimi nė Zotin ėshtė
bėrthama e religjionit, ndėrsa
Islami e pėrforcon ate me kurora
lulesh tė cilat duhet tė ndikohen
nga ai. Nėse kėto lule nuk burojnė
nga baza e kėtij besimi, atėherė ka
mangėsi nė vet atė religjion